|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Telenovela kosovare e quajtur "UP"

 
 

 
15 dhjetor 2005 /TN
 
Faruk Ajeti*
 
I tėrė procesi i punės akademike nė Universitetit tė Prishtinės, pas pėrfundimit tė luftės i ngjanė njė seriali apo telenovele. Si nė ēdo telenovelė qė jemi mėsuar tė shohim disa protagonistė, edhe nė telenovelėn tonė tė quajtur “UP”- i njohur si Universiteti i Prishtinės apo “UP” - Universiteti i Politikės, kemi 3 protagonsitė: MASHT-i, strukturat udhėheqėse tė UP-sė dhe organizatat studentore. Episodet e kėsaj telenovele akoma nuk kanė pėrfunduar.
 
Problemet nė Universitetin e Prishtinės nuk kanė tė ndalur. Kėto probleme me gjasė po gjenerohen nė po ato distanca, ku e kanė burimin edhe probleme tė tjera madhore tė Kosovės, janė njėfarė mėnyre reflektim i pashmangshėm i tyre.
 
Po bėhen gjashtė vite tė punės akademike nė Universitetit tė Prishtinės, dhe me gjithė premtimet e dhėna nga ana e udhėheqėsve tė Universitetit dhe fakulteteve se ēdo gjė do jetė nė rregull, krejt ēka kanė thėnė dhe premtuar po tregohet se ėshtė vetėm demagogji e kulluar.
 
Gjendja nė UP, duhet ta themi haptas se nuk ėshtė nė nivelin e duhur tė punės akademike tė njė institucioni kaq serioz ēfarė ėshtė Universiteti i vetėm publik i Kosovės, dhe kėtė gjendje tė kaosit dhe cilėsisė sė dobėt akademike nuk e ka pasė kurrė ky Universitet.
 
MASHT vs. Rektorati, kaq afėr njėra-tjetrės, kaq larg me mendime
 
Episodet e telenovelės vazhdojnė! Sherri nė mes MASHT-it dhe Rektoratit tė UP-sė plasi kur Senati i vjetėr aprovoi senatin e ri dhe kandidaturat e 7 studentėve nga UPSUP-sė duke mos respektuar apo hedhur poshtė kėrkesėn e ish-ministrit tė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė z. Rexhep Osmanit, qė deri nė themelimin e Parlamentit Studentor, nė Senat tė bėhet pėrfaqėsimi i tė gjitha organizatave studentore, ku UPSP-ja do tė kishte 4 studentė, Organizata e Re Studentore 2 studentė dhe 1 student nga minoritetet.
 
Rastėsisht apo qėllimisht, shkaktar i sherrit nė mes tė dy protagonistėve mė tė fortė tė telenovelės ishte protagonisti i tretė -studentėt (mė i madh pėr nga numri), mė konkretisht organizatat qė thirreshin nė emėr tė pėrfaqėsimit studentor nė Senatin e UP-sė.
 
Episodet e telenovelės vazhdojnė!
 
Pėrfituesit mė tė mėdhenj tė serialit janė fajtorėt kryesorė tė kėsaj gjendje: profesorėt. Nė Universitet ka qenė zakon qė studentėt tė mėsojnė nga profesorėt e tyre se ēfarė duhet tė bėjnė. Kėtė e kam dėgjuar nga goja e tė vjetėrve tanė, ndėrsa ne kemi filluar tė mėsojmė nga ata se ēfarė nuk duhet tė bėjmė. Shumėfunskionaliteti nė UP nuk ėshtė risi mė, ai ėshtė sindrom i paparė nė ndonjė vend tė botės.
 
Ne kemi njė universitet, ku pjesa mė e madhe e profesorėve ligjėrimin nė fakultet e kanė si hobi, kur dėshirojnė vijnė kur donė shkojnė, askujt nuk i japin pėrgjegjėsi, por ajo qė ėshtė me e keqja, askush nuk i kėrkon pėrgjegjėsi atyre. Caktimin e ligjėratave dhe tė provimeve e bėn vetė profesori dhe jo departamenti apo fakulteti.
 
Ne kemi profesorė ku shumica nga ta vijnė nė fakultet, kur atyre ua “do qejfi”, po shumė nga kėta profesorė caktojnė ligjėrata, zakonisht prej orės 11:00 – 14:00 (kur i kanė pauzat e punėve tė tjera) dhe rrallė caktojnė ligjėrata nga orėt e mėngjesit (duke pėrjashtuar kėtu profesorėt qė nuk janė kosovarė, qė janė mė tė pėrpiktė nė kėtė drejtim). Njė numėr i madh i profesorėve gjatė vitit akademik shkojnė pėr vizita jashtė vendit me muaj tė tėrė, duke mos ardhė fare nė ligjėrata dhe provime. Profesorėt kėrkojnė paga mė tė larta nė UP. Pėr mendimin tim nuk ia vlen qė paga t’u rritet atyre.
 
Pse? Pėr shumė arsye. Profesorėt kanė sė paku 5 vende tė punės dhe minimumi i pagės ėshtė 200 euro. Totali i njė page mujore rezulton afėr 1000 euro. Bile-bile, ka raste ku 2  apo 3 paga merren nga buxheti i konsoliduar i Kosovės. Pra, duke i krahasuar me personat qė punojnė nė vende tė tjera tė punės, profesorėt dalin me paga mė tė larta. Tė shpresojmė qė profesorėt mos tė dalin nė protesta kundėr nivelizimit tė pagave. Nėse nuk janė duke pasur sukses nė edukimin e mirėfilltė tė gjeneratave (qė kalojnė shkel e shko) ata po kanė sukses nė rritjen e buxhetit personal.
 
Zgjedhja e rektorit tė pėrkohshėm dhe e nėntė anėtarėve tė Bordit tė UP-sė (edhe katėr nga MASHT-i), e zgjidhi pėrkohėsisht vetėm njė problem, atė ndėrmjet MASHT-it dhe strukturave drejtuese tė UP-sė. Me zgjidhjen e vetėm njė problemi ndėrmjet dy protagonistėve (MASHT-it dhe strukturave drejtuese tė UP-sė), dėshmoi se kėta dy protagonistė sikur mė shumė ishin tė interesuar t’i relaksonin raportet e tyre sesa te merreshin me problemet aktuale.
 
Shtyrja e disa hershme e zgjedhjes sė rektorit dhe organeve drejtuese tė UP-sė, mungesa e vizioneve akademike pėr zhvillimin e UP-sė, transferimet e studentėve, zgjedhjet pėr Parlamentin Studentor, problemet me organizatat studentore dhe protestat e shumta tė tyre etj, janė vetėm disa nga problemet aktuale tė UP-sė.
 
Udhėheqja e re e UP-sė, deri mė tani ka dėshmuar sė ėshtė e paaftė, pėr zgjidhjen e problemeve aktuale me tė cilat ballafaqohen studentėt. Ata mė shumė ishin tė interesuar t’i ruanin privilegjet e tyre dhe vizitat e shumta jashtė vendit me buxhet tė UP-sė, sesa tė ballafaqoheshin me problemet qė ka vite qė prisnin te dera.
 
Organizata po, vetėm se organizata studentore jo
 
Episodet e telenovelės vazhdojnė!
 
Pjesė me rėndėsi dhe sigurisht boshti jo vetėm i Universitetit, por edhe i telenovelės janė studentėt dhe organizatat studentore. Tani, mund tė parashtrojmė pyetjen, e mbrojnė me tė vėrtet kėto organizata studentore interesin e studentėve?
 
Pa kurrfarė diskutimi dhe hamendjeje, kėto organizata qė pėr ēudinė time quhen akoma organizata studentore nuk e kanė mbrojtur dhe akoma nuk e mbrojnė interesin e studentėve. Kėto organizata studentore kanė qenė dhe sipas tė gjitha gjasave janė “marioneta” tė dy protagonistėve tė tjerė.
 
Afėr 30 mijė studentė sa numėron Universiteti i Prishtinės, vetėm 1 pėrqind nga ta janė aktiv, nė aspektin organizativ. Studentėt janė kundėr rregullave strikte dhe studimit tė mirėfilltė, janė kundėr cilėsisė akademike dhe intensitetit mė tė madh tė studimeve, sepse me pak lexim ata kanė mundėsi tė japin provime. Nuk duhet tė mos e pranojmė se kjo gjendje e kaosit nė UP i konvenon edhe studentėve, ku ata nė UP janė nisur pėr “studime” e nuk janė tė vetėdijshėm qė tėrė kohėn “mėsojnė”. Kėto dy koncepte dallojnė shumė.
 
Autonomia financiare e Universitetit ndikoi nė ēdo student dhe nė ēdo cep tė Universitetit. Nga katėr milionė qė e ka pas buxhetin UP-ja vitin e kaluar, tani pritet ta ketė afėr nėntė milionė. Kush do paguaj qė ky buxhet tė rritet? Sigurisht dhe si gjithherė, viktimė pa dyshim qė do jenė studentėt. Ēdo gjė tani kushton me pagesė, qė pėr buxhetin e studentit ėshtė katastrofė reale. Nėse njė student ėshtė i interesuar tė nxjerr njė certifikatė tė notave apo ēfarė do vėrtetimi atij i kushton me pagesė. Ēdo fletėparaqitje kushton dy euro. Ku janė tani organizatat studentore qė mėtojnė ta mbrojnė mirėqenien e studentėve?
 
Ku janė tani organizatat studentore qė thirren nė emėr tė studentėve? Ku janė tani ato organizata studentore qė mė shumė vrapojnė tė dalin nė televizione dhe tė merren me spektakle, protesta dhe bllokada tė korridoreve.
 
Telenovela akoma nuk ka pėrfunduar, por as fundi nuk po shihet. Edhe regjisorėt latino-amerikanė do na kishin lakmi pėr kėtė telenovelė maratonike. Ka edhe diēka qė e bėnė tė veēantė kėtė telenovelėn tonė. Cili nga ta e ka rolin “pozitiv” dhe “negativ”. Idiotizėm tė mos pranohet roli i drejt i tyre?
 
Ashtu si nė ēdo telenovelė gjithmonė njė protagonist pėson disfatė dhe ėshtė viktimė. Por, a ėshtė paraparė qė nė kėtė telenovelė viktima tė ndėrgjegjėsohet dhe tė ngritėt nė kėmbė kundėr padrejtėsive dhe parregullsive? Me kėto organizata studentore marioneta dhe me kėta studentė, telenovela kurrė nuk do tė pėrfundojė.
 
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
(
*Autori ėshtė politikolog dhe ish-kryetar i Asociacionit tė Studentėve tė Shkencave Politike)


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.