|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

"Statusi tė zgjidhet brenda 2006-ės"

 
 

 

15 dhjetor 2005 /TN

Shefi i misionit tė OKB-sė nė Kosovė, Soren Jessen-Petersen, tha tė enjten nė Prishtinė se i dėrguari i posaēėm pėr statusin, Martti Ahtisaari ėshtė kėmbėngulės qė tė gjendet njė zgjidhje pėr ēėshtjen e Kosovės gjatė vitit 2006.

Arbėr Vllahiu

E enjte, 15 dhjetor 2005, BBC, Prishtinė

Jessen-Petersen ka pėrcjellė porositė e zotit Marti Ahtisaari pėr Grupin e Kontaktit, qė tė flasė me njė zė dhe qė tė mos ketė kundėrthėnie ndėrmjet anėtarėve tė tij.

Me kėtė, ai la tė kuptohet se ka patur pėrpjekje pėr ndryshim tė qėndrimeve brenda vetė pėrfaqėsuesve tė pesė vendeve mė tė zhvilluara industrialisht dhe Rusisė.

Por zoti Jessen-Petersen ka theksuar se parimet e Grupit tė Kontaktit pėr Kosovėn janė mė se tė rėndėsishme nė kėtė periudhė kur pritet intensifikim i veprimeve politike pėr tė zgjidhur problemin e Kosovės.

Janė dhjetė parime tė Grupit tė Kontaktit pėr Kosovėn, nė mesin e tė cilave ajo pėr mosndryshimin e kufijve, moskthim nė gjendjen e para vitit 1999 dhe mos bashkim tė Kosovės me njė vend tjetėr.

Shefi i UNMIK-ut ndėrkaq tha se njė zgjidhje pėr Kosovėn sipas tė dėrguari tė posaēėm tė OKB-sė pėr statusin, Martti Ahtisaari duhet tė gjendet brenda vitit 2006.

"Zoti Ahtisari ėshtė ende i pėrkushtuar qė tė arrihet njė rezultat gjatė vitit 2006 dhe qė Grupi i Kontaktit ta bėjė tė qartė se parimet e tij janė udhėzime pėr zotin Ahtisaari dhe se nuk duhet tė ketė deklarime nga kushdo e kudo qė kundėrshtojnė kėto parime", tha Jessen-Petersen.

Por shefi i UNMIK-ut ka pohuar se pėrkushtimit tė Grupit tė Kontaktit pėr tė arritur njė rezultat nė bisedime duhet t'i bashkohet edhe njė pėrkushtim i fuqishėm i institucioneve tė Kosovės nė pėrmbushjen e standardeve tė pėrcaktuara nga bashkėsia ndėrkombėtare.

 
Raport pėr standartet

Misioni qė zoti Jessen-Petersen udhėheq, ka bėrė tė ditur se nė takimin e radhės tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, nė muajin janar, do tė paraqitet njė raport i ri mbi tė arrituat nė tre muajt e fundit nė fushėn e standardeve.

Mėsohet se raporti do tė jetė pasqyrė e zhvillimeve tė fundit qė nga raporti i zotit Kai Eide pėr Kosovėn dhe do tė jetė shumė kritik ndaj institucioneve pėr ngadalėsim tė punės nė zbatimin e standardeve.

Zoti Jessen-Petersen ndėrkaq tha se kjo porosi me kritika ndaj institucioneve nuk ka tė bėjė me tė kaluarėn, por me atė se ēfarė duhet bėrė nė tė ardhmen.

Sidoqoftė, Kosova ka hyrė nė njė fazė tė rėndėsishme dhe pakthim dhe zgjidhjet pėr tė do tė kėrkohen pėrmes bisedimeve, ndėrkohė qė analistėt thonė se zgjidhjet mund tė jenė edhe tė imponuara.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.