|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Popullit tė Kosovės nuk mund t'i mohohet e drejta e vetėvendosjes, tha kreu i ASHAK-ut

 
 

 
Prishtinė, 15 dhjetor 2005 /TN /QIK -  - Akademia e Shkencave dhe e Arteve tė Kosovės (ASHAK) ia ka pėrcjellė kryeadministratorit Soren Jesen Petersen shqetėsimin e saj pėr deklarimet e disa personaliteteve ndėrkombėtare se duhet bėrė kompromise tė dhimbshme pėr ēėshtjen e Kosovės. Akademia konsideron se askush nuk mund t'ia mohojė popullit shqiptarė tė drejtėn pėr vetvendosje.

Pėrkundėr shumė arritjeve nė Kosovė, pas luftės akad.Ismajli, gjatė pritjes qė ASHAK-u i bėri z.Petersen, tha se me keqardhje konstatohen tri pika themelore tė ngecjeve nė Kosovė, qė sipas tij janė burim i shumė mosfunksionimeve tė tjera.
 
"Persistimi i ndarjes sė Mitrovicės dhe mungesa e vullnetit pėr ta zgjidhur kėtė problem; vazhdimi i veprimtarisė sė strukturave paralele serbe nė vise tė ndryshme tė Kosovės dhe mungesa e njė procesi tė shėnueshėm tė zhvillimit ekonomik", tha akad.Ismajli, qė sipas tij dhe ASHAK-ut lidhen drejtpėrsėdrejti me mungesėn e statusit tė Kosovės, me mungesėn e identitetit tė saj ndėrkombėtar.

Ai ia ka rikujtuar z.Petersen edhe disa shqetėsime themelore pėr ASHAK-un dhe popullin shqiptarė, qė sipas tij nuk kanė vend, pas gjithė historisė sė dy dekadave tė fundit, "pas pėrvojės sė gjatė tė rezistencės mė tė madhe paqėsore qė ka njohur Evropa", pas detyrimit pėr luftė, dhe pas ndėrhyrjes mė tė madhe ushtarake qė ka ndėrmarrė ndonjėherė Perėndimi (NATO).
 
"Ne e dimė, besojmė dhe fuqimisht qėndrojmė nė bindjen se popullit tė Kosovės dhe Kosovės nuk mund t'i mohohet e drejta e vetėvendosjes", tha ai. "Na shqetėsojnė disa propozime pėr eksperimentime nė kėtė drejtim, ashtu si dhe kėrkesat e disa instancave ndėrkombėtare pėr tė qenė gati tė pranojmė 'kompromise tė dhimbshme'", tha ai.

Petersen tha se shpreson se qėllimi i shqiptarėve do tė arrihet deri nė vitin 2006, por se duhet argumentuar se e meriton njė vend nė Evropė.

"Jemi nė kėtė moment kaq tė rėndėsishėm tė Kosovės, dhe unė mbėshtetem nė institucionin, siē ėshtė Akademia, qė luan njė rol tė rėndėsishėm nė kėto procese, qė tė sigurojmė qė Kosova tė jetė moderne, demokratike, tolerante dhe multietnike, pra qė e meriton njė vend nė Evropė. Jam i bindur, siē tha edhe kryetari i Akademisė, se Kosova po shkon pėrpara. Drejtimi i saj ėshtė i mirė. Do tė arrijmė qėllimin deri nė vitin 2006", tha ndėr tė tjera Petersen.

Kryetari i ASHAK-ut, Rexhep Ismajli, e ka njoftuar kreun e UNMIK-ut me zhvillimet nė institucionin mė tė lartė tė shkencave dhe tė arteve nė Kosovė me 30 vjet tė ekzistencės. Ai ka thėnė se ASHAK ka arritur ta mbajė veprimtarinė themelore nė fushat e shkencės, tė dijeve dhe tė arteve, ta zhvillojė mė tej veprimtarinė botuese, me vepra tė veēanta dhe me revistat shqip dhe nė gjuhė me qarkullim ndėrkombėtar, dhe poashtu ta ndėrtojnė dhe zhvillojė veprimtarinė e bashkėpunimit ndėrkombėtar, ta integrojė ASHAK-un nė mekanizmat evropianė dhe tė Evropės Juglindore, tė zhvillojė bashkėpunim me akademitė pėrreth – tė Shqipėrisė, tė Sllovenisė, tė Kroacisė, tė Britanisė, tė Belgjikės, tė Gjermanisė, tė Italisė, ndėrmarrim nisma pėr bashkėpunim me akademitė e Maqedonisė, tė Malit tė Zi, tash tė Turqisė, etj.

"Por, nuk kemi arritur ende ta zgjidhim ēėshtjen vitale tė hapėsirės pėr punė dhe kjo ėshtė njė nga pengesat pėr zhvillimet e mėtejme tė veprimtarisė", tha Ismaili.

Gjatė tridhjetė vjetėve tė ekzistencės ASHAK, 15 prej tė cilave i ka kaluar nė rrethana tė jashtėzakonshme, si asnjė tjetėr nė Evropė, sipas akad.Ismailit ASHAK ka arritur rezultatet e saj themelore.

Ai e ka ēmuar lart personalitetin e Petersenit nė Kosovė, duke e vlerėsuar si veprimtarė dinamikė, i drejtpėrdrejthė, i angazhuar shumė pėr tė gjetur zgjidhje pėr problemet e mėdha tė Kosovės, dhe poashtu e ka pėrshkruar si njeri tė sinqeritė, qė sipas akad.Ismajlit ka pėrfituar simpatitė e pandara tė popullit tė Kosovės dhe tė Akademisė.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.