|
-
20
dhjetor 2005 /TN
-
-
Njė delegacion i Degės sė LDK-sė tė Vushtrrisė, nė pėrbėrje
Hajzer Krasniqi, anėtar i Kreyesisė Qendrore tė LDK-sė e kryetar
i degės, Shemsi Hajrizi, zėvendėskryetar i Kuvendit tė Komunės
sė Vushtrrisė, Eset Uka e Ismet Gashi, ka vizituar Kuvendin e
Komunės, me ērast janė pritur nga Mursel Ibrahimi, kryetar,
Fatmire Berisha, zėvendėskryetare dhe Sadri Ferati, kryeshef i
Ekzekutivit, tė Kuvendit tė Komunės.
-
-
Mysafirėt nga Vushtrria fillimisht kanė pėrgėzuar udhėheqjen
komunale tė Mitrovicės pėr zgjedhjen nė postet me pėrgjegjėsi qė
po i ushtrojnė, duke shprehur njėkohėsisht bindjen e tyre se
ata kanė aftėsi dhe autoritet profesional e moral qė me sukses
tė drejtojnė Kuvendin e Komunės nė realizimin e kėrkesave tė
qytetarėve dhe tė detyrave qė shtrohen para tyre pėr zgjidhjen e
problemeve tė shumta qė ka komuna e Mitrovicės.
-
-
Profesor Hajzer Krasniqi ka thėnė me kėtė rast se ēėshtja e
Mitrovicės, pėrkatėsisht problemet siē janė integrimi i qytetit,
normalizimi i jetės kėtu, liria e plotė e lėvizjes pėr tė
gjithė, kthimi i qytetarėve nė pronat e tyre dhe tė tjera, janė
probleme qė i preokupojnė shumė dhe i brengosin edhe qytetarėt e
Vushtrrisė fqinje, por edhe ata tė vendit, prandaj nevojitet
njė pėrkrahje shumė mė e madhe e tė gjithėve, para sė gjithash
tė institucioneve tė vendit, pėr udhėheqjen dhe qytetarėt e
Mitrovicės, me qėllim tė tejkalimit sa mė tė sukseshėm tė kėtyre
problemeve dhe vėshtirėsive, pėrkrahje e cila nga qytetarėt dhe
institucionet e Vushtrrisė nuk ka munguar asnjėherė dhe nuk do
tė mungojė as nė tė ardhmen.
-
-
Kryetari i Kuvendit tė Komunės sė Mitrovicės, Mursel Ibrahimi,
pasi qė ka falendruar mysafirėt pėr vizitėn, interesimin e tyre
tė vazhdueshėm dhe gatishmėrinė pėr tė pėrkrahur Mitrovicėn, i
ka informuar ata pėr gjendjen e pėrgjithshme nė komunė dhe pėr
pėrpjekjet e udhėheqjes dhe tė organeve komunale pėr zgjidhjen
e problemeve tė shumta qė ka Mitrovica, si njė komunė me gjendje
specifike nė vend.
-
-
Kryetari Ibrahimi ka thėnė me kėtė rast se udhėheqja komunale
ėshtė plotėsisht e vetėdijshme pėr pėrgjegjėsitė qė ka pėr
integrimin e qytetit dhe pėr zgjidhjen e problemeve tė shumta me
tė cilat ballafaqohen qytetarėt, andaj edhe ėshtė duke u
angazhuar dhe punuar konform kėtyre pėrgjegjėsive, nė mėnyrė qė
tė mos abuzohet me votėn e qytetarėve, me tė cilėn ata kanė
shprehur besim tek kjo udhėheqje.
-
-
Takimi ka pėrfunduar me dakordimin e tė dyja palėve se ėshtė i
nevojshėm bashkėpunimi edhe mė i intensifikuar i midis dy
komunave fqinje, sidomos nė kėto momente vendimtare pėr vendin,
me qėllim qė proceset tė zhvillohen nė drejtimin e duhur pėr
realizimin e aspiratave tė popullit, si dhe bashkėpunimi nė
fusha tė ndryshme me interes tė pėrbashkėt pėr qytetarėt e tė
dyja komunave.
|
|