|
-
Prishtinė, 2O dhjetor 2005 /TN
/QIK -
Shėrbimi Policor i Kosovės dhe Policia e UNMIK ut i kanė shtuar
masat e sigurisė nė gjithė territorin e vendit, tha koloneli
Sheremet Ahmeti nė njė takim me gazetarė, ku morėn pjesė edhe
komandantė tė njėsiteve tė krimeve, tė policisė kufitare dhe tė
shėrbimeve tė administratės.
-
Kėto masa shtesė nė tėrė vendin janė marrė nė mėnyrė qė
bisedimet pėr statusin e Kosovės tė zhvillohen nė njė mjedis tė
sigurt, por edhe pas raportimit pėr disa incidente serioze me
mjete eksplozivi dhe me armė, u shpreh kolonel Ahmeti.
-
Ai shtoi se pjesėtarėt e policisė sė Kosovės dhe tė UNMIK ut, nė
bashkėpunim me ata tė KFOR in, kanė shtuar dukshėm vizualitetin,
mbulimin e terrenit nė tėrė Kosovėn e posaēėrisht nė ato vende
tė cilat cilsohen si "tė nxehta", tha Ahmeti, duke shtuar se
SHPK-ja ka dėrguar automjete pėr ndihmė nė stacionet policore tė
vendit pėr tė ndihmuar policinė lokale.
-
-
Si rezultat i aktiviteteve tė shumta,
kolonel Ahmeti tha se ka pasur 60 tė arrestuar pėr krime tė
ndryshme dhe 24 raste tė konfiskimit tė armėve, ndėrkohė qė
njėsiti i qenve ka ndihmuar nė kapjen e 18 kg droge nė Gjilan.
-
Nga ana e tij komisioneri i policisė Kai Vitrup bėri tė ditur se
ėshtė arrestuar njė person pėr vrasje nė vitin 2000. Megjithėse
ende mbeten shumė raste tė pazbuluara tė krimeve tė kryera, ai
shprehu bindjen se asnjė rast nuk do tė mbetet pa u zbardhur,
ngase siē tha, rastet e vrasjeve kurrė nuk vjetrohen.
-
"Jam i sigurt se shumica e tyre do tė zgjidhen. Asnjė polici nė
botė nuk mund t'i zgjidhė qind pėr qind rastet e vrasjeve. Ne
jemi duke ecur pėrpara dhe rasti mė konkret ėshtė arrestimi i
njė tė dyshuari pas pesė vjetėsh", tha Vitrup.
|
|