|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

SHBA: miratohet ligji kundėr torturave ndaj tė ndaluarve

 
 

 

16 dhjetor 2005 /TN 

Zėri i Amerikės (16.12.2005) - Grupe kryesore tė tė drejtave tė njeriut pėrshėndetėn presidentin Bush pėr ndryshimin e qėndrimit tė tij rreth njė ligji qė do tė ndalojė torturat.

Organizata Human Rights Watch, thotė se mbėshtetja e zotit Bush pėr ligjin qė ndalon torturat ndaj kujtdo qė ndalohet nga Shtetet e Bashkuara dėrgon njė mesazh tė fuqishėm moral.

Edhe Organizata Amnesty International e mirėpriti vendimin e presidentit por shprehu keqardhje qė vetė ligji ishte i nevojshėm tė hartohej.

Dje presidenti Bush ra dakort me ligjvėnės tė rėndėsishėm amerikanė mbi legjislacionin pėr tė ndaluar trajtimet ēnjerėzore dhe torturat, pa marrė parasysh se ku mbahen tė dyshuarit.

Ēėshtja tėrhoqi vėmendje pas akuzave pėr abuzim nga ana e forcave amerikane nė Irak dhe akuzave pėr tortura nė vende tė tjera.

Nėnpresidenti Dick Cheney ishte pėrpjekur tė grumbullonte mbėshtetje kundėr ligjit tė propozuar nga senatori John McCain, veteran i luftės nė Vietnam dhe viktimė e torturave atje.

Presidenti Bush kishte kėrcėnuar t'i vinte veton projekt-ligjit. Megjithė pėrpjekjet e Shtėpisė sė Bardhė, si dhoma e pėrfaqėsuesve edhe senati, qė kontrollohen nga republikanėt, e miratuan amendamentin.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.