|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Sjekel: Rritja e tė ardhurave nga taksat do tė kėrkojė kohė

 
 

 

16 dhjetor 2005 /TN 

Zėri i Amerikės (16.12.2005) - Intervistoi Rudina Dervishi

Shefi i misionit tė Fondit Monetar pėr Shqipėrinė, Istvan Sjekel thotė se rritja e tė ardhurave nga taksat do tė kėrkojė njė kohė tė gjatė dhe ndryshimi i kulturės sė institucioneve qė merren me grumbullimin e tyre ėshtė i vėshtirė.

Ndėrsa politikanėt nė Tiranė debatojnė dhe kritikojnė shifrat nė projekt-buxhetin e ri, kėtu nė Uashington, shefi i misionit tė FMN-sė, Istvan Szekely shprehet i kėnaqur ndaj angazhimit tė qeverisė shqiptare pėr realizimin e reformave tė rėndėsishme strukturore qė parashikohen nė programin tre-vjeēar.

"Nė kėtė program ka reforma tė rėndėsishme strukturore nė fushėn e administrimit dhe politikave tė taksave ku arritėm mirėkuptim tė plotė. Qeveria ka formuluar njė plan veprimi bazuar nė rekomandimet e ekspertėve tanė dhe po punohet pėr zbatimin e tij”.

Zėri i Amerikės: Projekt buxheti i sivjetshėm ėshtė njė nga mė tė debatueshmit mes partive politike. Ēfarė ndryshimi do tė sjellė programi i ri i FMN-sė nė krahasim me atė tė kaluarin? 

Itsvan Sjekel: Kėtė herė insistuam tė ketė mė shumė rezerva nė buxhet. Rezervat duhen parė si rripat e sigurimit nė makinė qė nuk hyjnė nė punė pėrveēse kur bėn aksident. Rezervat duhen nė rast se nuk dalin parashikimet ose nė rast se ndodhin situata tė papritura si kriza energjitike. 

Zėri i Amerikės: Politika e taksave ėshtė kritikuar nė tė kaluarėn si jo funksionale pėr tė grumbulluar taksat nga bizneset e vogla. Sipas opinionit tuaj, a ka kontroll dhe procedura tė mjaftueshme qė do tė lejojnė qeverinė pėr tė rritur tė ardhurat nga taksat?

Itsvan Sjekel: Ritja e numrit tė taksapaguesve kėrkon pėrmirėsimin e procesit tė grumbullimit tė taksave dhe pakėsimin e ekonomisė informale. Ky ėshtė njė proces qė zgjat dhe nė shumė vende, sipas pėrvojės qė kemi, kėrkohet tė paktėn njė vit kohė ose mė shumė.

Sigurisht shpresojmė qė Shqipėria tė jetė mė e shpejtė nė kėtė drejtim. Qeverisė ka hartuar njė plan pune pėr zbatimin e kėsaj reforme taksore qė duket i arėsyeshėm dhe FMNja po punon me tė nė kėtė drejtim. Jemi gati tė japim ndihmė tė mėtejshme teknike nėse ėshtė e nevojshme.

Personalisht jam i bindur se tė gjithė ata qė po merren me zbatimin e reformės janė tė angazhuar seriozisht dhe tė aftė por kjo aftėsi kėrkohet jo vetėm nė nivel ministror por edhe deri tek punonjėsi i thjeshtė i taksave, kėshtu qė do tė duhet kohė tė ndryshojė mentaliteti dhe kultura e institucioneve. Shpresojmė qė ky proces tė fillojė dhe tė jetė i suksesshėm.

Zėri i Amerikės: Ritmi i rritjes ekonomike parashikohet tė jetė mė i ulėt, nga 6 pėrdindėshi, nė 5 pėrqind. Ju keni pėrmendur krizėn energjitike si njė nga faktorėt. A ka faktorė tė tjerė qė pritet tė sjellin kėtė ulje, dhe pėrse Shqipėria nuk ka rritme mė tė larta tė ritjes ekonomike?

Istvan Sjekel: Ka faktorė tė tjerė qė tregojnė se rritja do tė jetė mė e ulėt, veēanėrisht ulja e eksporteve tė tekstilit, baza kryesore e ekportit. Por mendojmė se me reformat strukturore tė pėrfshira nė program, rritja do tė shkojė 6 pėrqind nė njė afat tė shkurtėr pasi Shqipėria ka potencial rritjeje por ka nevojė edhe pėr reformėn strukturore.

Kėto reforma qė pėrfshijnė pėrmirėsimin e grumbullimit tė tė ardhurave nga taksat dhe doganat, nuk janė tė rėndėsishme vetėm pėr shtimin e tė ardhurave tė qeverisė por edhe pėr tė ulur koston e biznesit, nė pėrgjithėsi pėr tė pėrmirėsuar shėrbimet pėr taksapaguesit. Gjithashtu energjia elektrike ėshtė njė faktor qė i vė nė disavantazh prodhuesit shqiptarė.

Duke u pėrqėndruar nė reformat e administrimit tė ardhurave ne shpresojmė tė pėrmirėsojmė mjedisin e biznesit dhe pėrmes reformave tė taksave qė do tė diskutojmė me qeverinė shpresojmė tė krijojmė njė ambjent mė tė mirė pėr investimet private dhe pėr tė nxitur krijimin e vendeve tė reja tė punės.

Megjithėse pranon qė vendit i ka munguar njė plan afatgjatė pėr tė krijuar avantazhe konkuruese nė njė industri specifike, zoti Szekely thotė se FMNja e ndihmon Shqipėrinė pėr tė zbatuar politika tė drejta tregėtare, fiskale dhe monetare qė kėrkojnė edhe kushte tė tjera pėr njė rritje ekonomike, sidomos nė infrastrukturė, energji dhe fuqi punėtore tė kualifikuar.

Megjithė qėndrueshmėrinė e mirė makro-ekonomike, Shqipėrisė do ti duhet tė pėrdorė mė mirė, thotė ai, ndihmat e dhėna nga institucionet e tjera tė zhvillimit.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.