|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

"Shqipėria ka nevojė pėr transparencė mė tė madhe nė financimin e partive politike"

 
 

 

19 dhjetor 2005 /TN 

Zėri i Amerikės (18.12.2005), Ilirian Agolli, Tiranė

Vėzhgues tė jetės politike tė Shqipėrisė mendojnė se vendi ka nevojė tė pėrmirėsojė ligjet qė bėjnė tė mundur njė transparencė mė tė madhe mbi financimin e partive politike. Drejtoresha e Institutit Kombėtar Demokratik Amerikan (NDI) pėr Shqipėrinė, Xhenifer Butz, thotė se zgjedhjet e fundit ishin mė tė shtrenjta nė historinė e Shqipėrisė, ndėrkohė qė vlerėson si njė hap tė madh faktin qė forcat kryesore politike u kėmbyen nė pushtet nė mėnyrė “tė qetė”.

Zėri i Amerikės:  NDI ka shumė vite veprimtari nė Shqipėri. Si e pėrshkruani punėn tuaj kėtu, veēanėrisht gjatė vitit 2005?

Xhenifer Butz: Instituti Kombėtar Demokratik (NDI) ėshtė nė Shqipėri qė nga viti 1991, i mbėshtetur nga fondet e USAID-it, dhe tani sė fundi ne po punojmė me njė projekt tė quajtur “Demokracia dhe qeverisja nė Shqipėri”. NDI po punon me “Partnerėt pėr ndryshime demokratike” nga shoqėria civile dhe me IREX nga media. Tė gjithė sė bashku po pėrpiqemi tė sjellim nje dialog mė konstruktiv midis qytetarėve dhe pėrfaqėsuesve tė politikės.

Koalicioni Shqiptar Kundėr Korrupsionit sapo ka kryer njė punė fantastike me vėzhgimin e zgjedhjeve tė pėrgjithshme dhe ky ishte njė kontribut i madh i shoqėrisė civile kėtė vit.

Pėr herė tė parė nė kėto 15 vjet Shqipėria shėnoi njė kalim tė suksesshėm dhe tė qetė tė pushtetit nga njė forcė politike tek tjetra, dhe kjo nuk duhet nėnvlerėsuar, sepse ėshtė njė hap i madh pėrpara.

Zėri i Amerikės: Ju keni mbėshtetur disa veprimtari kundėr korrupsionit dhe pėr transparencėn e fondeve tė partive politike gjatė fushatės. Cilat janė raportet midis partive politike dhe parave nė Shqipėri?

Xhenifer Butz: Paraja dhe politika shkojnė krahpėrkrah dhe mendoj se tani ėshtė rast i mirė pėr Shqipėrinė qė tė ngrejė struktura mė tė mira pėr tė parė se si shkojnė fondet tek partitė, por edhe vetė partitė se si i realizojnė fondet pėr tė forcuar forumet e tyre, si organizata qė pėrfaqėsojnė qytetarėt, ose, tė paktėn, pikėpamjet e anėtarėve tė partisė.

Sa pėr zgjedhjet, ato ishin zgjedhjet mė tė kushtueshme nė historinė e Shqipėrisė. Pikėpyetja ėshtė se si janė pėrdorur kėto para. NDI po punon edhe pėr njė projekt mbi financimin e partive dhe vitin tjetėr nė Shqipėri do tė vijnė ekspertė pėr tė parė se si mund tė pėrmirėsohet situata.

Zėri i Amerikės: Njė nga projektet e NDI nė Shqipėri ka tė bėjė edhe me pėrgatitjen e politikanėve tė rinj. Cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr politikanėt e vjetėr nė jetėn politike tė Shqipėrisė?

Xhenifer Butz: Mendoj se shumė gabime janė bėrė nga drejtuesit e parė tė partive politike nė pluralizėm. Kjo sepse ata janė individė qė u formuan nė sistemin e vjetėr dhe ėshtė shumė e vėshtirė qė tė ndryshojnė, tė reflektojnė mbi mėsimet e mėsuara gjatė jetės sė tyre. Ata ]do ditė pėrvetėsojnė metoda tė reja.

Ja pėrse mendoj se brezi i ri i politikanėve qė po vjen, kanė rrethanat e nevojshme tė mėsojnė dhe, ē’ka ėshtė mė e rėndėsishmja, tė zbatojnė mėsimet e hapura dhe transparente mbi demokracinė.

Zėri i Amerikės: Krahas vėshtirėsive qė ka vendi, cili ėshtė problemi mė i madh qė hasni ju gjatė punės tuaj nė Shqipėri?

Xhenifer Butz: Mundėsia pėr tė marrė informacion ėshtė ende njė sfidė shumė e madhe. Sfidė tjetėr e dukshme ėshtė zbatimi i ligjeve tė miratuara.

Zėri i Amerikės: Cilat janė veprimtaritė qė keni pėrgatitur pėr tė ardhmen e afėrt, dhe sa njerėz punojnė pėr ju?

Xhenifer Butz: Njė nga projektet qė NDI udhėheq tani “Pėr demokraci dhe qeverisje” ka afro 50 punonjės me zyra nė Tiranė, Shkodėr dhe Vlorė. Midis tyre jemi vetėm dy tė huaj. Pra, nė thelb, kjo ėshtė njė veprimtari e shqiptarėve pėr shqiptarėt.

NDI ka njė pėrvojė shumė tė madhe nė terren. Forcimi i demokracisė nuk bėhet vetėm nė bashkėpunimin me institucionet, por edhe pėrmes qytetarėve si individė, si fqinjė, si bashkėsi, si rajon.

Ndėrsa pėrmes projektit “Buxheti nė dritė tė diellit” ne po i nxisim zyrtarėt vendorė qė tė kuptojnė se kriteret bazė tė punės sė tyre janė, para sė gjithash, nevojat e qytetarėve. Kur bisedon nga afėr me njerėzit e kupton se demokracia nėnkupton qė qė udhėehqėsit tė punojnė pėr qytetarėt, se demokracia janė tė drejtat dhe pėrgjegjėsitė. //az//


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.