|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Perspektiva perėndimore e statusit tė ardhshėm tė Kosovės

 
 

 
19 dhjetor 2005 /TN
 
Nga Ndue UKAJ
 
Kosova po hyn nė njė proces tė rėndėsishėm, jo vetėm tė dimensionit politik.
 
Bashkėsia Ndėrkombėtare, pas gjashtė viteve tė protektoratit ndėrkombėtar, sė bashku me spektrin e gjerė politik kosovar janė duke bėrė pėrgatitjet pėr zgjedhjen e statusit tė ardhshėm politik tė Kosovės. Pas njė periudhe tė gjatė nė tė cilėn potencialet ndėrkombėtare, sė bashku me ato vendore kanė sforcuar demokracinė dhe kanė ngritur nga ngrehina shoqėrinė kosovare. Sė bashku janė ndėrtuar institucionet, edhe pse ende janė tė brishta. Dhe tash ėshtė e kėnaqshme tė shihet se po bisedohet pėr tė ardhmen politike tė Kosovės.
 
Pas vendimit tė Kėshillit tė Sigurimit pėr hapjen e negociatave pėr statusin e ardhshėm politik tė Kosovės dhe pas emėrimit tė ndėrmjetėsuesit nė kėto bisedime z. Mati Ahetisari, dhe ndihmėsve tė tij nga SHBA dhe BE, Kosova dhe rajoni nė pėrgjithėsi po hyn nė njė fazė tė re tė zhvillimeve tė rėndėsishme jo vetėm tė dimensionit politik, por nė njė fazė tė re dhe tė rėndėsishme qė pėr synim ka rikthimin drejtė sė ardhmes, kapėrcimin e armiqėsive tė kaluara, si dhe afrim e integrimin e rajonit nė Familjen Perėndimore, qė ėshtė objektivė i yni nacional.
 
Nė kėtė kėndvėshtrim edhe duhet kuptuar rėndėsinė e kėtij procesi. Afrimi dhe integrimi nė vlerat perėndimore, mbetet ideal i kamotshėm i shqiptarėve, i artikuluar pėrmes luftėrave dhe filozofisė sė Gjergj Kastriotit- Skėnderbeut, me Jubileun e sė cilit  po korrespondon ky proces, me aspiratat e tė madhit Pjetėr Bogadnit qė nė bashkėpunim me forcat e atėhershme europiane krijoj njė lėvizje tė gjerė panperėndimore, tė shumė figurave tė ndritura tė kombit, deri te Lėvizja e dekadės sė fundit nė Kosovė, qė u nis nga kolosėt Anton Cetta, Ibrahim Rugova dhe shumė idealist, qė zgjedhjen e ēėshtjes sė Kosovės nuk e shohin si njė ndarje me kufi, por si njė mundėsi pėr t’u integruar nė strukturat Perėndimore, nė vlerat e pėrbashkėta tė kėtij civilizimi, nga tė cilat kemi jetuar shkėputur me shekuj.
 
Nė fakt, duket se edhe nė kėtė synim qėndron thelbi i politikės ndėrkombėtare nė Kosovė, pėrmes shumė propozimeve pėr Pavarėsi tė Kushtėzuar tė Kosovės dhe status tė saj evropian, si njė fazė kalimtare drejtė sovranitetit tė plotė. Emėrtimi status evropian, pėrtej njė debati tė natyrės politike, ka njė filozofi mė tė thellė, sepse synon njė dimension afatgjatė nacional.
 
Qė tė gjitha nė praktikėn politike ballkanike, ndėrlidhen me domosdonė e ndėrtimit tė  kapaciteteve bindėse pėr tė formėsuar shtet funksional. Madje nė kėtė linjė duket se janė edhe qėndrimet e SHBA-ve, pas deklarimeve tė nėnsekretarit Amerikan Nicolas Berns se pavarėsia duhet tė meritohet. Kjo pėrforcon filozofinė politike perėndimore dhe diskursin politik nė pėrgjithėsi, qė pėrfaqėsohet tanimė pėrmes Unioni Europian dhe SHBA-tė, nuk janė tė interesuara tė formojnė shtete tė dėshtuara. Ėshtė ky njė indikator me rėndėsi pėr elitat tona, jo vetėm politike. Dhe nė kėtė kontekst kuptimi i drejtė i kėsaj ēėshtje, mbetet me interes pėr tė ardhmen tonė.
 
Rajoni i njohur nė historiografi si Ballkan, apo Europa Juglindore, nė tė kaluarėn ėshtė karakterizuar me armiqėsi, luftėra tė vazhdueshme, qė pėr pasojė kanė lėnė vendet nė njė prapambeturi tė rėndė dhe zhvillim ekonomik tė ultė. Gjitha kėto kanė ndėrtuar politikan tė verbėr nacionalist qė derdhėn sa e sa gjak. Tashmė nga analistė tė shumtė politik, si dhe qarqe tė angazhuara nė kapėrcimin e kėsaj gjendje kaotike (tė linjės perėndimore) mendohet se me zgjedhjen e ēėshtjes sė Kosovės, mund tė hyhet nė njė periudhė tė re tė zhvillimeve pozitive.
 
Ky proces njėherit konsiderohet fundi i njė epokė afro dy dekadėshe karakterizuar nga shkatėrrime, luftėra tė shumta, gjakderdhje tė mėdha. Ėshtė vlerėsim i pėrbashkėt se kriza ballkanike, si rezultat i shpėrbėrjes nė njėrėn anė tė bllokut tė errėt komunist, nė anėn tjetėr kreaturės sė improvizuar si Jugosllavi, i ka rrėnjėt nė problemin e Kosovės. Probleme i cili endet mbetet preokupim i Bashkėsisė Ndėrkombėtare, dhe qė kėndej, shihet pikė e ndjeshme pėr stabilitet tė qėndrueshėm dhe permanent. Po ashtu, nė diplomaci ėshtė pranuar se pa zgjedhjen e duhur tė kėtij problemi, rajoni vazhdon tė mbetet vatėr delikatė, me elemente potenciale pėr tė destabilizuar situatėn, pėrmasat e sė cilės tejkalojnė gjeografinė e Kosovės. Kėtė fakt duket se e kanė kuptuar edhe qendrat e vendosjes politike, edhe pėrkundėr pėrpjekjeve permanente tė Beogradit pėr tė paraqitur gjendjen nė Kosovė si tė rėndė.
 
Kosova nė kėtė proces, ėshtė me rėndėsi fundamentale se do tė merr status evropian, status qe nėnkupton njė mirėqeni tė ndjeshme shoqėrore, aq shumė tė dėshirueshėm pėr qytetarėt e Kosovės.
 
Hapja e negociatave pėr tė ardhmen politike tė Kosovės mbetet e njė rėndėsie tė veēantė. Njėherit ky proces paraqet njė sfidė qė kėrkon shumė vigjilencė, unifikim, dhe mė shumė punė pėr Grupin Negocius tė Kosovės, qė nė kėtė proces duhet tė imponoj qasje pragmatike dhe vizion tė plotė pėr Kosovėn, pa asnjė ekuivok. Njėherit kapacitete tė plota dhe ide tė qėndrueshme shtetėformuese. Sidomos duhet tė eliminohet ēdo mundėsi pėr “pėrēarje”, tė cilat si duket ende janė pjesė funksionale e mendėsisė politike tė Kosovės.
 
Madje kjo u tha edhe pas lajmit tė datės 24 shkurt nė Kėshillin e Sigurimit, nga shume  ndėrkombėtar nė Kosovė dhe gjetiu nė Bruksel e Uashington. Pas vendimit tė Kėshillit tė Sigurimit pėr fillimin e negociatave pėr statusin e ardhshėm politik tė Kosovės, pas njė protektorati gjashtėvjeēarė, pėrveē dimensioneve politike-juridike, kjo fazė shėnjon edhe njė aspekt tjetėr historik: Kosova pas shkėputjes nga trungu Shqipėrisė, para afro njė shekulli, dhe pas dekadave tė shumta nė robėri, po ngadhėnjen kundruall njė tė kaluare tė errėt, me pėrplot dramaticitet, drejtė njė tė ardhme tė ndritshme europiane, pra realizimit tė aspiratave tė ndrydhura mė dekada, pėr tė jetuar e lirė dhe e pavarur, pėr tė ndėrtuar kėshtu tė ardhmen e vetė politike. Nė fund tė fundit, pėr tė flakur njėherė e pėrgjithmonė regjimin primitiv beogradian nga Kosova, qė pėr afro njė shekull prodhuan dhunė.
 
Por ėshtė e rėndėsishme tė kuptohet se procesi politik qė po ngjet nė Kosovė dhe rreth saj, pėr shqiptarėt nuk duhet konceptuar si fundi i procesit, por fillimi i njė procesi qė ka terminalin nė rrugėn e integrimeve transatlantike, rikthimin e plotė dhe dinjitoz nė vlerat perėndimore, proces ky qė kėrkon pėrsiatje e pėrkushtim, pėr fazėn e ardhshme tė postbisedimeve, fazė kjo qė do tė ketė influencime edhe nga mėnyra se si faktori politik kosovar do tė parqet para Bashkėsisė Ndėrkombėtare vizionet pėr shtetin e Kosovės, njė shteti modern, ndėrtuar mbi koncepte tė demokracisė pėrmbajtjesore, transformimeve tė rėndėsishme sipas praktikave tė vendeve tashmė tė zhvilluara perėndimore.
 
Sidomos ėshtė e rėndėsishme qė aspirata pėr integrime mos tė konceptohet vetėm nė suaza tė interesave jashta politike, por tė ndėrtohet dhe shtohet si rruga e prosperimit tė njėmend, nė tė cilėn do tė hapet vizioni pėr njė shoqėri me shpirt dhe mendėsi perėndimore, ku liritė dhe tė drejtat e njeriut do tė jenė nė nivel tė duhur.
 
Gjithashtu mbetet me rėndėsi qė Kosova tė tregoj sinqeritetin real dhe tė heq dilemat e moralit tė dyfishtė, qė qarkullojnė gjithandej bashkėsisė ndėrkombėtare. Vizioni pėr tė ardhmen e Kosovės, pėrveē dimensionit politik e gjeografik, duhet tė ketė edhe atė kulturor, si udhėrrėfyes pėr shumė proceseve tė sė ardhmes. Mbase si komponentė detrminuese.
 
Gjatė gjithė kėtyre ditėve tė vlimeve politike pėrflitet pėr shumė opsione tė mundshme pėr zgjedhjen e Kosovės. Por ajo qė dominon diskutimet nė qarqet perėndimore, dhe qė pranohet nga shumica e elitave tona politike dhe intelektuale, ėshtė, se edhe nė njė periudhė tė ardhshme, duhet tė ketė njė prezencė aktive ndėrkombėtare, edhe nė aspektin e sigurisė, edhe nė aspektin e zhvillimit ekonomik dhe mirėqenies nė pėrgjithėsi.
 
Nė kėtė gjendje tė vrullshme politike, ku ka tė kėnaqur dhe tė pa kėnaqur, ėshtė me rėndėsi jetike qė faktori politik shqiptar tė reflektoj me ato segmente qė mund ta shfrytėzojnė situatėn pėr ēfarėdo lloj tensionesh dhe pakėnaqėsisė. Ēdo lloj dhune nė Kosovė nė kėtė proces, do ta kthej gjendjen mbrapa. Ėshtė mė sė e domosdoshme qė populli tė kuptoj, se nė kėtė proces nuk do tė ndrydhet e drejtė e pakontestueshme, kundruall njė politike represive, qė shfrytėzoj metoda  mė primitive pėr tė shtypur njė popull, edhe nėse nuk realizohet pavarėsia e plotė e Kosovės. Nė tė vėrtetė nė kėtė linjė ėshtė edhe Grupi Negciues i udhėhequr nga Presidenti Rugova, i cili kėrkon krahas pavarėsisė prezencė tė pėrhershme tė NATO-s nė Kosovė dhe monitorimit tė bashkėsisė perėndimore.
 
 
Ėshtė e qartė se brenda diplomacisė botėrore, konkretisht nė grupin e kontaktit ka dallime konceptuale pėr tė ardhmen e Kosovės, por ekziston njė kompromis i qartė se nuk ka asnjė mundėsi qė tė rikthehet gjendja e kaluar e para 1999. Kjo vetvetiu nėnkupton se ēdo lidhje me Serbinė ėshtė e zhveshur.
 
Dhe ēdo zgjedhje qė do t’i shkonte pėr shtati politikės gallaburese serbe ka pėrfunduar. Pėrndryshe gjitha qarqet politike dhe jopolitike, e kanė tė qartė se kthimi mbrapa, domethėnė njė rajon tė destabilizuar, pa paqe, pėrmasat e sė cilit do tė reflektoheshin edhe nė planin ndėrkombėtar, sidomos do t’i cenonte direkt interesat e SHBA-ve nė kėtė kohė kur kanė tė pėrqendruar vėmendjen dhe angazhimet nė pėrhapjen e demokracisė dhe lirisė nė vendet e pazhvilluara lindore.
 
Nė gjithė kėtė situatė tė pasqaruar, njė gjė dihet qartė: Kosova po sendėrton aspiratėn pėr liri, pavarėsi dhe shkėputje pėrfundimtare nga Serbia dhe po hap predispozitat pėr perspektiva tė ndritshme, kundruar nė suaza tė integrimit europian. Ky, sipas shumė parashikimeve do tė jetė statusi i ardhshėm i Kosovės. Njė Kosovė evropiane.
 
Ėshtė ky njė ideal dhe synim i kahershėm, qė nė kėtė fundėvit po duket nė horizonte, mė afėr se kurrė.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.