|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Gjurmėve tė kohės
Njė jetė luftė kundėr komunizmit, njė jetė mall pėr Kosovėn

 
 

 

Nga Sabit ABDYLI, Zelandė e Re

Nacionalisti antikomunist Shaqir Xhem Kabashi (1927-1997) si pjesėtar i forcave angloamerikane disa herė mori pjesė nė desantėt e organizuara me parashutė nga territori grek, italian e gjerman, kundėr regjimit komunist nė Shqipėri.  Edhe pse  kishte desantuar shumė herė, asnjėherė Sigurimi nuk arriti ta kapte, gjithmonė kthehej nė bazėn e nisjes i pamposhtur.  

Shaqir Kabashi ishte njė nder  pjesėtaret mė aktiv tė operacioneve angloamerikane pėr rrėzimin e regjimit komunist Shqipėri, vitet 1950-1953. Shaqiri lindi mė 1927 nė Kabash, fshat ky i njohur nė Anamoravė  pėr sakrifica e flijime pėr ēėshtjen kombėtare.
 
Po pėrmend kėtu disa prej flijimeve t
ė familjes sė Shaqirit: Gjyshi i tij, Ibrahim Ahmet Kabashi u vra nga forcat e Turgut Pashės 1910 bashkė me kushėrinjtė e tij tė parė, Adem e Mustafė Kabashin. Agushi, vėllai i gjyshit tė Shaqirit, vritet mė 1913 bashkė me 50 e mė tepėr kushėrinj tė tjerė nga forcat serbe, Tafa /kushėri/ vritet mė 1943, Hamdi e Bajram Kabashi /kushėrinj tė parė tė Shaqirit/ vriten nė mars 1945, nė malet e Kopilaēės nė luftė me Brigadėn e XVII – tė  sllavomaqedone. 

Hasani, komandant Batalioni /axha i Shaqirit/, plagoset pėr vdekje duke ēarė pritėn  nė kufirin maqedonas - grek, me 28 nėntor 1945 /varri nuk i dihet/,  Rexhepi, zėvendėskomandant Batalioni  /kushėri i parė/ nė dhjetor tė vitit 1945 vdes nė Florinė /Greqi/, Ibrahimi /vėllai/ nė vitin 1951 vritet nga forcat e sigurimit shqiptar)*, Ahmeti  /kushėri i parė/  1953, i pushkatuar)* Gjemajl Aziz Azizi /1915-1995/ dėnohet me 10 vjet burg pėr shkak se u kishte bė konak kuadrove angloamerikane: Shaqirit me shokė.  Sylejman Agush Rexhepi /1931-2004/ me 10 vjet  burg,  vėllezėrit Jahi e Isamjl  Selmani me nga 6 vjet burg se ishin takuar me nacionalistet antikomunist: Ahmetin, Shaqirin, Ibrahimin e Beqir Bajgoren.

Shaqiri qė nė moshėn 17 vjeēare i rrėmbyer nga ndjenja patriotike, u bė krah i fortė i ēetave  balliste qė ishin vu nė mbrojtje tė trojeve denbabaden shqiptare, nė Anamoravė tė Kosovės e mė gjerė. Fundja, ai po ndiqte rrugėn e paraardhėsve tė tij, qė kurrė nuk pushuan sė luftuarit kundėr pushtuesit tė huaj. Nė ēetat, qė pėr njė kohė tė shkurtėr u shndėrruan nė batalione /1944-1945/ u ēelikos pėr t’u pėrballuar katrahurave qė sjellė lufta.

Nė Batalionin e Parė, i cili vepronte nė malet e Karadakut, /1944-1945/  Shaqiri  qė kishte trashėguar cilėsitė mė tė mira tė tė parėve tė tij dallohet si njė ushtarak model, i zoti, trim dhe me mendje tė shkathėt. Nė gjykime i drejtė, por herė-herė i rrėmbyer. Kundėrshtar i devotshėm i komunizmit. Si pjesėtar i forcave angloamerikane disa herė mori pjesė nė desantėt e organizuara me parashutė nga territori grek, italian e gjerman kundėr regjimit komunist nė Shqipėri.  Edhe pse  kishte desantuar shume herė, asnjėherė Sigurimi nuk arriti ta kapte, gjithmonė kthehej nė bazėn e nisjes i pamposhtur. Nė desantin e parė /gusht 1951/ i vritet i vėllai Ibrahimi.

Ilegalisht vjen nė vendlindje, nėntor 1950 dhe nė vitin 1952 pas desantit nė Shqipėri. Herėn e dytė ishte i plagosur nė kėmbė. Shėrohet  ilegalisht nė shtėpinė e Xhemajl Azizit nė Kabash dhe pas  dy-tri javėsh e kalon kufirin maqedonas pėr nė Greqi. Kjo ishte hera e tretė /1945, 1950 dhe 1952/ qė po e kalonte nė kėmbė, shkelte tė njėjtėn rrugė.  
 
Me dėshtimin e aksioneve pėr ta mposht regjimin e Enver Hoxhės nė vitin 1953 Shaqiri vendoset nė Amerikė. Nė vitin 1966 i pėrmalluar pėr shokėt, familjarėt... vjen nė Turqi /Stamboll/. Aty ēmallet me tė vėllain Destanin, motrėn Faten dhe familjarėt tjerė tė ardhur nga Kosova kastile pėr ta takuar Shaqirin. Nė tė kthyer pėr nė Bufallo tė Amerikės ndalet te kushėrinjtė, shokėt e luftės: Nezir e Mejdi Kabashi nė Gjermani.  “Xha Shaqiri,– ishte i matur, i vėmendshėm, fjalėpakė, modest, mirė i informuar pėr situatėn nė tė gjitha tokat shqiptare e mė gjerė.

Sa mori vesh se jam me profesion mėsues ju bė qejfi shumė. Kosovės, tha disa herė, i duhen njerėz tė ditur e tė shkolluar. Djalin e vėllait, Salihun, qė ish vendos nė Stamboll pėr tė jetuar, e urdhėroi: Kthehu prej nga ke ardhur. Atje, duhesh tė qėndrosh! Guri i rėndė ėshtė veē nė vend tė vet.  Kisha dėshirė tė fliste pėr rezistencėn, aksionet e rrezikshme tė vitit 1944 -1945, desantėt aq te guximshme me parashutė nė vitet 1950-1953, kalimin ilegal tė kufijve Shqipėri-Kosovė,  Maqedoni-Greqi, por nuk e tha asnjė fjalė pėr atė periudhė.” /Sipas Ferat Abdylit, arsimtar, i lindur mė 1940 nė Kabash, i cili u takua me Shaqir Kabashin nė Stamboll, gusht 1966. 

 
Nuk jemi vetėm ne qė po kėrkojmė varrezat e njerėzve tanė. Kam parė edhe tė tjerė gjithandej Shqipėrisė...

Nė  vitet 1990 dhe 1993 vjen nė Shqipėri nė kėrkim tė eshtrave tė vėllait tė tij, Ibrahimit /1929-1952/. Pas shumė hulumtimeve kėmbėngulėse, peripecive, harxhimeve tė shumta arrin t’i gjej eshtrat e Ibrahimit dhe i rivarros me tė gjitha ceremonitė fetare nė varrezat myslimane nė Hilmar, afėr Fierit /Shqipėri e mesme/.

Nė Kabash, nė shtėpinė e tij, mė 12 maj 2004, Habib Ahmet Agushi, kushėri i afėrt me Shaqirin, derisa fliste pėr tė atin, Ahmetin, i pushkatuar nė vitin 1954, hulumtimet e tij pėr ta gjet varrin, tė cilin nuk e gjeti, takimin me Shaqirin nė Shqipėri,  nėn tymin e cigareve qė i ndizte njėrėn pas tjetrės, mė tha: “Pasi e rivarrosėm Ibrahimin, Shaqiri  pėr ta ngushėlluar vetėn  dhe mua,  i mėrzitur ndėrhyri me fjalėt: U hoq qafe njėherė e pėrgjithmonė sistemi komunist, qė na ka shkaktuar kaq shumė vuajtje, kaq shumė vdekje... nuk jemi vetėm ne qė po kėrkojmė varrezat e njerėzve tanė. Kam parė edhe tė tjerė gjithandej Shqipėrisė duke kėrkuar eshtrat e burrave tė zhdukur,   tė cilėt e kundėrshtuan, nuk e deshėn, e luftuan murtajėn komuniste..  Fundi bacoo, nuk i dihet burrit! 

Pas gjetjes sė eshtrave tė Ibrahimit,  Shaqiri  u lirua nga ankthi qė e kishte rėnduar  dyzet vjet me radhė.  I gėzuar edhe pėr faktin e ardhjes sė demokracisė nė Shqipėri, ai e ndjente, besonte fort  se edhe Kosova ka pėr ta gėzuar lirinė.  E pėrcolla me veturėn time deri nė kufi tė Greqisė. U ndamė,  me shpresė se do tė shihemi prapė,  por  Shaqiri nuk e priti 12 qershorin e vitit 1999, ditėn kur u ēlirua Kosova, vdiq nė dhjetor tė vitit 1967 nė Bufallo tė Amerikės, atje edhe u varros.”                                                                 

 

Ahmet Kabashi 1913-1954; Pas lėshimit me parashutė nė vitin  1953, ra nė grackėn e Sigurimit e realizuar me ndihmėn e KGB-ės qė merrte informata prej agjentit anglez, Kim Filbi dhe me dt. 13 prill 1954 Gjykata e Lartė Ushtarake /Republika e Shqipėrisė/  nė bazė tė nenit 64 e 75 K.P e dėnon me vdekje – pushkatim dhe po at vit ekzekutohet. Pėrkundėr hulumtimeve tė djalit Habibit dhe Shaqirit  varri nuk  iu gjet.  Ahmeti ishte nė grupin e Hamit Matjanit.

 

 

 

 

Ibrahim Kabashi 1929-1951; vritet si pjesėtar i njėsitit diversant anglo-amerikan nė gusht tė vitit 1951 nė Shqipėri.  Nė tetor tė vitit 1993, i vėllai Shaqiri, pas shumė peripecive i gjen eshtrat e Ibrahimit dhe i rivarros me tė gjitha ceremonitė fetare nė varrezat myslimane nė Hilmar, afėr Fierit /Shqipėri e mesme/.

 


 Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.