|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Nė njė raport tė OSBE sė janė bėrė vėrejtje serioze lidhur me mungesėn e stafit pėr hartimin e ligjeve

 
 

 
Prishtinė, 16 dhjetor 2005 /TN QIK - OSBE ja ka publikuar raportin e dytė, ku bėhet fjalė pėr zbatimin e ligjeve nė Kosovė. Nė kėtė raport veē tjerash thuhet se janė disa ligje qė ende nuk zbatohen nė praktikė qė ndikojnė nė funksionimin e institucioneve demokratike.

Institucioneve tė Kosovės OSBE ja u ka rekomanduar qė tė formojnė njė mekanizėm pėr zbatimin e ligjeve qė janė miratuar nga Kuvendi i Kosovės.

Vlerėsimi i pėrgjithshėm i raportit ėshtė se shumica e ministrive kanė arritur efekte pozitive, por kritikohet implementimi i ligjeve dhe i akteve nėnligjore. Vėrejtje serioze janė bėrė lidhur me mungesėn e stafit tė kualifikuar pėr hartimin e ligjeve. Hartimi i legjislacionit primar dhe atij sekundar kėrkon staf me kualifikim tė lartė, thuhet nė kėtė raport.

Raporti i OSBE sė ka pėrfshirė ligjet e vitit 2004, por edhe njė pjesė e raportit tė kaluar tė ligjeve nga vitet 2002 dhe 2003.
 


Rohan thotė se diplomacia e vajtje ardhjeve i shėrben sqarimit tė ēėshtjeve pėr statusin e Kosovės
 
Beograd, 16 dhjetor 2005 /TN QIK - Albert Rohan, zėvendės i tė dėrguarit tė posaēėm tė OKB sė nė bisedimet pėr statusin e Kosovės, gjatė qėndrimit nė Beograd citohet tė ketė thėnė se pret tė merren dokumenta tė plota lidhur me qėndrimin e tė dyja palėve tė cilat do tė studiohen gjatė pushimeve tė fundvitit pėr ta rifilluar aktivitetin nė fillim tė janarit tė vitit 2006.
 
Mėtej ai ka shtuar se diplomacia e vajtje ardhjeve i shėrben sqarimit tė ēėshtjeve qė palėt tė vendosin pėrpara pozicione konkrete tė cila do tė ēojnė drejt bisedimeve tė drejtėpėrdrejta tė organizuara nga Kombet e Bashkuara.
 
Sipas z. Ruhan pėr statusin e Kosovės ėshtė i mundshėm kompromisi dhe u mbetet palėve tė interesuara tė vendosin nėse janė tė gatshme pėr kėtė.
 


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.