|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Del Ponte thotė se komuniteti ndėrkombėtar ka luajtur si "macja me miun" me Karaxhiqin dhe Mlladiqin

 
 

 
Hagė, 16 dhjetor 2005 /TN QIK - Kryeprokurorja e gjykatės sė Hagės, Karla del Ponte ėshtė shprehur se pėrpjekjet pėr tė kapur tė akuzuarit pėr krime lufte nuk po funksionojnė. Zonja Del Ponte kėrkoi qė autoritetet serbe dhe boshnjake tė mbahen pėrgjegjėse, pėr mossjelljen para drejtėsisė tė tė dyshuarve kryesorė.

Del Ponte thotė se mosdorėzimi i tė dyshuarve kryesorė pėr krime lufte ėshtė njė tallje pėr gjykatėn.

Nė njė raport para Kėshillit tė Sigurimit, zonja del Ponte pėrshėndeti rolin e Kroacisė nė kapjen e tė akuzuarit pėr krime lufte Ante Gotovina.

Por ajo tha se tė akuzuar tė tjerė nė arrati, si ish-udhėheqėsi i Serbėve tė Bosnjės Radovan Karaxhiq dhe shefi i tij i ushtrisė Ratko Mladiq fshihen nė vende ku autoritetet janė nė gjendje t’i gjejnė nė pjesė tė tjera tė ish-Jugosllavisė.
 
Prokurorja tha se pėrpjekjet pėr t'i kapur ata nuk po funksionojnė dhe kėrkoi qė t'i jepet fund asaj qė ajo e quajti njė lojė e maces me miun qė lejon qė persona tė paditur pėr krime lufte tė mbeten tė lirė.

SHBA-tė mund tė pezullojnė ndihmėn ekonomike pėr Serbinė

Uashington, 16 dhjetor 2005 /TN QIK - SHBA-tė do tė rishqyrtojnė ndihmėn e mėtejshme ekonomike pėr Serbinė pėr vitin e ri fiskal, duke pėrfshirė edhe akcesin e Serbisė nė institucionet financiare ndėrkombėtare, deklaroi Robert Hend, kėshillatr i Komisionit pėr Siguri dhe Bashkėpunim Evropian nė Kongresin amerikan.

Vitin e ardhshėm do tė kalohet nėpėr tė njėjtėn procedurė dhe kushtėzim si dhe vitin e kaluar pėr vazhdimin apo pezullimin e ndihmės ekonomike tė SHBA-ve pėr Serbinė, tha Hend pėr "Zėrin e Amerikės".

Sipas fjalėve tė tij, edhe vendet e Bashkimit Evropian gjithashtu mund tė ngadalsojnė ose tė pezullojnė negociatat me Serbinė. Ndėrkaq sa i pėrket NATO-s, Hend tha se ėshtė e qartė se pranimi i Serbisė nė Partneritetin pėr Paqe si dhe pėrparimi i marrėdhėnieve me SHBA-tė ėshtė e kushtėzuar me bashkėpunimin me Hagėn.

Kėto komente ky zyrtar amerikan i bėri pas takimit me kryeprokuroren Karla del Ponte dhe pas raportit tė saj kritik pėr bashkėpunimin e Beogradit me Hagėn nė Kėshillin e Sigurimit.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.