|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

M.Kalmi Rej: Statusi i ardhshėm i Kosovės tė transformohet nė pavarėsi formale

 
 

 
Pragė, 15 dhjetor 2005 /TN /QIK - Zvicra mbėshtet pavarėsinė e Kosovės si zgjidhje dhe ka gjithnjė tė njėjtin pozicion, deklaroi Mishelin Kalmi Rej, ministre zvicerane e Punėve tė Jashtme pėr radion "Evropa e lirė".
 
Zonja Kalmi Rej shprehet se Zvicra angazhohet qė statusi i ardhshėm i Kosovės tė transformohet nė pavarėsi formale dhe sipas saj, ky qėndrim ndahet edhe nga bashkėsia ndėrkombėtare.

"Pozicioni qė mbrohet sot nga Zvicra ndahet edhe nga bashkėsia ndėrkombėtare, pasi Zvicra gjithmonė ka thėnė se statusi i ardhshėm i Kosovės, qė ne duam ta shohim tė transformuar nė pavarėsi formale, duam qė tė diskutohet mes dy palėve.
 
Sot kemi fillimin e diskutimeve tė tilla pėr statusin. Pėr mė tepėr njė numėr shtetesh ndajnė qėndrimin tonė, pasi ato janė pėrcaktuar qė nuk ka kthim nė vitin 1999 dhe qė nuk bėhet fjalė pėr ndarje tė Kosovės si opsion", tha ministrja e Jashtme e Zvicrės.

Zonja Kalmi Rej pėrsėriti se Zvicra ka njė marrėdhėnie tepėr tė veēantė me Kosovėn, pasi siē tha, 10% e popullsisė sė Kosovės jetojnė nė Zvicėr.
 
Ajo shtoi se vendi i saj ka edhe njė numėr interesash nė Kosovė tė natyrės ekonomike, interesa qė kanė tė bėjnė me mbrojtjen e pakicave.

Ministrja zvicerane theksoi se "nė rrethanat aktuale Kosova nuk mund tė pėrfitojė ndihma financiare nga Banka Botėrore apo ajo Evropiane pėr Rindėrtim e Zhvillim". Nėn anėn tjetėr, tha ajo, "fakti qė nuk ėshtė e qartė ēėshtja e pronėsisė i brengos investitorėt, nė njė kohė qė gjendja ekonomike ėshtė e vėshtirė dhe ka shkallė tė lartė papunėsie".


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.