|
-
Prishtinė,
2O dhjetor 2005 /TN QIK
- Pas shumė zvarritjeve sidomos nga pala maqedonase, mė nė fund
sot u bė pėrurimi i linjės hekurudhore ndėrkombėtare Fushė
Kosovė Shkup.
-
-
Gjatė njė ceremonie solemne tė
organizuar nė Fushė Kosovė, ku merrnin pjesė zyrtarė tė lartė tė
Kosovės, tė UNMIK-ut dhe tė Maqedonisė, u vlerėsua se kjo linjė
hekurudhore ka rėndėsi tė madhe pėr zhvillimin e transportit tė
njerėzve dhe mallrave si dhe pėr ekonomitė e tė dy vendeve.
-
Zv.shefi i UNMIK ut Lari Rosin tha
se qytetarėt e Kosovės e kujtojnė me dhembje kėtė stacion tė
trenit, por kohėt ndryshojnė dhe njerėzit kanė nevojė tė jetojnė
dhe tė lėvizin tė lirė.
-
Rosin vlerėsoi se kjo linjė hekurudhore do tė jetė edhe njė
element shumė i rėndėsishėm drejt integrimeve evropiane.
"Rihapja e linjės hekurudhore pėr pasagjerė ndėrmjet Prishtinės
dhe Shkupit ėshtė njė lidhje dhe njė hap shumė i rėndėsishėm
drejt integrimit tė plotė tė sistemit hekurudhor nė Evropė", tha
Rosin, duke shprehur kėnaqėsinė pėr hapjen e kėsaj linje
hekurudhore, vetėm disa ditė pas vendimit tė BE pėr t'i dhėnė
Maqedonisė statusin e vendit kandidat pėr anėtarėsim.
Edhe zv.kryeministri i Kosovės Adem Salihaj, krahas Marrėveshjes
pėr tregti tė lirė, e vlerėsoi si ngjarje tė rėndėsishme, e cila
siē tha, shėnon njė fazė tė re tė marrėdhėnieve mes dy vendeve
nė rajon.
"Hapja e kėsaj linje hekurudhore, Marrėveshja e tregtisė sė lirė,
vizitat tė ndėrsjella tė nivelit tė lartė... shėnojnė hapa tė
rėndėsishėm jo vetėm nė marrėdhėniet mes dy vendeve tona, por
edhe pėr integrimet nė rajon dhe mė gjerė. Qeveria e Kosovės
ėshtė e gatshme pėr thellimin dhe avancimin e kėtyre
marrėdhėnieve", tha Salihaj.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve tė Maqedonisė Xhemail Mehazi
tha se kjo linjė hekurudhore shėnon njė fazė tė re tė
bashkėpunimit dhe ka rėndėsi nė marrėdhėniet ekonomike midis dy
vendeve. Ai pėrcolli mesazhin dhe vendosmėrinė e qeverisė sė
Shkupit edhe pėr mbėshtetjen e realizimit tė projekteve tė
pėrbashkėta nė interes tė bashkėpunimit ekonomik ndėrmjet
Maqedonisė dhe Kosovės.
Pas ceromonisė solemne, nė trenin e parė nga Fusha Kosova pėr nė
Shkup hipėn edhe Lari Rosin, ministrat Qemail Ahmeti, Bujar
Dugolli e Ardian Gjini dhe ministrat e Qeverisė sė Maqedonisė
Xhemail Mehazi dhe Fatmir Besimi.
Pėrndryshe linja hekurudhore Fushė Kosovė - Shkup nuk ka
funksionuar qė nga fundi i muajit maj tė vitit 1999, kur Kosova
ende ndodhej nė luftė.
|
|