|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Haziri: Procesi i decentralizimit pėrcakton rrugėn dhe principet e procesit tė pushtetit local

 
 

 

19 dhjetor 2005 /TN 

Zėri i Amerikės (16.12.2005) - Intervistoi: Laura Konda

Decentralizimi ėshtė njė nga ēėshtjet e debatueshme mes dy komuniteteve tė Kosovės, shqiptarėve dhe serbėve, pėrfaqėsuesit e tė cilėva kanė paraqitur pikėpamje tė ndryshme pėr vetė konceptin e decentralizmit. Pėr tė biseduar pėr kėtė ēėshtje Zėri i Amerikės intervistoi Ministrin e Pushtetit Lokal tė Kosovės, Lutfi Hazirin.

Zėri i Amerikės: Zoti Ministėr, autoritetet ndėrkombėtare kanė thėnė se decentralizimi do tė jetė thelbėsor pėr rezultatin e bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Si e shihni ju kėtė proces?

Lutfi Haziri: Keni tė drejtė, qė procesi i decentralizimit nė Kosovė, i cili ka filluar para dy vjetėsh e qė ėshtė nė ecje e sipėr, ka qenė i fokusuar nė krijimin e njė kornize ligjore, e cila do tė pėrcaktonte rrugėn, mėnyrėn, dhe principet e procesit tė reformimit tė pushtetit lokal dhe decentralizimit nė pėrgjithėsi. Jemi nė fazėn kur statusi final kėrkon qė ky kontekst tė shikohet nė procesin e zgjidhjes sė problemeve tė tjera nė Kosovė qė kanė tė bėjnė me grupet etnike.

Edhe pse nė tė kaluarėn e afėrme nė pėrgatitjet e kėtij procesi asnjėherė ai nuk ėshtė injoruar, mund tė them se ky vetė ėshtė karakterizuar fillimisht me bashkimin e pikėpamjeve tė tė gjitha komuniteteve politike dhe etnike, pėrkundėr dallimeve nė fillim, ndėrsa roli negativ i qarqeve jashtė Prishtinės ka bėrė qė serbėt etnikė tė Kosovės tė tėrhiqen nga ky process. Dhe ne realisht kėrkojmė si njė nga prioritetet e larta, qė ai do tė vazhdojė edhe gjatė kohės sė statusit, dhe njėkohėsisht, ekipi negociator ka autoritetin qė tė bartė ndryshime eventuale nė kėtė proces nė tė ardhmen e afėrme.

Zėri i Amerikės: Serbėt e Kosovės janė tė pakėnaqur me mėnyrėn se si e trajton qeveria kėtė proces. Si do tė plotėsohen kėrkesat e pėrfaqėsuesve tė pakicės serbe dhe a mund tė gjendet kompromis ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve tė Kosovės pėr kėtė ēėshtje?

Lutfi Haziri: Nė radhė tė pare, serbėt e Kosovės kanė qenė kooperativ]ė dhe ne kemi qenė nė bisedime si tė pėrfshijmė sa mė shumė grupe politike qė pėrfaqėsojnė interesat e grupeve etnike, tė cilat kanė tė bėjnė me interesat e serbėve etnikė dhe lidershipin lokal nė kėtė process.

Konteksti qė ka ekzistuar ka ardhur nga qėndrimi negativ i qeverisė sė Beogradit, e cila ka dashur ta imponojmė nė rrugė tė tjera, pėrmes komunikimeve qė administrata ndėrkombėtare nė Kosovė, mbi baza tė rregullta ka patur tė imponimin e njė dokumenti tjetėr dhe njė rol tjetėr tė Beogradit.

Kjo ka bėrė qė tė thellohet dallimin jo nė mes tė serbėve localė dhe qeverisė sė Kosovės, por nė mes tė qeverisė sė Kosovės dhe tendencės qė Beogradi tė marrė rol aktiv tė pėrfaqėsimit tė interesave tė serbėve nė kėtė process, qė pėr neve ka qenė e papranueshme dhe e tillė do tė mbetet. Prandaj, ne do tė bėjmė pėrpjekje qė kėtė kontekst ta vendosim nė binarė dhe pėr ne ėshtė me interes tė veēantė, qė serbėt e Kosovės tė jenė pjesė e procesit, si komunitet politik dhe etnik i rėndėsishėm…

Dallimi tjetėr qė nuk ka mundur tė tejkalohet, ėshtė se Beogradi zyrtar, pėrveē tendencės qė tė drejtojė, po pretendon nė aspektin territorial, qė pėr ne ėshtė e papranueshme sepse dezintegron komunitetet dhe do tė vendosė njė tendencė pėr kontrolle territoriale. Kjo ambicie ka krijuar probleme dhe konflikte nė ish-Jugosllavi. Ne qėndrojmė kurdoherė nė parimin qė vlerat parimore t’ja ofrojmė tė gjithė qytetarėve dhe grupeve etnike, pėr tė zgjidhur problemet e tyre nė rrafshin e administrimit lokal.

Zėri i Amerikės: Nė kėto kushte, kujt do t’i takojnė kompetencat pėr decentralizmin, qeverisė apo grupit negociator, pra kush do ta drejtojė atė?

Lutfi Haziri: Procesi aktualisht udhėhiqet nga unė si ministėr, nė emėr tė qeverisė dhe nė emėr tė institucioneve tė Kosovės dhe po ashtu, ekipi negociator, pėrmes grupit politik, ka kėrkuar nga unė qė tė jem mbartės i kėtij procesi dhe qė tė pėrgatis tė gjitha materialet qė duhet tė prodhohen dhe tė gjitha oraret e domosdoshme, nė mėnyrė qė ekipi negociator t’i ketė me kohė angazhimet e veta dhe rolin e saktė konform kėrkesave qė do tė vihen nė tė ardhmen e afėrme tė Kosovės. Praktikisht, unė udhėheq ministrinė nė kėtė proces, edhe me autoritetin e grupit negociator dhe insitucioneve tė Kosovės.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.