|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Sipas njė projektligji, 6 Marsi do tė jetė Dita e Dėshmorėve nė Kosovė

 
 

 
Prishtinė, 16 dhjetor 2005 /TN QIK - Kryeministri i Kosovės Bajram Kosumi ka nėnshkruar Projektligjin pėr Ditėn e Dėshmorėve, tė cilin Qeveria e Kosovės e ka aprovuar nė mbledhjen e 179 tė dhe nga dita e sotme i ėshtė proceduar Kuvendit tė Kosovės. Sipas kėtij projektligji, 6 Marsi do tė shėnohet si festė zyrtare nė Kosovė, dhe ajo do tė jetė Dita e Dėshmorėve nė Kosovė.

Ky projektligj ėshtė hartuar me iniciativėn e Zyrės sė Kryeministrit, nga njė grup punues tė pėrbėrė nga ekspert ligjor tė Kryeministrisė.

Kryeministri Kosumi dhe Qeveria e Kosovės kanė vlerėsuar rėndėsinė e respektimit institucional tė sakrificave tė dėshmorėve tė rėnė pėr lirinė e Kosovės. Kryeministri dhe Qeveria e Kosovės kanė vlerėsuar se ėshtė e rėndėsishme qė tė shėnohet njė datė nė kalendar si Ditė e Dėshmorėve, dhe e cila do tė respektohet si e tillė nė tėrė territorin e Kosovės.
 
Nisur nga kjo arsye, ėshtė paraqitur nevoja qė me ligj tė sigurohet baza juridike qė pėrcakton shėnimin e kėsaj dite tė rėndėsishme pėr Kosovėn dhe popullin e saj.

Me anėn e kėtij ligji, synohet nderimi i tė gjithė atyre qė kanė rėnė pėr lirinė e Kosovės, dhe me kėtė tė respektohet edhe kontributi i dhėnė pėr drejtėsinė shoqėrore dhe tė mirėn e popullit tė Kosovės.
 
Populli i Kosovės deri tash ka nderuar dhe respektuar sakrificėn e tė gjithė atyre qė kanė rėnė pėr lirinė e Kosovės, mirėpo Qeveria e Kosovės synon qė me anė tė kėtij ligji tė vendosė kornizat adekuate ligjore me qėllim tė nderimit institucional tė dėshmorėve.

Dita e Dėshmorėve do tė shėnohet si festė dhe kremtohet nė tėrė Kosovėn, dhe nė kėtė ditė do tė nderohen tė gjithė dėshmorėt e vendit.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.