|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Statusi i Kosovės nuk duhet tė kushtėzohet me decentralizimin, por Serbia me tė fatin e tė pagjeturve

 
 

 
Prishtinė, 19 dhjetor 2005 /TN /QIK - Kosova nuk duhet tė kushtėzohet me ēėshtjen e decentralizimit, por integrimi i Serbisė me zgjidhjen e ēėshtjes sė tė zhdukurve, tha sot Nekibe Kelmendi nė takimin e Komisionit qeveritar pėr ēėshtjen e tė pagjeturve.

Familjarėt e tė zhdukurve nė takimin e Komisionit qeveritar pėr tė pagjeturit, u kanė parashtruar njė listė pyetjesh institucioneve tė Kosovė dhe atyre ndėrkombėtare nė raport me ēėshtjen nga mė tė ndjeshmet nė Kosovė, tė zhdukurit, ndėrsa kanė kėrkuar qė nė negociata tė mundshme tė futet gjithėsesi ēėshtja e tė pagjeturve.

Nė takimin e komisionit ku merrnin pjesė veē pėrfaqėsuesve tė qeverisė edhe deputet, si dhe pėrfaqėsues tė zyreve ndėrkombtėare nė Kosovė, ėshtė kėrkuar qė tė gjenden mėnyrat pėr dhėnien fund kėsaj ēėshtjeje.
Deputetja Nekibe Kelmendi nė emėr tė Grupit parlamentar tė LDK-sė, tha se vetė diskutimi i ēėshtjes sė tė zhdukurve pas mė shumė se 6 vjetėve tė pėrfundimit tė luftės, ėshtė tregues, se thuaja se asgjė nuk ėshtė bėrė.
 
Ajo si njė nėnė dhe bashkėshorte e viktimizuar nga lufta, tha se e bashkėndjen vuajtjen e familjarėve tė tė pagjeturve, ndėrsa ndihet paksa mė e ngushėlluar nė raport me to, pasi ajo u ka varrpsur vet dhe, pra ua di varrin mė tė dashurve tė saj, ndėrsa ato familje ende vetėm shpresojnė pėr njė gjė tė tillė.
 
Ajo, qė vinte nga njė takim jo formal nė Dubrovnik, i mbajtur javėn e shkuar, tha se edhe nė takime tė tilla serbėt nuk e pranojnė dhe as qė denjojnė pėr kėrkim falje pėr krimet e bėra nė Kosovė. Prandaj, tha ajo ėshtė i domosdoshėm presioni ndėrkombėtar ndaj Beogradit si kėrcėnimi me sanksione apo me mbyllje, pamundėsim tė integrimit tė tij.

Ajo tha se po i bėhet hipokrizi Kosovės, kur po kushtėzohet statusi me ēėshtjen e decentralizimit, ndėrsa qė patjetėr do tė duhej tė kushtėzhej Serbia me zgjidhjen e ēėshtjes sė tė zhdukurve.

Deputetja Gjylnaze Syla, nė emėr tė Grupi parlamentar tė AAK-sė, tha se edhe si parti kėrkojnė qė jo vetėm kthimin e tė pagjeturve nga Serbia, por edhe denoncimin e kryerėsve tė kėtyre veprave mizore. Ajo tha se poashtu brenda partisė sė saj insistohet qė tė dėmshpėrblehen viktimat.

Deputeti Enver Hoxha nga PDK-ja tha se zgjidhja e ēėshtjes duhet kėrkuar nėpėrmjet planifikimit tė njė operacioni kohor dhe tė zgjedhjes sė njė strategjie, dhe pas zgjidhjes sė kėsaj ēėshtje duhet shtruar ēėshtjen e trajtimit tė familjarėve tė tė pagjeturve.
 
Ndėrsa, deputetja Fatmire Kollēaku (Ora), tha zgjidhja e ēėshtjes sė familjarėve tė tė zhdukurve ka hyrė si pjesė e projektligjit pėr luftėn dhe dėshmorėt, qė ėshtė nė pėrpunim e sipėr. Komisioni ka vazhduar debatin pėr disa orė.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.