|
-
Tiranė, 2O dhjetor 2005 /TN /QIK
- Nė njė konferencė tė zhvilluar dje nė Romė me temė: "Ballkani,
Kosova: Njė sfidė pėr Europėn", ministri i Punėve tė Jashtme tė
Shqipėrisė Besnik Mustafaj ka pėrsėritur qėndrimin e tij pėr njė
pavarėsi tė kushtėzuar pėr Kosovėn.
-
-
Sipas zotit Mastafaj, kjo nė thelb sigurisht ėshtė pavarėsi, "por
realizimi i kėsaj pavarėsie duhet tė pranohet si njė proces i
shoqėruar nga prania ushtarake dhe civile ndėrkombėtare, me
qėllim garantimin e tė drejtave tė minoritetit serb dhe tė
minoriteteve tė tjera si dhe mbėshtetjen dhe monitorimin e
ndėrtimit tė shtetit ligjor".
Shefi i diplomacisė shqiptare mė tej ėshtė shprehur se "ndėr
kushtet e forta pėrfshihet mosndryshimi i kufijve me dhunė as e
pa dhunė", ndėrkaq, "qeveria shqiptare dekurajon pa mėdyshje ēdo
lloj korenti nė Shqipėri apo nė Kosovė, qė do tė ėndėrronte
bashkim tė Kosovės me Shqipėrinė apo edhe bashkim tė Kosovės me
territoret e banuara nga shqiptarė nė Maqedoni apo nė Mal tė Zi",
tha zoti Mustafaj nė kėtė konferencė nė tė cilėn morėn pjesė
personalitete tė politikės italiane ndėrmjet tė cilėve dhe
europarlamentarė.
Gjatė Konferencės folėn edhe nėnkryetari i Komisionit Europian,
Franko Fratini dhe deputetja europarlamentare Zj. Ema Bonino.
Folėsit italianė evidentuan rolin afatgjatė tė BE sė nė
konsolidimin e institucioneve kosovare dhe nėnvizuan nevojėn e
asistencės sė BE sė nė pėrmbushjen e standarteve dhe reformave,
si dhe vlerėsuan rendėsinė e negociatave me pjesėmarrjen e tė
gjitha palėve pėr statusin final tė Kosovės.
-
- Tė
gjithė folėsit vlerėsuan vitin 2006 si njė vit tė rendėsishėm nė
kėtė kontekst. Gjithashtu ata shprehėn konsiderata pozitive pėr
rolin shumė tė rendėsishėm e moderator tė Shqipėrisė nė lidhje
me Kosovėn, thuhet nė njė njoftim tė MPJ tė Shqipėrisė.
-
-
(Mė
gjerėisht shih rubrikėn Opinione).
|
|