|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Precedenti “HARXHI” dhe politika e lakejve…

 
 

 
20 dhjetor 2005 /TN

Nga Flamur GASHI*
 
Qė prej disa javėsh, media e majtė shqiptare ka shenuar  si gjahun mė tė pėrshtatshėm emrin e njė zonje tė nderuar, e propozuar pėr Ambasadore tė Republikės sė Shqipėrisė nė Washington, tanimė, Zv/Ministre e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė. .
 
I kam ndjekur me vėmendje tė madhe tė gjitha njoftimet, analizat, thėniet kundėrthėniet, shpifjet, demantimet, refuzimet… Kam parė me shqetėsim dhe keqardhje se deri ku mund tė arrijė dėshira e verbėr e njerėzve anonimė pėr tė promovuar veten duke hedhur baltė mbi njė person tė cilin as e njohin, as e dinė, as nuk pyesin se kush ėshtė, as nuk duan tė dinė se kush ėshtė...
 
Kam parė se si politikanė anti-amerikanė qysh nė gjenezėn e tyre na bėjnė “tė qajmė” se sa shumė  shqetėsohen pėr mardhėnjet shqiptaro- amerikane!!! Kam parė se si deputetė shqipėtar tė cilėt kanė votuar kundėr pranimit tė Shqipėrisė nė Partneritetin pėr Paqe tė NATO -s pėrgjėrohen pėr dashuri ndaj NATO - s dhe aleatit kryesor tė saj, ShBA – sė;
 
Kam parė se si “strategjistė baloshė” tė vetėshpallur, ish - oficerė tė shėrbimit tė fshehtė ushtarak shqiptar tė kohės sė Enver Hoxhės qė vėzhgonin levizjet e trupave turke nė Mesdhe, nė kuadėr tė forcave tė Natos, sahanlėpirės tė Sali Berishės dhe lakej tė Rexhep Mejdanit e Fatos Nanos, krushq  nė dasmėn e zonjės Harxhi siē deklarojnė vetė nė shtyp, shkelin mbi buken e ngrenė, pėr turpin e tyre, dhe shfaqin emrin e tyre me opinione boshe vetėm e vetėm sepse duhen parė nganjėherė edhe ata nė kolonat e gazetave…;
 
Kam parė emrin e njė shqiptaro – amerikani “tė shquar” i cili  nė jetėn e vet nuk i ka bėrė kurrė ndonjė tė mirė  Shqipėrisė pėrveē se ka sharė e mallkuar ē’do shqiptar qė i ka dalė nė rrugė…  Edhe pse thotė vetė se nuk e njeh Zonjėn Harxhi ai shfrytėzon hapėsirat e lirisė dhe i lejon vetes tė fėlliqe faqe  tė tėra  gazetash dhe interneti…;
 
Kam parė se si kanė rendur njėri pas tjetrit tė hedhin baltė mbi Zonjėn Harxhi sidomos mėkatarėt e vitit 1997;
 
 
Po kush ėshtė Zonja Harxhi dhe vėrtetė pėrse ėshtė sulmuar dhe sulmohet kėshtu? Vėrtetė sulmohet se ėshtė e re dhe e pa pėrvojė apo…?
 
Ajo ėshtė njė zonjė kryeqytetase, bijė intelektualėsh tė nderuar nė Tiranė, e cila ka patur guximin qė, qė  nė moshėn 19 vjeē, tė futet ne grevėn e urisė, (I dashur lexues mbaje mirė kėtė fakt parasysh) sė Shkurtit tė vitit 1991, grevė e cila solli rrėzimin e bustit tė Enver Hoxhės; Mė pas njė e re qė shkon me iniciativėn e vet dhe paraqitet tek Kryetari i Bashkisė sė Edinburgut nė Skoci dhe nė hollin e asaj bashkie jep njė konferencė shtypi nė gjuhen angeze (tė cilėn e ėma ia ka mėsuar qė nė djep) dhe prej nga merr njė bursė pėr studime pėr Mardhėnje Ndėrkombėtare;
 
…njė studente e cila i mbaron studimet ne Edinburg me rezultate te shkėlqyera dhe merr Diplomėn pėr Master nė Art nė Marrėdhėniet Ndėrkombėtare…;
 
…njė vajzė e cila dashurohet me njė bashkė - student turk me origjinė gjysmė shqiptare i cili mban gradėn e Doktorit tė Shkencave Gjenetike dhe ėshtė pjesėtar i grupit eksperimentues tė Deles Dolle ose njėrės prej arritjeve mė tė mėdha tė gjenetikės moderne tė klonimit; njė njeri i cili pėr disa vjet ishte njė ndėr punonjėsit mė tė shkėlqyer tė Misionit tė OKB – sė nė Kosovė…;
 
…njė e re shqiptare e cila nė vitin 1996, ndėrsa mund tė qėndronte nė Angli bashkė me tė shoqin dhe tė siguronte njė jetė tė kėndshme pa andralla siē kanė bėrė me qindra mijėra bashkėmoshatarė tė saj, zgjodhi tė vinte nė Shqipėri, tė punonte nė Ministrinė e Jashtme  dhe tė kalonte pranverėn e vitit 1997 duke fjetur nė dyshemenė e apartamentit tė saj nga frika e plumbave qė zbrazeshin me breshėri nga tė katėr anėt kur mijėrat e shqiptarėve iknin nga Shqipėria;
 
…njė diplomate e re qė brenda tre muajve tė parė tė punės sė saj nė Ambasadėn Shqiptare nė Ankara u bė personi mė i njohur dhe qė realizonte mė shumė takime se tridhjetė diplomatė shqiptarė frikacakė qė ishin strukur vrimave tė ambasadave ose qė kishin braktisur punėn duke marrė edhe ēelėsat e makinave e tė pėrfaqėsive me vete; njė diplomate e cila hyri nė historinė e Shqipėrisė si diplomatja mė e re e vendit tonė por edhe mė karizmatikja pėr shkak tė gjuhėve qe flet, dhe veēanėrisht edukimit qė kishte marrė nė Skoci…;
 
…njė mbartėse e aftėsive tė jashtėzakonshme nė komunikim me diplomatet dhe autore e Librit tė botuar nė gjuhėn angleze qė kur ishte studente e Edinburgut, “An Invitation to Abania” (Njė ftesė nė Shqipėri) tė cilin vetė Departamenti i Shtetit Amerikan nė vebsajtin e tij ua rekomandon tė huajve qė duan tė dinė pėr Shqipėrinė si njė ndėr librat me tė mira pėrkrah librave tė Ismail Kadaresė;
 
…njė vajzė me njė dėshirė, pasion dhe dashuri tė zjarrtė pėr atdheun e saj por qė flaket nga puna pa asnjė motivacion nė vitin 1998 aq sa edhe Ministri i asaj kohe i Punėve tė Jashtme deklaron sot para mediave se “e kemi pushuar nga puna nė atė kohė por nuk e mbaj mend se pėrse…”;
 
…njė patriote e cila ndėrton njė mjedis patriotik nė shtėpinė e saj nė Ankara, kur Ambasada i mbyll dyert pėr njerėzit e kalibrit tė saj dhe mbushet me rebelė tė 1997 - tės qė dinin vetėm disa belbėzime nė gjuhėn ruse. Njė ish-diplomate tashmė nė Ankara, ku gjejnė pėrkrahje me dhjetėra studentė e studente shqiptarė tė universiteteve tė kryeqytetit turk…
 
 …njė shqiptare e cila e do Kosovėn dhe ėshtė mėkuar me dashurinė pėr tė aq sa, fill pas mbarimit tė luftės shkon atje pėr tė takuar miq qė i kishte njohur nė karrierėn e saj mė pak se njė vjeēare si diplomate nė Ankara e ku ata pasi e presin me dashuri tė jashtėzakonshme e ftojnė edhe pėr punė nė Misionin e Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė;
 
 …mė pas njė punonjėse e Kombeve tė Bashkuara, e cila nė pak muaj arrin tė bėhet kėshilltare politike e njėrit prej figurave kryesore te Misionit te OKB – sė, pėrkthyesit dhe botuesit tė njohur nė gjermanisht tė Gabriel Garcia Markezit,  Tom Koenings…;
 
…njė shqiptare qe edhe pse ne Kosovėn e pas luftės ishte e vetmja qe organizonte festen kombėtare ku bashkoheshin shqiptare te te gjitha trojeve..
 
…njė zonje e lindur me aftėsi te mrekullueshme shoqėrore dhe komunikuese e cila mblidhte ne shtėpinė e saj ne Prishtine anėtarė tė parlamentit te Kosovės e tė shoqėrisė civile, ndėrkombėtare tė UNMIK-ut e tė organizmave te tjerė ndėrkombėtare dhe u jepte diēka nga kultura dhe bujaria shqiptare…
 
…mė pas bashkė-hartuese e tė parit dhe mė modernit ligj tė mbrojtjes sė tė drejtave tė grave nė vendet ish-  komuniste; nė kėtė proces ajo bėhet mikesha me e ngushtė e grupit tė grave deputete tė Parlamentit tė parė tė Kosovės dhe mė pas kėshilltare e tre Kryeministrave tė Kosovės njėri pas tjetrit, zotėrinjve Bajram Rexhepi, Ramush Haradinaj dhe Bajram Kosumi, pėr ēėshtjet e Mbrojtjes dhe Sigurisė tė Kosovės. 
 
Zonja Harxhi nuk erdhi nga diaspora shqiptare sepse donte tė punėsohej pasi nuk e duronte dot jetėn nė emigracion, as se kishte nevoja ekonomike pėr tu punėsuar. Ajo erdhi pas pesė vjetėsh pune nė Kosovė. Ajo erdhi nė Tiranė thjesht sepse ndjente se pėrvoja e akumuluar duhej vėnė nė dispozicion tė popullit shqiptar i cili po hapte njė kapitull tė ri nė jetėn e tij duke e munduar trashėgimin e dhimbshme tė vuajtjeve, pėrpjekjeve, konflikteve, vjedhjeve, korrupsionit, disorientimit…
 
Zonja Harxhi erdhi nė Shqipėri duke lėnė pas njė jetė tejet komode, njė punė nė njė Mision Ndėrkombėtar i cili bashkė me tė shoqin i siguronte njė rrogė prej 10.000 dollarėsh nė muaj pėr ta zvogėluar atė 12 herė nė Shqipėri. Zonja Harxhi la pas rehatinė qė tė sjell ajo rrogė, udhėtimet, miqtė kosovarė qė e pėrcollėn me nderimet mė tė mėdha qė ndonjė punonjės i atij misioni ka provuar ndonjėherė tė pėrcillet, dhe erdhi urtėsisht nė vendin e saj pėr tė punuar kudo qė ti kėrkohej.
 
Me qė dikush ia dinte tėrė kėto cilėsi mendoi se ajo do tė kishte staturen mė te pėrshtatshme pėr Ambasadore nė ShBA. E pa kompromentuar me regjimin komunist nė kurrėfarėdo forme, e pėrgatitur nga ana akademike ndoshta mė mirė se tėrė kolegėt e saj qė punojnė sot nė trupin diplomatik shqiptar (Ju kujtojmė se Ministria e Jashtme e Shqipėrisė sot ka vetėm pesė (5) vetė mė shkolla qė kanė lidhje me diplomacinė ndėrsa tėrė tjerėt janė qė nga ish oficerė deri nė zooteknikė).
 
Mė njė pėrvojė tė pazėvendėsueshme nė OKB,  qė kishte tė bėnte direkt me kombin shqiptar dhe politikėn amerikane ndaj tij; me njė njohje tė jashtėzakonshme nė ShBA, me miq dhe dashamirės tė popullit shqiptar nė senat, kongres dhe administratėn amerikane; me njė aftėsi tė pakrahasueshme pėr tė komunikuar nė gjuhėn angleze dhe disa gjuhė tjera, dhe pėr tė lobuar nė dobi tė Shqipėrisė dhe Kosovės; me kredencialet dhe njohjet mė tė shkėlqyera  qė ndonjė diplomat shqiptar do tė kishte kur vjen fjala pėr Kosovėn e cila ėshtė nė ēastin mė vendimtar historik tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė saj dhe ku ShBA-ja ka rolin parėsor nė kėtė zgjidhje…dhe mė sė fundi por jo pa rėndėsi, pas largimit tė turpshėm tė ambasadorit Tarifa si njė hajdut ordiner.
 
A nuk ėshtė kjo njė zonje e vėrtetė pėr njė post tė tillė dhe njė kontrast aq sa ai bardh e zi me pararendėsin dallkauk?
 
Zonja  Harxhi, pasi kishte bėrė tėrė kėtė udhėtim qė mund tė quhet i gjatė pėr moshėn e saj, papritmas u ballafaqua me akuza dhe thashetheme, me shpifje dhe gėnjeshtra, me opinione dhe hamendje tė cilat e detyruan nė fillim ti hidhte tė tėra poshtė me fakte dhe dokumente. Ajo pranoi tė heshte.
 
Ajo qė ndodhi mė Zonjėn Harxhi ėshtė mėsimi mė i keq qė ka dhėnė ndonjėherė gjenerata e vjetėr, e kompromentuar me regjimin komunist, gjenerata e njerėzve dallkaukė, qė vala e tranzicionit tė vėshtirė shqiptar iu ka dhėnė mundėsi tė abuzojnė me fatin e njerėzve qė e duan Shqipėrinė si Zonja Harxhi. Ajo u ndesh me njerėz ė cilėt bėjnė po aq punė tė kėqija kur ėshtė fjala pėr interesat  tyre sa ē’mund tė bėjnė edhe ata qė hapin klinika tė fshehta  pėr vjedhje organesh tė njerėzve tė pambrojtur. Njė patriote e vėrtetė mund ta pėsojė kėshtu vetėm nė Shqipėri.   Nė tė vėrtetė kjo ėshtė frika e dallkaukėve nga tė rinjtė shqiptarė tė shkolluar qė po mbushin administratėn shqiptare sot.  
 
Precedenti Harxhi, nuk ėshtė njė humbje pėr atė vetė, sepse ajo di dhe do ta nxjerrė veten dhe ata qė e kanė vėnė nė atė detyrė kanė ruajtur mė sė pari nderin e njė gjenerate shqiptarėsh qė na hoqėn nga sytė statujėn e diktatorit mė tė egėr tė Europės sė pas luftės  dhe qė zonja Harxhi i pėrfaqėson me aq dinjitet;
 
Precedenti Harxhi po ashtu, ėshtė i rrezikshėm edhe pėr faktin se mijėra e dhjetėra mijėra djem e vajza shqiptar tė cilėt kanė mbaruar shkolla tė shkėlqyera jashtė shtetit qe  mund te hezitojnė te kthehen nė Shqipėrinė kur shohin se si gjykohen..
 
Zot fali kėta mėkatarė tė cilėt i vret drita qė reflekton rinia shqiptare, deri nė kėtė shkallė!
 
 
Mikja e mire Edith…
 
Tė kėrkoj falje se kam nxjerrur publikisht disa gjera nga jeta jote te cilat Ti me modestin qe te karakterizon asnjėherė nuk do ti beje publike.
 
Unė dhe te gjithė miqtė Tuaj jemi te bindur se Ti sot  ne postin e zv/Ministrit te Jashtėm te Shqipėrisė dhe ne ēfarėdo posti tjetėr qe mund te jesh nesėr do te punosh pėr Shqipėrinė, Kosovėn dhe pėr te gjithė shqiptaret kudo janė, ashtu siē ke treguar me veprat dhe punėn tende te palodhshme …
 
Edith , mos u ligėshto nga lukunia e lakenjve por forcohu nga dashuria qe ke pėr Shqipėrinė ashtu siē  e ėndėrrojnė shumica e shqiptareve…
 
----------------------------------------------------------------
Tirane,15.12.2005                        
Flamur GASHI,  *Drejtor i Radio “Kontakt”-Tirane


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.