|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Kuvendi i Kosovės miratoi buxhetin pėr vitin 2006

 
 

 
Prishtinė, 19 dhjetor 2005 /TN /QIK - Kuvendi i Kosovės miratoi sot me shumicė votash ligjin pėr buxhetin e Kosovės pėr vitin 2006, ndėrsa pritet tė shpallet nga kryeadministratori Petersen para pėrfundimit tė vitit.
Ligji pėr buxhetin kėtė vit ėshtė miratuar nė procedurė tė pėrshpejtuar me kėrkesė tė qeverisė, ndėrsa qė kostoja buxhetore do tė jetė prej 700 milionė eurosh me njė deficit prej rreth 30 milionėve.
 
Deputetėt miratuan projektligjin me mė shumė se 20 amandamente tė paraqitura nga komisionet pėrkatėse parlamentare qė nga e enjtja kur u miratua nė parim.

Kuvendi ka refuzuar tė miratojė nė kėtė seancė me njė votim edhe buxhetin pėr ART-nė (Autoritetin Rregullativ tė Telekomunikacionit, siē ishte kėrkuar nga komisionet parlamentare, por e ka shtyerė pėr njė seancė tjetėr. Ministri i Ekonomisė dhe Financave, mr.Haki Shatri, sqaroi se nuk ėshtė kompetencė e tij buxheti i ART-sė, andaj, tha se nuk figuron askund as nė projektbuxhetin e paraqitur nga ai dhe se ėshtė ēėshtje e Kuvendit se si e trajton atė.

“Nuk kam as autorizim qė tė arsyetojė, tė mbulojė ose ta qortojė atė buxhet. Por e them qė ART-ja i paraqet tė hyrat nga shėrbimet qė i bėnė si tė hyra vetanake dhe shpenzimet qė do t’i bėjė ajo i arsyeton me veprime dhe programe konkrete. Prandaj edhe kėrkohet qė ai buxhet tė shqyrtohet dhe miratohet ndaras nga buxheti i konsoliduar i Kosovės”, tha ministri Shatri.

Ndėrsa, me kėrkesė tė Grupit parlamentar tė LDK-sė, edhe kryeministri Bajram Kosumi, sqaro ēėshtjen e buxhetit tė ART-sė, duke sugjeruar qė ajo tė jetė nė njė pjesė tė veēantė.

“E mbėshtesė propozimin qė doli kėtu nė Kuvend qė miratimi i buxhetit tė ART-sė, tė shkojė si pikė e veēantė. Ne tash tė miratojmė buxhetin e konsoliduar tė Kosovės, pa kėtė pjesėn e ART-sė. Pajtohemi qė tė jetė pikė e veēantė, dhe ju tė vendosni se kur ta miratoni buxhetin e ART_sė. Mund tė jetė e veēantė, mund tė jetė ndaras, por jo pjesė e buxhetit tė konsoliduar tė Kosovės”, tha Kosumi.

Kuvendi miratoi nė parim me shumicė votash edhe projektligjin pėr arsim dhe aftėsim privat, pastaj miratuan nė parim edhe projektligjin pėr operėn, baletin dhe filarmoninė, si dhe projektligjin pėr tė drejtat dhe liritė e organizimit sindikal.

Kuvendi po i vazhdon punimet e pasdites me shqyrtimin e parė tė projektligjit pėr Inspektoratin e produkteve tė ndėrtimit, pastak ka nė rend dite shqyrtimin e informatės sė pėrgatitur nga qeveria pėr Agjencionin antikorrupcion si dhe ēėshtjen e ndjeshme tė formimit tė komisionit parlamentar pėr siguri.
 
Pėr kėtė ēėshtje deputetėt gjenden para alternativės sė krijimit tė tij si komision i ri parlamentar apo tė shndėrrimit tė Komisionit pėr emergjencė dhe gatishmėri nė njė komision tė atillė, duke aruajtur edhe funksionin aktual.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.