|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Mitrovica e dytė : Gora ?

 
 

 
18 dhjetor 2005 /TN
 
Dr. Skėnder GASHI - Vjenė
 
 
Ofensiva e „boshnjakėve” pėr kompensim tė humbjeve nė vendin e tyre, nė kurriz tė Kosovės
 
Para shumė vitesh e pata shkruar njė punim thjesht gjuhėsor - onomastik [khs. Shtresa shqipe e etnonimisė dhe e toponimisė sė Gorės, Gjurmime Albanologjike, Seria e shkencave filologjike 9/1979, fq. 115 - 140 dhe botimin gjermanisht Albanisch - slawische Parallelen auf dem Gebiet der Flur- und Spennamen in den Regionen Gora und Opoja , DARDANIA - Zeitschrift für Geschichte, Kultur, Literatur und Politik, 8/ 1999, fq. 55 - 85 ] pėrkitazi me paralelet opojare - gorane nė fushėn e emrave tė vėllazėrive dhe tė mikrotopnimeve tė cilin, duket, instancat politike tė Kosovės kurrė nuk e patėn parasysh, sadoqė unė nuk kam dashur kurrnėjerė dhe nuk dua qė ndonjė punim i imi tė jetė nė shėrbim tė politikės.
 
Mirėpo, kur kėto ditė mė ra tė mėsoj se „pėrfaqėsues” tė goranėve i qenkan drejtuar qeverisė bullgare me njė lutje me shkrim qė kjo (Bullgaria) t’u dalė zot goranėve tė cilėt po e ndjejkan veten pėr bullgarė dhe nga shteti i Bullgarisė po kėrkuakan angazhimin e saj ndėrkombėtar pėr njohje institucionale ndėrkombėtare tė satusit prej minoriteti bullgar tė goranėve nė Kosovė, e ndjej veten - si qytetar i ardhshėm i Unionit Europian - t’i pėrsėdys rezultatet e hulumtimeve tė mia mė shumė se tridhjetvjeēare rreth sė kaluarės, kyresisht mesjetare, tė regjionit tė Gorės.
 
Ky punim i imi ka tė bėjė poaqė edhe me ofensivėn qė, pėrmes njerėzve si Numan Balić e tė tjerė tė cilėt pothuaj se tė papenguar dhe prapa shpinės sė politikės zyrtare kosovare, po e pėrforcojnė tezėn se jo vetėm goranėt, por mbase edhe pomakėt, pėrkatėsisht torbeshėt, po na u dashkan tė jenė boshnjakė.
 
Sipas turrit qė e ka marrė Bosna myslimane pėrmes gojės sė Numan Balić -it nesėr ndoshta edhe kumanėt e sjellur nė shek. 13 edhe nė Kosovė dhe peēenegėt e zhdukur aziatikė poashtu tė shekullit 13 dhe ato dy - tri katunde ēerkezėsh kosovarė dhe ndonjė vėllazėri shqiptare e quajtur Tatari / Tartari, tanimė tė shqiptarizuar, po u dashkan - qė tė gjithė - tė na bėhen „boshnjakė”.
 
Kjo sepse kemi tė bėjmė me njė ofensivė militante tė entitetit tė pjesės boshnjake „myslimane” tė Konfederatės sė BeH, nė e parė e pėrndjekur bogumile / babune / patarene sllavishtfolėse qė kurrė nuk arriti ta ketė identitetin e vet etnik por qė tani, pėrmes gojės sė kelmendasve shqiptarė tė sllavizuar nė krye tė herės tė ritit katolik, tė „boshnjakizuar” pėrmes martesash, tė regjionit tė Sanxhakut qė, tė vendosur nė toka tė buta tė Rrafshit tė Dukagjinit, si ndoshta edhe vetė Numan Balić, ėshtė agresivizuar (pėr tė mos thėnė shqip tėrbuar) deri nė atė masė sa ta ndjejė veten patrone tė tė gjithė myslimanėve aziatikė e tė atyre tė Ballkanit (kushedi ndoshta nesėr edhe mbrojėse e shqiptarėve „myslimanė”?) qė mund ta rrezikojnė qenien e Kosovės si shtet demokratik i kosovarėve dhe i qytetarėve tė tjerė (edhe i atyre qė duan tė jenė „boshnjakė”) tė saj. „Boshnjakėt” kosovarė (Kelmendas tė sllavizuar tė Sanxhakut dhe bij nėnash tė ndershme boshnjake tė baballarėve shqiptarė) shkojnė aqė largė sa, duke vepruar sipas modelit serb se Kosova na qenka mozaik „kombesh e kombėsish” prandaj edhe ambient „multietnik” e jo vend i kosovarėve, edhe pėr dy katunde: Reēanin e pomakėve, pėrkatėsisht torbeshėve tė rrethinave tė Prizrenit dhe Vitomiricėn „boshnjake” tė periferisė sė Pejės po na u dashka tė realizohej statusi prej koumunash mė vete nė mėnyrė qė Balić tė mund t'ia sigurojė vetes njė karrierė politike si kal i Trojės i Serbisė dhe, sa pėr sy e faqe, pėrfaqėsues ilegjitim i entitetit mysliman tė Bosnes.
 
Le tė shohim diēka krejt shkurtazi rreth prejardhjes sė pomakėve / torbeshėve, ēfare janė banorėt e katundit Reēan tė Prizrenit. Le ta nisim kėtė pasqyrė me dėshminė e emrit Pomakovci, tė vėllazėrisė gorane. Pėr grupin etnik tė pomakėve thuhet se ata janė popullatė e Azisė sė Vogėl e sjellur nga pushtuesit osmanė - turqė me qėllim tė popullimit tė viseve tė pushtuara tė Ballkanit me popullatė turqishtfolėse.
 
Grupi etnik i pomakėve ėshtė vendosur dhe vazhdon tė jetojė kryesisht nė Bullgari, Maqedoni e nė Greqi. St. Mladenov shkruante psh. mė 1925 se nė rrethina tė Shkupit e tė Dibrės dhe gjithandej nė pjesėn perėndimore tė Maqedonisė ka pėrplot pomakė tė cilėt „nga vėllezėrit e tyre tė krishterė” ( SG. nėnkupto: bullgarė, maqedonė) po u quajkan me emrin pėrbuzės „torbeši, torbešitĕ”.
 
Pėr Mladenov -in, pomakėt / torbeshėt janė „bullgarė tė muhamedanizuar”. Nė Bullgari, kėta po u quajkan, siē na njofton Jordan Ivanov, [i cili nė referncėn 1 tė punimit tė tij sqaron se ky emėr po rrjedhka nga fjala torbą „strajcė; strajcė lypsaku” dhe se nė krye tė herės kėshtu emėrtoheshin bogumilėt tė cilėt e banin njė strajcė nė tė cilėn gjithmonė kishte edhe njė ungjill. Bogumilėt u quajtėn, sipas J. Ivanov, [Bălgarite v Makedonija ..., fq. 55.] greqisht fundaiti pėrkatėsisht fundatiai (sipas St. Mladenov: fundaité) nga greq. funda, pėrkatatėsisht fśnda = „strajcė”.
 
Edhe kur bogumilėt u islamizuan vazhduan tė quheshin torbeshė. Mladenov thotė se edhe bogumilėt shqiptarė qė kaluan nė katolicizėm po i ruajkan ende disa rituale bogumile dhe po u quajkan edhe sot e gjithė ditėn Funda (SG: Fanda ?). Nga turqėt torbeshėt pou quajkan edhe dilcăzi „tė pagjuhė”, pėrkatėsisht „ata qė nuk dinė turqisht”. Torbeshė paska edhe nė rrethina tė Tikvesh -it, Dibrės, Kėrēovės e tė Shkupit. Kjo popullatė, mė e lashtė se koha e pushtimit osman tė Ballkanit, paska qenė bogumile dhe mė sė lehti, bashkė me bogumilėt e Bosnes, paska konvertuar nė islamizėm. Pėr tė dy kėta dijetarė bullgarė pomakėt / torbeshėt qenkan popullatė bullgare e islamizuar e edhe sot, mbase me tė padrejtė, nė Bullgari e nė Maqedoni e mbajnė pėr tė kėtillė.
 
Gjuha e pomakėve nė Bullgari, pėr tė cilėn thuhet se nė krye tė herės paska qenė turqishtja, ėshtė sot dialekti bullgar i Rodopeve. Sipas regjistrimit tė popullsisė mė 1992 nė Bullgari kishte rreth 65. 000 pomakė. Shoqata pėr Mbrojtjen e Popujve tė Rrezikuar me seli nė Heidelberg kujton porse se nė Bullgari po jetuakan 250.000, ndėrsa nė Greqi 30.000 pomakė. Nė Greqi, pomakėt jetojnė sot vetėm nė Thrakė, sepse tė gjithė pomakėt e Maqedonisė greke u shpėrngulėn nė vitin 1922 pėr nė Turqi, nė kuadėr tė „ndėrrimit tė popullsisė” midis Greqisė e Turqisė. As nė Bullgari, as nė Greqi e as nė Maqedoni pomakėve nuk u ėshtė njohur statusi i minorietit. Dijetarė si Dautat e Geitler mendonin se pomakėt janė nė tė vėrtetė thrakas tė sllavizuar e tė islamizuar.
 
Pomakė / Torbeshė ka edhe nė Kosovė. Tė kėsaj pėrkatėsie etnike janė banorėt e katundit Reēan me 800 - 1. 000 banorė tė rrethinės sė Prizrenit, tė cilėt sot e po e quajkan veten boshnjakė. Banorėt e kėtij katundi pėr veshje tradicionale tė burrave i paskan tierqėt e bardhė dhe kėsulėn e bardhė prej leshi e cila nga kėta po u quajka keće.
 
Njė informant imi nga ky katund mė shpjegonte se instrumentet bazė muzikore tė kėtij entiteti qenkan zurla e tupani i cili ndryshe po u quajka edhe goč; se kėto instrumente na qenkan marrė nga shqiptarėt dhe se pjesa mė e madhe e ceremonive tė dasmės qenkan tė ngjashme me ato tė shqiptarėve. Banorėt e kėtij vendbanimi, kėshtu mė mėson informanti im, nė shtėpi po e fliskan njė variant tė bullgarishtes qė po ndryshuaka nga ai i folur nga goranėt, ndėrsa pėr gjuhė tė administratės e paskan variantin e sandardizuar tė serbishtes.
 
Duke e anuluar mundėsinė qė ndonjė bashkėsi fisėrore do tė shpėrngulej nga fusha nė bjeshkė, ka vend tė paravendohet qė ndoshta banorėt  pomakė / torbeshė tė Reēanit tė Prizrenit qė sot kanė nisur ta mbajnė veten pėr „boshnjakė” do tė jenė pjesė e vėllazėrisė sė Pomakovci -ve goranė qė do tė jenė zhdjergur nė rrafsh - si rezultat i fenomenit tė „territorializimit” tė katuneve blegtorale tė arbanasėve e tė vllehėve. Vetėm njė kokė si ajo e N. Balić -it mund tė tentojė tė nxjerr entitet mė vete madje edhe boshnjak tė goranėve vllehė dhe njė komunė mė vete tė torbeshėve tė Reēanit me mė sė shumti 1.000 banorė qė nuk e kanė as mė tė voglėn lidhje as etnike e as histiorike me kelmendasit e sllavizuar prej nga vjen kumbara Balić i komunave tė reja.
 
Praninė historike tė grupit etnik tė jurukėve e dėshmojnė jo vetėm mikrotoponimet Lama Jyrykut dhe Vorras i Jyrykut nė katundin Kosavė tė Opojės, porse edhe emrat Jurukovci / Urukovci tė njė vėllazėrire tė krahinės sė Gorės.
 
Mikrotoponimet opojare dhe emri i vėllazėrisė gorane e pėrmbajnė emrin e popullatės baritore tyrkmene tė Jyrykėve me origjinė nga Azia e Vogėl. [mė gjerėsisht pėr shtrirjen dhe pėr pėrkatėsinė etnike tė Jurukėve khs. Ćiro Truhelka: Über die Balkan-Juruken, Revue intrnational des études balkaniques I, Beograd, 1934 dhe Fehim Bajraktarević, O Jurucima, nė Plitika 6, 7, 8, 9 I, 1933, XXXX, Nr. 8858];. pėr si popullatė tyrkmene. Kjo popullatė u soll nė Ballkan nga ushtria osmane qė nė kohėn e pushtimit tė Ballkanit, pikėrisht nė fillim tė shek. 15.
 
Gjuhė amėtare e kėtij minoriteti tė vogėl, pjesė e tė cilit jeton sot nė Maqedoni, ėshtė turqishtja. Nga Jurukėt ka depėrtuar nė bullgarishten e nė serbishsten, jo porse edhe nė shqipen e nė rumanishten (nė tė cilat ekzistojnė fjalėt vendėse apo tė trashėguara nga njė subsrat ilir - thrakas shq. dhallė rum zară,) fjala jogurt. Nė asnjėrėn nga kėto dy krahinėza nuk ka sot individė apo vėllazėri qė e deklarojnė veten pėr jurukė. Asimilimi i tyre nė goranė e ndoshta edhe nė shqiptarė e dėshmon lashtėsinė e kėtyre dy popullatave: shqiptare (nė Opojė) dhe sllavishtfolėse, gorane (nė Gorė). Tė njėjtėn gjė na e tregon edhe emri i vėllazėrisė gorane Pomakovci.
 
Nė vazhdim po sjell vetėm fragmente nga variantet e punimit tim tė gjatė tė botuar shqip e gjermanisht dhe tė versionit tė tij tė pėrpunuar rrėnjėsisht, nė dorėshkrim, mbi Gorėn e goranėt. Nė bazė tė hulumtimeve tė mia tridhjetėveēare mė rezulton se:
 
Gora, bashkė me Opojėn (sh. mė poshtė), janė zona dialektore e etnologjike tė cilat shtrihen midis qyteteve tė Prizrenit nė Kosovė, Tetovės nė Maqedoni dhe Kukėsit nė Shqipėri. Krahina e Gorės ngėrthen nė vete kėto katunde: Baēkė, Borje, Brod, Cėrnalevė, Dikanci, Dragash (emri mė i vjetėr Krakojšte), Glloboēicė, Kosharisht, Kukolan, Lubovishtė, Mlikė, Orēikėl, Orēushė, Orgosht, Oresh, Pakish, Radesh, Rapēė, Restelicė, Vranisht, Zapod, Zlipotok e Shishtavec. Administrativisht, tė gjitha kėto katunde i takojnė komunės sė Dragashit.
 
Dėshmia mė e vjetėr e pėrmendjes sė Gorės pėr regjion mė vete rrjedh nga viti 1348. Ekzistimin nė kontinuitet tė kėsaj krahine e dėshmnon mbase edhe dėshmia e vitit 1571 kur nė katundin Zaplugjė tė Opojės shqipfolėse pėrmendet njė Bashtina e Kola Gorės, qė ishte nė dorėn e Hasanit, tė birit tė Memit, kalorės. [sh. Selami Pulaha, Tė dhėna ekonomike dhe demografike pėr krahinėn e Opoljes (Opoja), Studdime Historike 3/ 1975]
 
Pėrkitazi me prejardhjen, pėrkatėsisht me pėrkatėsinė etnike tė popullatės sė regjionit tė Gorės nuk janė shkruar edhe gjithaqė shumė trajtesa. Pjesa mė e madhe e studimeve tė shkruara pėrkitazi me prejardhjen e popullatės sė kėtij regjioni ėshtė e karaktetrit dialektologjik e etnografik, gjithherė porse punime tė motivuara politikisht. Janė bėrė pėrpjekje qė materiali onomastik i kėtij regjioni tė vlerėsohet nė aspekte tė ndryshme, sepse Gora - duke qenė zonė kryesisht blegtorale, si njė ishull gjuhėsor, njė oazė gjuhėsore sllavofone mespėrmes zonave me banorė shqipfolės - paraqet njėrin ndėr regjionet shumė interesante qė meriton tė studjohet nė rrafshe tė ndryshme tė dijes filologjike.
 
Mbase pikėrisht pėr kėtė arėsye edhe rezultatet e deritanishme tė studiuesve - sidomos pėrsa i bie pėrkatėsisė sė gjuhės qė e flasin goranėt e prandaj edhe pėrsa i bie pėrkatėsisė etnike tė folėsve tė asaj gjuhe, janė aqė tė ndryshme e aqė kundėrthėnėse.
 
Njohėsi i mirė i historisė antike dhe sidomos i asaj mesjetare tė shqiptarėve, kroati Milan Šufflay, kur po fliste pėr Kucovllehėt, tė cilėt ky i barazon thjesht me rumunė, thoshte se kėta paraqisnin nė mesjetė njė „Kontinuitet tė zonės dalmate tė Morlakėve / Morovllėheve tė Zetės Lindore ose tė Malit tė Zi. Kjo degė (e vllehėve) nė perėndim tė Drinit tė Zi deri nė masivin e Bjeshkėve tė Nemuna shqiptare paraqiste nė mesjetė njė brez interesant tė simbiozės etnike, nė tė cilin popullata blegtorale shqiptare e rumune u shkri me bujqėrit sllavė”. [ khs. Serbėt dhe Shqiptarėt, Prishtinė, 1968, fq. 29.]
 
Pikėrisht ky konstatim, pėrkatėsisht kjo simbiozė, nuk u muarr parasysh nga studiues bullgarė e serbė, prandaj pėrkatėsia gjuhėsore e goranėve ka mbetur deri edhe nė ditė tonat njė pikė kontestuese, sidomos midis dialektologėve e filologėve bullgarė e serbė, sepse filologjia shqiptare nuk ėshtė marrė me kėtė ēėshtje - sado qė kjo nuk do tė duhej tė ishte kaqė indiferente ndaj njė problemi tė hapėsirės sė vet etnolinguistike. Kėshtu, filologu bullgar St.
 
Mladenov shkruante qysh mė 1925 psh. se nė tė folmen e katundeve tė Gorės zanorja ă (ъ) e bullgarishtes sė vjetėr ( = sllavishtes sė vjetėr) u reflektua kėndej nė o dhe ă (ь) u reflaktua nė e si edhe nė bullgarishten e vjetėr dhe jo nė a si nė serbishten e vjetėr: khs. bulg. son serb. san „ėndėrr”, bllg. pčsok serb. pesak „zall, rėrė”, bullg. vņsok serb. vosak „dyll”, ņcet serb. ocat „uthull”, bullg. lčsno serb. lako „lehtė”, bullg. dčneska serb. danas „sot” etj.
 
Sė kėndejmi, Mladenov e nxjerr pėrfundimin se „Tė folmet e disa katundeve nė veri tė Maleve tė Sharit me qendėr Sreckėn dhe sidomos ato tė popullatės sllave(sic !) tė Gorės „Gora” (= Gora e Prizrenit”), nė perėndim tė Maleve tė Sharit [...] i kanė mė vete tė gjitha veēoritė e bullgarishtes, si nė rrafshin e morfologjisė e tė sintaksės, ashtu edhe nė atė tė fonetikės”. [khs. Prof. Dr. St. Mladenov, Bemerkungen über die Albaner und das Albanische in Nordmazedonien und Altserbien, Balkan - Archiv 1 (1925), fq. 58, 59]
 
Edhe historianė e etnografė tė tjerė bullgarė e konsiderojnė popullatėn e Gorės pėr popullatė bullgare. Sipas mendimit tė J. Ivanov, [pa e pas theksuar se prej kur, pėrkatėsisht prej pushtimit bullgar nė shek. 9 tė pjesės mė tė madhe tė hapėsirės etnolinguistike tė shqiptarėve] deri nė fund tė shek. 12 psh. Prizreni dhe vendbanimet pėrreth tij paskan qenė tė banuara nga njė popullatė bullgare.
 
Vetėm pas pėrpjekjeve tė suksesshme tė kontit tė Madh rasian Stepan Nemanja, i cili e synonte bashkimin e fiseve tė serbėve dhe sidomos gjatė kohės sė sundimit tė Stefan Uroš- it I (1243 - 1276) Prizreni, Maqedonia Perėndimore bashkė me Shkupin, Tetovėn e me Dibrėn ranė nėn sundimin serb e prandaj edhe fuqia bullgare qenka vyshkur.
 
Mirėpo, popullata bullgare paska mbetur tė jetojė edhe mė tutje nė rrethina tė Prizrenit e tė Tetovės, pėrkatėsisht nė tė 40 katundet e Gorės dhe kjo popullatė po e fliska edhe sot e gjithė ditėn bullgarishten, sado qė kjo popullatė ėshtė e pėrkatėsisė fetare myslimane. Rrethanėn qė banorė tė disa katundeve gorane po fliskan shqip, Ivanov e sqaronte, pėr mendimin tim shumė lehtė, me rrethanėn se kėtė gjuhė goranėt thjesht e paskan marrė nga fqinjėt e tyre shqiptarė.
 
Nė mbėshtetje tė hulumtimeve tė tij, ky dijetar i dilte zot mendimit se edhe emrat e vendeve si Celogražda (shq. Sallagrazhdė), Graždanik, Leštance, Ljubižda, Leskovec, Krstec, Kostrec, (shq. Kosterc), Našec, Tupec, Bubovec, Gradec (shq. Griēevc) dhe tė tjera nė rrethina tė Suharekės, pėrkatėsisht nė regjionin e Gorės, qenkan toponime me prejardhje bullgare. [khs. Bălgarite v Makedonija, Izdiranija i dokumenti za tehnoto poteklo, ezika i narodnosta s etnografskata karta i statistika, Sofija 1917, fq. 47, 52 referenca. 1]
 
Pėr ndryshim nga politika tradicionale dhe bashkėkohore serbe, dialektologėt serbė, nga ana tjetėr, ose e konsiderojnė tė folmen e goranėve pėr dialekt serb ose janė pak mė tė rezervuar nė dhėnien e mendimeve tė prera. Kėshtu, dialektologu serb A. Belić ishte psh. i mendimit se zhvillimi i dialekteve tė serbishtes ėshtė i pandashėm nga procesi i kolonizimit serb tė Kosovės sė sotme.
 
Ai thotė se: „Drejtimin e kolonizimit serb mund ta karaktzerizojmė pėrgjithėsisht sipas qendrave dhe selive tė sundimtarėve serbė si para ashtu edhe pas Betejės sė Kosovės. Kėto qendra e seli u shtrinė nė shek. 13 nga Ras- i (Arsia parasllave, serb. Raška, afėr Novi Pazar- it) nė drejtim tė Prishtinės. Prej kėndej depėrtoi pastaj nė shek. 14, gjatė kohės sė sundimit tė carit Dušan, nė drejtim tė Prizrenit e tė Shkupit.
 
[...] Nė mbėshtetje tė gjithė kėsaj mund tė thuhet se gjuha e shtetit tė vjetėr serb e kishte pėr qendėr Rashėn. Kjo gjuhė shėrbeu pėr bazė tė zhvillimit tė kėtyre dialekteve. Derisa gjuha jonė (mendohet serbishtja S. G.) nė jug tė Maleve tė Sharit dhe tė Shkupit u zgjerua nė drejtim tė Prilepit e tė Velesit dhe nė vende tė tjera e ruajti formėn e saj arkaike, nėn ndikimin e tė folmeve jugore maqedone rrėnzė Sharit u krijua nė Prizren e nė vendbanimet pėrreth tij nė drejtim tė Shkupit e Kumanovės e folmja e Prizrenit, veēoritė mė tė moēme tė sė cilės i heqin rrėnjėt nga shekulli 12”. [sh. A. Belić, Stara Srbija s istorisko - jezične tačke gledišta, Beograd 1912, fq. 7 - 9.]. P. Ivić, njohėsi mė i mirė ndėr tė gjallėt i historisė sė gjuhės serbe, nuk deklarohet qartazi sa i pėrket dialektit tė goranėve.
 
Ai e vendos kėtė tė folme nė lindje tė linjės sė izoglosave dhe mendon se megjithatė „pėr dialekte serbe tė konsiderohen ato qė edhe fliten nga serbėt”. [ sh. Die serbokroatischen Dialekte, ihre Struktur und Entwicklung, Mouton s’ Gravenhage 1958, fq. 44.]
 
Flaka e luftės midis dijes filolologjike e tė politikės shtetėrore bullgare dhe tė asaj serbe drejt determinimit tė pėrkatėsisė gjuhėsore tė sė folmes sė goranėve dhe tė pėrkatėsisė etnike tė tyre u shua pas Luftės sė Dytė Botėrore. Kjo ndodhi nė rend tė parė pse nga politika e Titos u krijua artificialisht mė 1948 njė gjuhė e ashtuquajtur maqedone dhe njė komb maqedonas, kėshtu qė luftėn e tyre filologjike - historike -politike bullgarėt e orientuan tani rreth dokumentimit tė ngutshėm politikisht atual se nė vetė Maqedoninė nuk ka ndonjė popull „maqedon” dhe se nuk ekziston sė kėndejmi as edhe njė „gjuhė maqedone”.
 
Pėr konseguencė, sa mė tė fortė qė maqedonėt e ndienin veten nė sjelljen e dėshmive pėr identitetin e tyre mė vete nacional „maqedonas”, gjithnjė e mė shumė angazhoheshin tani qė ta dėshmonin madje edhe identitetin etnik e gjuhėsor maqedonas tė minoriteteve sllavishtfolėse tė goranėve, tė pomakėve, pėrkatėsisht torbeshėve, tė jurukėve e tė grupeve etnike tė tjera tė besimit islam tė sjellura nė Ballkan nga pushtuesit serbė tė shek. 13 dhe nga pushtuesi otoman tė shek. 15. Sot kėshtu po sillet entiteti boshnjak i BeH dhe filialat e tij nė Kosovė.
 
Sot, gjendja ėshtė sa vijon: Goranėt, pa pėrjashtim, i takojnė besimit islam. E folmja e tyre sot ėshtė sllave, pėrkatėsisht me shumė veēori tė bullgarishtes. Muzika popullore dhe instrumentet muzikore tė goranėve janė nė mos idektike, atėherė sė pakut fort tė ngjashme me ato tė fqinjėve tė tyre shqipfolės tė krahinės sė Opojės, sidomos surla e tupani. Goranėt e kanė pothuaj po atė veshje si edhe fqinjėt e tyre opojarė shqipfolės dhe poatė tė shqipfolėsve tė Kukėsit e tė rrethinės sė tij (nė Shqipėri) si edhe atė tė shqiptarėve tė Malėsisė sė Tetovės.
 
Thėnė shkurt, vėshtruar nė aspektin etnografik, goranėt janė shqiptarė, ndėrsa nė aspektin gjuhėsor, thėnė nė pėrgjithėsi, janė sllavė. Pėr shkak tė lėkundjes sė tyre tė pėrherėshme varėsisht nga moti politik se cilit etnos nė tė vėrtetė i takojnė kėta, Goranėt kanė qenė dhe janė objekt qė pėr shumė kohė janė pėrdorur pėr Kal Troje e pėr Kolonė e Pestė pėrbrenda territorit gjuhėsor tė shqipes: njė kohė pėr bullgarėt, pastaj pėr maqedonėt. Kohėve tė fundit, sidomos pas mbarimit tė Luftės pėr Kosovėn (1999), goranėt janė bėrė objekt pėrfitimi midis Serbisė e, pėr ēudi, edhe Bosnės myslimane.
 
Pėrkundėr pėrkatėsisė sė kryeherėshme etnike josllave, pėrkatėsisht vllahe tė ardhur nė Kosovė si vllehė tė sllavizuar nga Bullgaria e nga hapėsira shqipare e bullgare e shtetit tė quajtur Maqedoni (sh. mė poshtė) me bullgarishten si gjuhė tė tyre tė tamlit dhe si grup etnik i islamizuar nė hapėsirėn ku jetojnė edhe sot, goranėt [falė lėkundshmėrisė sė tyre kronike] u bėnė element shumė i lakueshėm, i gatshėm tė bie nėn ndikimin e politikave tė ditės. Kjo shihet mė sė miri kohėve tė fundit kur kjo popullatė, e ngopur nga propagandat bullgare, maqedone e serbe, po deklarohet pėr „boshnjake”.
 
Mbetet porse fakt se, pa e marrė parasysh pėrkatėsinė e tyre tė kryeherėshme etnike vllahe, goranėt kanė jetuar dhe jetojnė nė njė simbiozė tė fortė me fqinjėt shqipfolės tė tyre dhe pėr pasojė janė ndikuar nga ata dhe mund tė kenė ndikuar edhe kėta vetė mbi fqinjėt e tyre shqiptarė, me tė cilėt kufizohen nė kuptimn e mirėfilltė tė fjalės, nga tė katėr anėt e horizontit. Gjurmėt dhe pasojat e simbiozės me shqifolėsit janė tė forta sidomos nė mentalitetin, veshjen, muzikėn, besimin, porse edhe nė fushė tė leksikut dhe sidomos nė rrafshin e paraleleve tė shumė emrave tė vendeve (mikroponimeve) dhe tė emrave tė familjeve, pėrkatėsisht tė vėllazėrive qė kėta i kanė nga njė substrat i pėrbashkėt josllav e jooriental me shipfolėsit e regjionit tė Opojės.
 
Pa pretendime se pėrmes kėtij shkrimi fragmentar do tė zgjidhet njėherė e mirė ēėshtja e pėrkatėsisė etnike tė goranėve, sepse nė rastet e minoriteteve qė regjimet serbe tė tė gjitha kohėrave i krijuan dhe sidomos i keqpėrdorėn pėr ta zvogėluar forcėn vendimmarrėse politike tė popullatės prej mbi 90% shqiptare tė Kosovės, nuk e kanė respektuar dhe nuk e respektojnė historinė, synim i kėtij shkrimi ėshtė paraqitja ekzemplare vetėm e substratit roman ballkanik dhe e superstratit shqip, jo porse edhe e shtresave greke - bizantine, sllave e orientale nė emrat e vėlazėrive dhe tė mikrotoponiminė e regjionit tė Gorės nė relacion me atė tė krahinės fqinje shqipfolėse tė Opojės. Dhe, kėtė prerje kohore tė shtresimeve gjuhėsore e etnike e bėjnė tė mundshme pikėrisht emrat e vėllazėrive.
 
Nė kėtė kontekst dėshmohet se shumė emra familjesh tė banorėve tė Gorės, tė parė nė kuadrin e arealit onomastik qė kėta e krijojnė bashkė me emrat e familjeve e tė vėllazėrive tė banorėve tė viseve tė tjera tė banuara nga shqiptarėt, janė mė tė vjetėr se shtresimet e mėpastajme (sidomos mė tė vjetėr se shtresat sllave e orientale e emrave personalė) tė banorėve tė kėtij regjioni.
 
As nė dokumetacionin kishėtar serb tė shek. 14 e as nė defterėt osmanė tė regjistrimit tė kryefamiliarėve tė shekujve 15 - 17 nuk pėrmendet ndonjė grup etnik me emrin goran/ė. Popullata e regjionit tė Gorės nuk pėrmendet nė kėto burime, qė edhe janė tė vetmet nga tė cilat mund tė pritej njė gjė e tillė, sikur tė kishte pasur ndonjė emėr etnik mė vete i cili mė vonė do tė ndryshohej e do tė vazhdohej deri nė ditė tonat. Fundja, emri goran ėshtė emėr qė e shenjon banorin e quajtur nė bazė tė emrit Gora tė regjionit.
 
Si i kėtillė emri goran nuk ėshtė kurrfarė distinktivi pėr pėrkatėsinė etnike, gjuhėsore e religjioze tė banorėve tė vendosur aty. Rrethana qė njė grup etnik quhet sipas vendit qė e banon tregon rėndom se nė kėso rastesh kemi tė bėjmė me njė popullatė tė ardhur, tė vendosur nė atė vend ashtu siē do tė kuptohej psh. edhe emri maqedon = banor sllav nė hapėsirėn e popullit parasllav makedon; crnogorac = banor i vendit tė quajtur Crna Gora „Mal i Zi” etj. Kjo tezė bėhet mė e pranueshme edhe po u tėrhoq njė paralele psh. me popullatėn fqinje shqipfolėse tė Opojės e cila nuk e ka pėr emėr etnik emrin e regjionit, por emrin e mirėfilltė nacional: shqiptar, e vėrtetė kjo qė vlen edhe pėr popullatėn e viseve tė tjera pėrrreth, tė banuara kryesisht me shqiptarė.
 
Pėr t’u sqaruar mbetet koha e ardhjes sė mundshme e popullatės gorane. Nga aqė burime sa ka pėr kėtė regjion mėsohet se emrat e sotėm tė vendbanimeve tė kėtij regjioni janė poata qė dėshmohen mė 1348. Kjo don tė thotė se kjo popllatė ishte kėtu shumė kohė para lindjes sė krisobulės serbe tė shek. 14. Nė dritėn e ruajtjes sė disa toponimeve nė trajtat bullgare tė tyre dėshmohet se procesi i serbizimit onomastik tė kėsaj zone malore ishte fort mė i dobėt se nė viset rrafshinore.
 
Vazhdimėsia e toponimisė bullgare dhe sidomos dėshmimi i emrave tė vendeve me prejardhje tė latinitetit ballkanik, pėrkatėsisht vllahe siē ėshtė psh. emri i njė lugu qė pėrbėnte kufirin midis bjeshkės sė katundit Radesh tė Gorės dhe regjionit tė Opojės tė quajtur mė 1348 tudorč dolă; njė pikė tjetėr e kufirit tė kėsaj bjeshke e quajtur Milšor dhe vendi tjetėr i quajtur Milšin katună [sh. Hrisovulja…., fq. 300 - 301] dėshmojnė se nė kėtė zonė kishte edhe shumė kohė para shek. 14 njė popullatė romane ballkanike, pėrkatėsisht vllahe.
 
Toponimi i parė Tudorč doll ėshtė i tipit antroponmik. Nė kėtė emėr vendi ruhet antroponimi i gjithkrishterė me origjinė greke Theņdoros nė trajtėn karakteristike rumune, vllahe tė tij Tudor; nė toponimin e dytė ruhet njė trajtė e shkurtėr e njė baze antroponimike Mil- i zgjeruar kėtu me prapashtesėn karakteristike vllahe tė pėrkėdhelisė -şor (ks. emrin e katundit Nishor tė Suharekės dhe emrin e vėlazėrisė Brajshor nė katundin me emrin poashtu vllah Sharban tė Prishtinės; emrin Nekshor, nė shek. 16 ishte shėnuar pėr katund mė vete, ndėrsa sot lagje e katundit Prapashticė tė Prishtinės; Skokshor - kemi tė bėjmė me emrin e njė ujvareje nė rrethina tė Istogut, tė dėshmuar nė shek. 13 [Khs. Fr. Miklosich, Monumenta serbica…, fq. 86] etj.
 
Kjo prapashtesė e rumanishtes dėshmohet edhe nė emrin e vreshtės Dabshor i cili (emėr) pėr nė rrethina tė Prizrenit pėrmendet nė vitet 1198 - 1199 [khs. St. Novakvić, Zakonski spomenici …, fq. 384.]) ndėrsa nė toponimin e tretė kemi tė bėjmė me antroponimin sllav Mil- nė gjinoren sllave dhe me fjalėn me pejardhje nga shqipja katun(d) nė kuptimin e kryehershėm tė saj „tban”.
 
Se kėto mikrotoponime qė e dėshmojnė praninė qė para shekullit 14 tė elementit roman ballkanik - pararendės tė goranėve tė sotėm - nuk janė tė rastit e tregon rrethana se edhe sot ka ndėr emra vėllazėrish tė goranėve sish me prejardhje vllahe. Tė kėtillė janė psh. emrat Surdulovci nga rum. surd „i shurdhėt”; Ēuēulovci (khs. mb. rum. Cucea, Cucescul, Cuceşti etj.); Ursulovci nga rum. urs㠄arushė”, Muševci (khs. antroponimin vllah Muşat, emrin e vėllazėrisė Muşateşti dhe emrin e katundit Mushtisht tė Kosovės) qė rrjedhin nga mbiemri sinonim muşat „i bukur” i mbiemrit bucur pėrkatėsisht a se bucura „i lumtur, gazmor” tė rumanishtes.
 
Nė tė mirė tė pranisė sė njė popullate romane ballkanike nė regjionin e Gorės do tė fliste ruajtja deri nė ditė tonat e mikrotoponimeve latine- ballkanike si Udha pukė nga emri latin ballkanik *Via publica nė katundin e sotėm Zgatar tė Opojės, emri Blaq (nga antroponimi me pejardhje latine Blasius) dhe ruajtja e fjalės kurt,-i nga lat. ballkanike curtis „oborr, kopėsht” nė tė folmen shqipe tė krahinės sė Opojės dhe nė mikrotoponiminė e kėtij regjioni.
 
Pėr lashtėsinė e popullatės sė sotme sllavofone nė regjionin e Gorės flet edhe kontinuiteti absolut i emrit Dikanoviki tė priftėrinjėve tė vitit 1348 (tė cilėt nuk kanė mundur t’i takojnė kurrnjė kishte tjetėr pėrpos asaj orthodokse serbe) tek emri i vėllazėrisė sė sotme Dikanovci tė katundit Brod tė regjionit tė Gorės si edhe kontinuiteti territorial - emėror i mikrotoponimit mesjetar potokь makočevski tek emri homonim Makočevci i vėllazėrisė gorane katundit Brod tė regjionit tė Gorės.
 
Dėshmitė e tjera jashtėgjuhėsore e gjuhėsore vėrtetojnė se edhe popullata e sotme sllavofone e regjionit tė Gorės jetonte nė shek. 14 po nė kėtė regjion, si edhe popullata edhe sot shqipfolėse e krahinave fqinje tė Opojės, Malėsisė sė Tetovės dhe tė regjionit tė Kukėsit. Ndryshe, do tė ishte e vėshtirė, pėr tė mos thėnė e pamundshme, tė gjendet ndonjė saqrim tjetėr pėr inkuadrimin plotėsisht tė emrave tė vėllazėrive, tė mikrotoponimeve e pjesėrisht edhe tė emrave tė vendbanimeve nė arealin gjuhėsor tė shqipes nė lashtėsinė mesjetare dhe kėtė tė sotmin.
 
Pėrputhja e jo pak emrave tė vėllazėrive tė popullatės sė Gorės, pa e marrė parasysh prejardhjen e atyre emrave, me emrat e vėllazėrive tė popullatės shqipfolėse tė krahinės sė Opojės, tė Malėsisė sė Tetovės, tė vendbanimeve tė Kukėsit tė dėshmuar nė fillim tė shek. 15 e lejon nxjerrjen e pėrfundimit se kėtu kemi tė bėjmė me njė bashkėjetesė aktive midis kėtyre dy popullatave - rezultat i sė cilės ėshtė madje mė parė bullgarizimi „goranizimi” i mundshėm i disa vėllazėrive shqiptare se sa shqiptarizimi i vėllazėrive vllahe bullgarishtfolėse, pėrkatėsisht gorane.
 
Kėtė do ta ilustronin mjaft mirė emrat shqiptarė psh. tė vėllazėrive gorane: Bajzovci (nga emri shqip bajzė i shpendit Fulica), Baljevci (nga abtroponmi shqip Balė,-a), Bibarovci (nga antroponimi shqip Bib nga lat. Bibius, Vibius), Bufle (nga shq. buf,-i „hut” zool. noctua, nottola, ulula, alocco,); Cakovci (khs. emrat shq. Cak, u/ Cakė/a ), Cekovci (khs. mbiemrin shq. Ceka), Ćafševci (khs. shq. Qaf'-lesh ); Krčovci ( khs. variantin shqip tė emrit Kėrēovė tė qytetit, sllav. Kičevo); Kokljevci (khs. mibiemrat e shqiptarėve Koka, Kokaj); Kolješevci (khs. mbimerat e shqiptarėve Kolaj, Kolshi, Koleci etj.); Lekovci (khs. mbiemrat e shqiparėve Leka, Lekaj), Likovci (khs. antroponimin e shqiparėve Lik dhe emrat e vėllazėrive Likaj, Liku etj.); Ljokanovci (khs. mbiemrat e shqiptarėve Lokaj), Luminci (khs. antroponimin e shqiptarėve Lum dhe emrat e vėllazėrive Lumaj, Lumi); Malezinci (nga emri i njė vendi tė quajtur Mali i Zi, qė ishte nė kėtė regjion); Rendovci (nga fjala shqipe rendės „vrapues”); Shatinci (nga fjala shqipe shat, fshat „katund”); Shukekinci (nga trajta e shkurtėr shqipe Shuk e antroponimit tė shqiptarėve Pashk) etj. qė tregon se goranėt bashkėjetuan me pararendėsit e popullatės sė sotme shqiptare tė krahinės fqinje tė Opojės e mė gjerė mė heret se shek.
 
14. Pėrputhjet e emrave tė goranėve me ata tė shqiptarėve janė rezultat i njė homogjeniteti onomastik tė viseve tė banuara nga shqiptarėt. Homogjeniteti ėshtė rezultat edhe i njė substrati tė pėrbashkėt etnik roman ballkanik dhe i superstrateve tė pėrbashkėta onomastike tė mėvonėshme. Sė kėndejmi do tė mund tė mbrohej edhe mendimi se tek popullata e sotme sllavishtfolėse e Gorės kemi tė bėjmė me dy shtresa romane ballkanike: shtresa mė e vjetėr autoktone romane ballkanike tė cilės i takojnė edhe dardanė, ilirė e thrakė tė romanizar dhe njė shtresė mė tė re vllehėsh tė ardhur pas pushtimit bullgar tė Prizrenit e cila (shtresė) ishte sllavizuar (bullgarizuar) gjuhėsisht qysh nė pjesėn jugore tė Ballkanit.
 
Kėta erdhėn kėndej si tė krishterė tė ritit orthodoks, me bullgarishen gjuhė tė kishės. Dhe, kėta as nuk kanė pasur kurrė e nuk kanė as sot asgjė tė pėrbashkėt, nė kuptimin etnk, me boshnjakėt. Duket se kjo rrethanė tregon pėrse kisha serbe nuk shturi rrėnjė e pra as nuk e arriti serbizimin e kėsaj popullate.
 
Rrethana qė kėta vllehė nuk u shqiptarizuan mbase mund tė shpjegohet me paravendimin qė popullata shqiptare e krahinės fqinje, e Opojės - si vazhdim territorial i Pultit katolik pėrkatėsisht i Principatės sė Arbėrit - do tė ketė qenė e besimit tė krishterė tė ritit katolik. Duket se nė kėtė mes ndikoi edhe rrethana qė vala e dytė e vendosjes sė vllehėve bullgarishtfolės ishte mė masovike. Po tė mos ishte kėshtu, edhe kėta do ta pėsonin fatin, pėrkatėsisht serbizimin - siē ndodhi me vllehėt e „katunit tė bullgarėve” tė vitit 1313 sot shqip Bugariq, serb. Srbobran tė Mitrovicės dhe fatin e pothuaj tė gjitha katuneve tė shkapėrderdhura tė vllehėve tė shek. 14 nėpėr Kosovė, shqiptarizimi dhe serbizimi i tė cilave ka pėrfunduar qysh nė shek. 15.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.