|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Shqipėri: Bllokohen pėr 3 vjet mjetet lundruese nė ujrat territoriale

 
 

 

15 nėntor 2005 /TN 

Zėri i Amerikės (14.12.2005) - Armand Mero

Nė Shqipėri pėr njė periudhė 3 vjeēare do tė bllokohet pėrdorimi i tė gjithė mjeteve lundruese nė ujėrat territoriale shqiptare. Vendimi i hartuar nga ministria e Brendshme ėshtė miratuar sot nga qeveria sipas sė cilės skafet pėrbėjnė mjete tė njė potenciali tė lartė pėr krimin e organizuar dhe me kėtė akt merr fund njėri nga faktorėt qė ka krijuar drama tė mėdha dhe serioze dhe qė ka nxirė imazhin e Shqipėrisė mė shumė ndoshta se ēdo gjė tjetėr.

Ashtu siē ishte premtuar disa javė mė parė, Ministria e Brendshme hartoi projektiligjin pėr bllokimin e lėvizjeve tė mjeteve lundruese, i cili sot u miratua dhe nga qeveria. Ministri Sokol Olldashi tha sot se shumė shpejt projekti do tė shkojė nė parlament Clipp kemi tė bėjmė me njė moratorium tre vjecar, qė do tė thotė ngrirje tė qarkullimit tė cdo mjeti tė shpejtė lundrimi shqiptar, me pėrjashtim tė mjeteve tė autoriteteve protuale, mjeteve qė pėrdoren pėr transportin detar tė mallrave, mjeteve tė licensuara pėr aktivitete peshkimi

Sipas qeverisė shqiptare skafet pėrbėjnė mjete tė njė potenciali tė lartė pėr krimin e organizuar dhe me kėtė akt merr fund njėri nga faktorėt qė i ka krijuar kombit drama tė mėdha dhe serioze, qė i ka nxirė imazhin mė shumė ndoshta se ēdo gjė tjetėr.

Kryeministri Berisha u shpreh nga ana e tij se nuk mund dhe nuk do tė lejohet qė nga Shqipėria tė eksportohet kriminalitet, drogė drejt vendeve perėndimore me tė cilat vendi kėrkon tė integrohet me shpejtėsi. Projektligji nuk ndalon megjithatė mjetet e huaja, duke mos penguar nė kėtė mėnyrė ardhjen nė brigjet shqiptare tė motoskafeve dhe yachteve pėr qėllime turizmi. Nga kjo e drejtė megjithatė privohen shtetasit shqiptarė tė cilėt kanė nisur tashmė tė pėrdorin mjete lundruese pėr efekte turistike, por qė pėr tre vjet dotė duhet t’i mbyllin ato.

Nga ana tjetėr, siē ka theksuar dhe njė pjesė e shtypit tė kėtushėm, ligji nuk pritet tė ketė efekte domethėnėse nė luftėn kundėr trafiqeve ilegale, pėrsa kohė, prej disa vitesh, mjetet lundruese me motora tė fuqishėm dhe potencialisht tė pėrdorshėm pėr trafiqeve janė tė ndaluara me njė ligj tjetėr i cili i jepte tė drejtė lundrimi vetėm varkave apo skafeve me fuqi motorike tė kufizuar.

Qė prej vitit 2002 trafiku i klandestinėve apo drogės dhe armėve nėpėrmjet skafeve ėshtė reduktuar ndjeshėm, dhe rastet e kėtyre trafiqeve janė kryer gjithnjė me mjete lundruese tė fuqishme dhe tė jashtėligjshme, tė cilat mund tė pėrdoren edhe nė vazhdim nėse kontrolli i vijės bregdetare nuk do tė jetė nė gjendje ti parandalojė.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.