|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Presidenti iranian e quan Holokaustin, "mit"

 
 

 

15 nėntor 2005 /TN 

Zėri i Amerikės (14.12.2005) - Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad tha sot pėrsėri se Holokausti ėshtė njė “mit” dhe e ritheksoi sugjerimin e tij qė ėshtė kritikuar nė masė, qė shteti izraelit tė ēohet nė Evropė, apo nė Amerikėn Veriore.

Nė njė fjalim qė mbajti sot nė qytetin iranian Zahedan, zoti Ahmadinejad e pėrsėriti pikėpamjen e tij se varianti qė flet pėr vrasjen sistematike tė miliona hebrejve nė Evropė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ėshtė njė legjendė e fabrikuar nga Perėndimi.

Fjalmi i presidentit iranian u transmetua nė televizionin shtetėror tė vendit. Komente tė ngjashme tė mėparshme tė zotit Ahmadinexhad shkaktuan zhurmė, protesta dhe kundėrvėnie nga ana e Izraelit, Shteteve tė Bashkuara dhe Organizata e Kombeve tė Bashkuara.

Shtėpia e Bardhė tha sot se komentet e presidentit iranain theksojnė edhe njė herė pėrse ėshtė kaq e rėndėsishme qė bashkėsia ndėrkombėtare ta vazhdojė bashkėpunimin pėr tė mos e lejuar Iranin tė prodhojė armė bėrthamore.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.