|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Nė pėrvjetorin e penės sė shquar tė gazetarisė, Rexhep Demirit

 
 

 
16 dhjetor 2005 /TN
 
- Rexha ishte jo vetėm gazetar, por edhe njė veprimtar i dalluar i ēėshtjes kombėtare          
 
Nazmi Lukaj
 
Dje, u bė njė vit nga vdekja e gazetarit tė “Bota sot”, Rexhep Demirit, njėrit nga penat tona mė tė shquara. Rexha, si e thėrrisnim tė gjithė kolegėt, me gazetari filloi tė merrej qė nga viti 1987, pėr ta kalitur pendėn dhe pėr t’u shquar me guximin e tij tėrė paraluftėn. Nuk kishte ngjarje arsimore qė i shpėtoi gjatė asaj kohe. Nuk kishte rast dhune qė bėri regjimi serb nė arsimin tonė, qė nuk e regjistroi.
 
Nė pėrpjekje pėr ta demaskuar kėtė dhunė, edhe vetė u maltretua disa herė. Arsimi, qė e deshi shumė, ishte pėrkushtim i Rexhės edhe pas luftės. Tani mundohej pėrmes pikėpamjeve tė tij, tė kontribuonte qė ai tė ngritej nė nivelin mė tė lartė. Shumė tema interesante nė kėtė fushė, janė sot thesar i ēmuar i tė gjitha gazetave ku ai ka punuar, e veēanėrisht i “Botės sot”.
 
Veē si gazetar, Rexha ka qenė i mbrujtur me virtyte tė larta, pėr ēka edhe ishte shumė i dashur pėr tė gjithė kolegėt kudo qė ka punuar. Nuk pėrtonte kurrė t’u ndihmonte gazetarėve tė rinj, sa herė qė ata e kėrkonin ndihmėn e tij. Pėrpiqej qė atyre t’u jepte sa mė shumė hapėsirė.
 
Gazetaria ėshtė vetėm njėra anė e angazhimit kombėtar tė Rexhep Demirit. Ana tjetėr e Rexhės ishte kontributi i tij kombėtar dhėnė ēėshtjes kombėtare edhe pėrmes aktiviteteve tė tjera kombėtare. Si i ri, ka marrė pjesė nė organizimet e atėhershme kombėtare, gjė qė e dėshmoi edhe nė njėvjetorin e vdekjes sė tij ish-ministri Ahmet Isufi, qė e kishte shok klase.
 
Rexhėn, gjatė tėrė veprimtarisė sė vet intelektuale e kombėtare, e karakterizoi guximi. Prandaj, si sypatrembur qė ishte, i sfidoi tė gjitha situatat me tė cilat u ballafaqua. Si i guximshėm qė ishte, shpresonte se edhe sėmundjen e rėndė prej sė cilės lėngonte, do ta sfidonte. Ishte qershori i vitit tė kaluar kur kishte filluar ta hetonte atė. Ndjente dhimbje tė madhe. Dhimbjet e mundonin aq shumė, sa ia zinin frymėn.
 
Ulej, pushonte pak, dhe si i kalonin ato, nuk shkonte nė shtėpi, por sėrish ulej nė kompjuter dhe e vazhdonte punėn. “Do tė shkoj pak nė det”, mė tha verėn e vitit qė kaloi. “Se mė duket qė jam ftohur”.
 
Sėmundja atje iu kishte pėrshpejtuar, andaj ndėrpreu pushimet e u kthye nė Prishtinė. Para se tė shkonte nė operacion nė Tiranė, mė telefonoi dhe mė tregoi se mjekėt kishin konstatuar se vuante nga tumori nė lukth. Kur u kthye, sėmundja e rėndė e kishte pėrgjysmuar peshėn e tij. Por, edhe pse e shihte veten nė ē’gjendje e kishte katandisur sėmundja, shpresonte se do ta mbijetonte atė. “Sa ta kaloj edhe kėtė terapi, do t’ia nisi punės”, mė tha krejt pak ditė para se tė vdiste.
 
Fjalėt e tij ma tronditėn shpirtin, sepse tė gjithė kolegėt, qė erdhi tė na vizitonte, nga pėrgjysmimi i peshės sė trupit nga sėmundja, e kuptuam se i kishte ditėt e numėruara. Por, edhe njė herė u binda se sa i guximshėm ishte Rexha. Edhe nė atė gjendje, nuk i frikėsohej vdekjes. Guximi i tij i kishte dhėnė vullnetin se do tė mbijetonte. “Nuk i kam shikuar imellat kaherė.
 
Tė shoh kush mė ka shkruar. Ndoshta mė janė mbyllur e s’mė hapen, por po i provoj”, mė tha atė ditė qė erdhi tė na vizitonte. Pas kėtyre fjalėve, nuk munda ta pėrballojė mė tronditjen e dhimbjes qė ma shkaktoi.
 
U largova disa hapa qė tė mos m’i diktonte lotėt qė mė shpėrthyen nga sytė, pėr njeriun qė e njoha qysh nė fillim tė vitit 1990, kur fillova t’i bėj hapat e parė nė gazetari. Pėr njeriun me tė cilin kaluam vite tė tėra shoqėrimi. Pėr njeriun qė ishte edhe gazetar, edhe burrė.
 
Edhe trim, edhe atdhetar. Pėr njeriun qė ka lėnė zbrazėtirė tė madhe tek tė gjithė kolegėt e tij. Dy ditė para se sėmundja ta shpinte nė atė botė, Rexha mė thirri nė telefon. “Naz, pas dy ditėsh do tė vi tė punoj”, ma tronditi shpirtin edhe njė herė. Kumti i zi na mbėrriti shpejt: “Ka vdekur Rexhep Demiri!”.
 
Burrat e mėdhenj vdesin vetėm fizikisht. Se veprat e tyre jetojnė brez pas brezi. E tillė do tė mbetet edhe vepra e Rexhės. Se ē’respekt pati Rexha nė mesin e kolegėve, e dėshmoi edhe pėrvjetori i tij madhėshtor...            


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.