| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
OPINIONE
|
|
| |
Ballkani, Kosova Njė sfidė pėr Europėn |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
20
dhjetor 2005 /TN / Marrė nga QIK
-
-
Shkruan: Besnik MUSTAFAJ*
Ndėr tė gjitha pėrcaktimet e politikanėve pėr Ballkanin, mė i
sakti mė duket ai i Ēurēillit, i cili thotė se Ballkani prodhon
histori mė shumė nga ēmund tė mbajė. Prodhimi i historisė me
tepricė nėnkupton ekzistencėn e njė energjie njerėzore
shpėrthyese, e cila pėr mė tepėr gjatė shekujve ka qenė
vazhdimisht policentrike dhe me intensitet tė ndryshėm nga njė
qendėr tek tjetra, ēka edhe ka krijuar jashtė Ballkanit njė
pėrfytyrim tė gabuar pėr pėrmasat e vėrteta tė gadishullit tonė.
Nė udhėtimet e mia nė Europė si shkrimtar e si diplomat, rrallė
kam takuar njeri qė ta dinte se ky skaj juglindor i Europės
kishte vetėm 421 mijė kilometėr katror dhe 35 million banorė,
pėrfshirė kėtu edhe Greqinė e Slloveninė, anėtare me tė drejta
tė plota nė B.E. Sa pėr krahasim po pėrmend se Franca ėshtė afro
550 mijė kilometra katrorė dhe ka afėr dyfishin e popullsisė sė
Ballkanit.
Por duhet pohuar me kėnaqėsi se diēka thelbėsore ka ndryshuar nė
pamjen e Ballkanit tė sotėm. Nuk kemi mė si dikur disa qendra
graviteti jashtė tij, qendra qė ndikonin shumė nė pėrplasjet
tona tė pėrgjakshme brenda me njėri tjetrin. Pėr herė tė parė
kemi tė gjithė njė qendėr tė pėrbashkėt graviteti dhe ky ėshtė
Brukseli, qoftė me Bashkimin Europian, qoftė edhe me NATO-n.
-
- Ky
ndryshim ka dhėnė tashmė rezultatet e para pozitive. Ne tė
gjithė flasim mė nė fund edhe me njėri tjetrin tė njėjtėn
gjuhė e qė ėshtė gjuha e integrimit. Pėr mė tepėr, kjo gjuhė po
bėhet dita-ditės mė e sinqertė, gjė qė nuk ka ndodhur mė parė.
Ėshtė njė pėrparim i madh. Mbetet problemi i intensitetit tė
ndryshėm tė energjisė nga njė kryeqytet nė tjetrin, i cili
fatmirėsisht nuk prodhon mė pasoja dramatike si dikur, por qė nė
realitetin e afrimit tė kėtij rajoni me Brukselin pėrkthehet nė
shpejtėsi tė ndryshme. Kroacia ėshtė nė krye tė karvanit.
Maqedonia ka bėrė njė pjesė tė mirė tė rrugės. Shqipėria pret
mbylljen shumė shpejt tė negociatave pėr Marrėveshjen e
Stabilizim
-
-
Asocimit. Unioni Serbi Mali i Zi sapo ka marrė lajmin pėr
ēeljen e kėtyre negociatave. Ndėrsa Bosnje-Hercegovina ka njė
premtim serioz pėr ēeljen e kėtyre negociatave.
Kam pėrjashtuar nga ky shqyrtim i shpejtė Turqinė, e cila
paraqet njė rast mė vete si dhe Rumaninė e Bullgarinė, tė cilat,
nėse gjėrat shkojnė deri nė fund mirė, me 1 janar 2007 do tė
jenė anėtare tė Bashkimit Europian.
Sfidėn e vet tė parė lidhur me kėtė rajon Europa e ka fituar,
duke zgjidhur nė favor tė integrimit dilemėn pėr tė ardhmen e tė
gjitha kėtyre vendeve, pa pėrjashtim. Por ishte njė sfidė qė
Europa e kishte vetėm me vetveten. Ėshtė e rėndėsishme tė
kujtohet se fryma e vendimeve tė Samitit tė Selanikut nuk u
cėnua as pas asaj qė ndodhi me Kushtetutėn Europiane. Pra, duke
zgjidhur kėtė dilemė, Europa deri tani ka fituar vetėm mbi
vetveten. Mbetet qė puna e saj tė spostohet kryesisht nė rajonin
tonė, nė mėnyrė qė ajo tė bėhet edhe pjesė e fitores tonė mbi
veten tonė. Pyetja qė shtrohet nė kėto rrethana ėshtė: Sa do tė
ketė Europa vullnet pėr tė vėnė njė pjesė tė ekspertizės sė saj
dhe tė financimeve tė saj nė shėrbim tė reformave tė domosdoshme
pėr secilin nga vendet tona?
Kemi hyrė kėshtu nė njė proces komplementariteti midis punės qė
duhet dhe mund tė kryejmė vetė ne, vendet e rajonit, dhe punės
qė duhet tė bėjė pėr ne e me ne Bashkimi Europian. Do tė ndalem
edhe njė herė pėr njė ēast te distancat e ndryshme, qė duhet tė
pėrshkojė secili prej nesh pėr tė mbėrritur nė Bruksel. Nė thelb,
kjo diagramė pasqyron nivelin e ndryshėm qė ka nė secilin nga
kėto vende ndėrtimi i shtetit ligjor dhe zhvillimi i ekonomisė.
Me fjalė tė tjera, gjithandej nė kėtė Ballkan institucionet e
demokracisė janė tė brishta. Por aty - kėtu ato janė akoma mė tė
brishta. Gjithandej ka njė prapambetje ekonomike.
-
-
Por aty - kėtu kjo prapambetje ėshtė akoma mė e
rėndė. Janė diferenca nė pjekurinė e institucioneve dhe
diferenca ekonomike, tė cilat gjithsesi mbartin rrezikun e
destabilitetit. Eksperienca na mėson se zakonisht destabiliteti
nė Ballkan nuk mbetet i izoluar. Nė cilindo vend qė tė ndodhė,
ai do ta pėrfshijė nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr krejt
gadishullin.
Ekzistojnė tashmė njė numėr strukturash rajonale tė karakterit
politik, diplomatik dhe ekonomik, mbi tė cilat mbėshtetet njė
bashkėpunim nė rritje e nė zgjerim midis vendeve tė Ballkanit.
Megjithatė, unė jam i bindur se pa njė kujdestari tė afėrt dhe
tė vazhdueshme tė Bashkimit Europian, ne vetė nuk jemi ende nė
gjendje tė shuajmė diskordancat e shkaktuara nga diferencat e
panivelushme qė ka progresi tek ne.
Kjo kujdestari ėshtė misioni historik i Bashkimit
Europian ndaj Ballkanit. Por ėshtė njė mision me faturė dhe pėr
kėtė ne jemi tė vetėdijshėm.
-
Kujdestarinė europiane, qė mund ta emėrtojmė edhe shoqėrim
europian tė kėtyre vendeve nė rrugėn e plotėsimit tė standarteve
ligjore, institucionale dhe ekonomike, unė nuk e mendoj si njė
ndarje baraziste tė zarfit tė ndihmave me merakun pėr tė
qetėsuar sa mė mirė rudimentet e xhelozive tona tė vjetra me
njėri-tjetrin, por si njė pėrqėndrim tė vullnetshėm nė vatrat ku
problematika ėshtė mė e mprehtė dhe mė urgjente, pa harruar
kurrsesi tė tjerėt.
-
-
Tani e nė muajt nė vazhdim, tė
gjithė e dimė, epiqendra e ankthit tonė do tė jetė Kosova.
Mendoj se puna pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė kėsaj nyjeje tė
mplakur ka filluar mirė. Jo vetėm nė Prishtinė, por edhe nė
Beograd e nė mbarė komunitetin ndėrkombėtar shohim unanimitet nė
njė pikė: nuk mund tė ketė kthim te statusi i para vitit 1999.
Mbetet qė ky unanimitet tė krijohet edhe pėr statusin e ri. Do
tė zgjatesha shumė po tė rreshtoja tė gjitha propozimet qė
qarkullojnė e qė vijnė nga qeveri tė ndryshme apo institute
opinionbėrėse nė Europė e SHBA. Por Bashkimi Europian, as
nėpėrmjet Komisionit e as nėpėrmjet Kėshillit tė Ministrave nuk
ka shfaqur ende zyrtarisht ndonjė propozim dhe kjo ka shpjegimin
e vet.
-
Po pėrfitoj nga rasti pėr tė paraqitur shkurtimisht pikėpamjen
time: Rezultati i negociatave duhet tė jetė njė kompromis. Nė
Ballkan nuk ekziston kultura e kompromisit dhe kjo ėshtė njė
rrethanė qė duhet mbajtur mirė parasysh, veēanėrisht nga vendet
e pėrfaqėsuara nė Grupin e Kontaktit dhe nga Zoti Ahtisari me
ekipin e tij. Por na takon tė gjithėve, europianė e amerikanė,
tė punojmė fort pėr pėrgatitjen e kėtij kompromisi.
-
-
Tashmė duhet menduar po aq
seriozisht sa pėr negociatat edhe pėr pasnegociatat, nė mėnyrė
qė kompromisi i pashmangshėm tė pranohet nga opinioni publik
shqiptar dhe ai serb. Kėto negociata nuk do tė jenė njė proces i
zakonshėm diplomatik, qė zhvillohet mes profesionistėsh dhe
rezultati mbetet pėr tu pranuar ose jo nė nivel kancelarish.
Mua mė duket se gjithė preokupimi i negociatorėve kosovarė e
serbė sot lidhet pikėrisht me pasnegociatat. Aq i fortė ėshtė ky
preokupim tek ata, sa siē mė thonė, edhe nė Prishtinė, edhe nė
Beograd shihen shumė pak pėrgatitje nė terma konkretė teknikė
pėr temat qė do tė diskutohen mes palėve. Ndėrkohė qė retorika
politike vetėm rritet. Gjykuar mbi kėtė retorikė, vėrej me ēudi
se serbėt kanė nxjerrė pak ose hiē mėsime nga procesi i
shpėrbėrjes sė Jugosllavisė pėr tu bėrė realistė.
-
Nga ana tjetėr, Bashkimi Europian dhe SHBA, duke u rezervuar nė
kėtė periudhė tė shprehen pėr formėn konkrete tė rezultatit tė
dėshirueshėm nga negociatat, ndoshta vėrtet i shmangen akuzės,
tė cilėn do ta quaja akuzė spekulative, sipas tė cilės nuk duhen
paragjykuar negociatat, por nga ana tjetėr lėnė dashje pa dashje
shteg pėr ėndėrrime maksimaliste si nga njėra palė edhe nga
tjetra.
Duke pranuar se nuk ka kthim prapa, kėtyre negociatave u ėshtė
hequr me unanimitet serbo shqiptar e ndėrkombėtar suspensi.
Moskthimi prapa nuk mund tė jetė gjė tjetėr veē shkėputje,
pavarėsi e Kosovės. Mbetet pėr tu konceptuar gjatė negociatave
kjo pavarėsi dhe kėtu ėshtė hapėsira pėr ndėrtimin e kompromisit,
drejt kėsaj hapėsire, mendoj unė, duhet ti shtyjnė edhe
Bashkimi Europian, edhe SHBA grupet e negociatorėve qysh tani,
nė mėnyrė qė puna e tė gjitha palėve tė pėrqėndrohet tek e
mundshmja.
-
Unė jam shprehur pėr pavarėsinė e kushtėzuar, e cila nė thelb
sigurisht qė ėshtė pavarėsi, por realizimi i kėsaj pavarėsie
duhet tė pranohet si njė proces i shoqėruar nga prania ushtarake
dhe civile ndėrkombėtare, me qėllim garantimin e tė drejtave tė
minoritetit serb dhe tė minoriteteve tė tjera si dhe mbėshtetjen
dhe monitorimin e ndėrtimit tė shtetit ligjor.
Duke u shprehur se ndėr kushtet e forta pėrfshihet mosndryshimi
i kufijve me dhunė as e pa dhunė, qeveria shqiptare dekurajon pa
mėdyshje ēdo lloj korenti nė Shqipėri apo nė Kosovė, qė do tė
ėndėrronte bashkim tė Kosovės me Shqipėrinė apo edhe bashkim tė
Kosovės me territoret e banuara nga shqiptarė nė Maqedoni apo nė
Mal tė Zi. Marrja e njė pozicioni tė tillė tė hapur e tė qartė
nga ana e qeverisė sonė ėshtė kritikuar menjėherė nė Beograd,
ėshtė kritikuar edhe nė Prishtinė, por ėshtė kritikuar ashpėr
edhe nga opozita nė Tiranė.
-
-
Megjithatė ne kemi vazhduar tė
shprehemi nė kėtė logjikė, edhe pse Shqipėria nuk ėshtė aktore e
e drejtpėrdrejtė nė negociata, sepse kemi ecur me bindjen se
ndihma jonė mė e madhe qėndron sė pari te inkurajimi i
negociatorėve tė Kosovės pėr tu ulur nė tryezė me serbėt me
vullnetin e sinqertė pėr tė pranuar kompromise dhe pastaj ne
besojmė se kėshtu ndihmojmė sado pak pėr tė parandaluar ndonjė
zhgėnjim tė opinionit publik sidomos nė Kosovė.
Zhgėnjimi do tė ēonte edhe nė mospranimin e rezultatit, edhe nė
zhvlerėsimin e klasės politike qė drejton sot institucionet dhe
ka fatin historik pėr tė qenė negociatore. Njė zhvlerėsim i
mundshėm i klasės politike do tė krijonte njė zbrazėti me pasoja
shumė tė rrezikshme pėr paqen e stabilitetin, sepse do tu hapte
vend nė skenė racės sė radikalėve demagogė, tė cilėt nuk
mungojnė dhe punojnė natė e ditė me kėmbėngulje tė madhe.
-
Kapėrcimi i kėsaj periudhe tė ndėrlikuar me qetėsi dhe logjikė
sidomos nė Kosovė e nė Mal tė Zi, do tė shėnojė njė erė tė re nė
krejt marrėdhėniet ndėrkombėtare tė kėtyre vendeve tė shtrira nė
bregun lindor tė Mesdheut. Mendoj se duke marrė pavarėsinė
Kosova, duke u zhvilluar njė referendum transparent e demokratik
nė Mal tė Zi, pavarėsisht nga rezultati, edhe Kosova, edhe
Serbia, edhe Mali i Zi do tė ndjehen mė tė ēliruara pėr tu
pėrqėndruar nė mėnyrė mė moderne te identiteti i vet i vėrtetė.
Dhe ky identitet do ti shtyjė drejt zgjerimit tė bashkėpunimit
edhe me bregun jugor tė Mesdheut.
-
-
-------------------------------------------
-
Fjalė e mbajtur nė
Konferencėn e organizuar dje nė Romė mė 19 dhjetor 2005 me
titull: BALLKANI, KOSOVA NJĖ SFIDĖ PĖR EUROPĖN
-
*Autori
ėshtė ministėr i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|