|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Nga buxheti i Kosovės me 7.4 milion euro financohet kthimi organizuar i pakicave nė Kosovė

 
 

 
Prishtinė, 19 dhjetor 2005 /TN /QIK - Nga buxheti i Kosovės janė siguruar 7.4 milion euro pėr financimin e tri projekteve pėr kthimin e organizuar tė pakicave nė Kosovė.
 
Nė kuadėr tė projektit pėr "Partneritet dhe Asistencė tė Qėndrueshme pėr Kthim tė Pakicave nė Kosovė", Ministria e Komuniteteve dhe e Kthimit, Programi pėr Zhvillim i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė dhe UNMIK u kanė nėnshkruar sot marrėveshjen pėr tri projekte qė do tė zbatohen nė komunat e Leposaviqit, Klinės dhe Ferizajt.

Projektet nė fjalė do tė ofrojnė pėrkrahje pėr rehabilitimin, rekonstruktimin e shtėpive dhe tė infrastrukturės, si rrugėt, ujėsjellėsin, rrjetin elektrik, kanalizimit dhe dialogun ndėretnik.
 
Sipas ministrit pėr Kthim Sllavisha Petkoviq, me kėto projekte tanimė janė kapėrcyer problemet, kurse njerėzit do tė fillojnė tė kthehen dhe tė fillojė ndėrtimin e shtėpive.

Nga ana e tij Zv.shefi i UNMIK-ut Lari Rosin u bėri thirrje institucioneve lokale qė tė ndihmojnė nė realizimin e kėtyre projekteve.

Ndėrkaq rreth 2.1 milion euro janė alokuar nė mbėshtetje tė kthimit spontan individual si dhe tė grupeve tė vogla.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.