|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Shtetit tė ri tė Kosovės i duhet njė administratė moderne, transparente dhe efektive, thotė Salihaj

 
 

 
Prishtinė, 19 dhjetor 2005 /TN /QIK – Nė Prishtinė u mbajt njė tryezė e rrumbullakėt me donatorė pėr ngritjen e kapaciteteve tė institucioneve tė Kosovės. Siē, u tha nė kėtė tryezė ngritja e kėtyre kapaciteteve ėshtė bėrė qėllimi kryesor i bashkėpunimit teknik dhe ndihmės sė donatorėve prej mė se njė dekade nė vendet nė zhvillim.
 
Livrimi i ndihmės sė huaj dhe asistencės teknike ka krijuar mundėsinė pėr nxitjen e menaxhimit dhe udhėheqjes vendore, pjesėmarrjes nė vendimmarrje dhe pėrdorimin e praktikave dhe njohurive lokale.

Duke folur nė kėtė tryezė zv.kryeministri Adem Salihaj, tha se me kėtė plan synohet forcimi i kapaciteteve ekzistuese, krijimi i njė administrate publike efikase dhe transparente dhe nė shėrbim tė tė gjithė qytetarėve.

"Shtetit tė ri tė Kosovės tė cilin po punojmė ta krijojmė, i duhet njė administratė e shkolluar, moderne, transparente dhe efektive. Pa njė administratė tė tillė, nuk mund ta llogarsimin tė kryer punėn tonė si duhet", tha me kėtė rast Salihaj.
 
Parakusht themelor pėr tė arritur kėto synime, siē tha ai, ėshtė forcimi i kapaciteteve ekzistuese tė IPVQ-ve. Qeveria, ka shtuar Salihaj, ėshtė duke bėrė punė dhe pėrpjekje serioze pėr realizimin e kėtij objekitivi dhe kjo gjithashtu nėnkupton se jemi ne, ata qė duhet dhe do ta udhėheqim procesin e ngritjes sė kapaciteteve nė IPVQ. Por, sipas tij, pėr tė arritur kėtė na duhet ndihma e donatorėve.

Ky plan sipas Qeverisė do tė shėrbejė si udhėrrėfyes pėr komunitetin e donatorėve gjatė ofrimit tė ndihmave pėr forcimin e kapaciteteve ekzistuese tė IPVQ-ve. Z.Salihaj para donatorėve ka thėnė se ėshtė me
rėndėsi tė veēantė qė programet e tyre tė vazhdojnė tė jenė nė pėrputhshmėri me nevojat dhe kėrkesat e IPVQ-ve tė paraqitura nė planin strategjik tė veprimit.

Ndėrsa zv.shefi i UNMIK ut Lari Rosin u shpreh se ndėrtimi i kapaciteteve nė institucionet e Kosovės duhet tė jetė prioritet dhe ēėshtje urgjente, sidomos pėr vitin e ardhshėm kur pritet tė zgjidhet edhe statusi pėrfundimtar i Kosovės.

Nga ana e tij Salihaj siguroi se Qeveria do tė angazhohet pėr krijimin e njė administrate transparente dhe efikase publike e cila do tė ofronte shėrbime mė tė mira pėr tė gjithė qytetarėt.

"Ju siguroj se kjo qeveri ėshtė duke bėrė punė dhe pėrpjekje serioze pėr realizimin e kėtij objektivi. Kjo gjithashtu nėnkupton se jemi ne ata qė duhet dhe do ta udhėheqim procesin e ngritjes sė kapaciteteve nė institucionet e Kosovės", tha Salihaj. Por njėherit ai kėrkoi ndihmėn e donatorėve. Sipas tij nevojitet koordinimi mė i mirė i donatorėve me institucionet e Kosovės dhe me administratėn e UNMIK ut.

Nga ana e tij Rosin u angazhua pėr ndėrtimin e kapaciteteve tė qėndrueshme dhe efikase nė mėnyrė qė Kosoa tė jetė mė e pėrgatitur pas zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar. Ai pėrkujtoi se ky objektiv ėshtė pėrfshirė edhe nė njė program tė Qeverisė sė Kosovės, tė tiulluar "Plani strategjik i veprimit pėr ngritjen e kapaciteteve nė institucionet e Kosovės", i cili u prezantua nė kėtė tryezė.

Zv.shefi i UNMIK ut tha se Plani strategjik i qeverisė ka bazė tė mirė pėr ngritjen e kapaciteteve ekzistuese dhe u bėri thirrje donatorėve qė tė ndihmojnė ekzekutivin e vendit.

"Rezoluta e statusit tė Kosovės e cila mund tė pritet nė vitin 2006 e vė nė theks nevojėn pėr ndėrtimin e kapaciteteve, nevojėn pėr pėrcjelljen e saj me njė strukturė mė tė qartė dhe prioritete mė tė qarta. Kur statusit tė zgjidhet dhe kur UNMIK-ut pėrfundon misionin e tij, Kosova tė kaloju nė fazėn tjetėr, atėherė njerazit e Kosovės duhet ė varen nga institucionet qė mund ta kryejnė detyrėn", tha Rosin. Ai ka thėnė se kjo nuk ėshtė kritikė, por ėshtė njė ēėshtje qė reflekton koha.

Ndėrkaq pėrmbajtjen e pėrgjithshme tė Planit strategjik tė veprimit e prezentoi ushtruesi i detyrės sė sekretarit tė pėrhershėm tė qeverisė, Fitim Krasniqi. Ndėrkohė qė pėrfaqėsues tė organizatave donatore, si tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar, USAID-it, UNDP-sė, tė OSBE-sė e donatorė tė tjerė paraqitėn vėrejtje e sugjerime pėr kėtė dokument, i cili pritet tė realizohen nė disa faza nė periudhėn e ardhshme dyvjeēare.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.