|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Shqiptarėt nė Mal tė Zi ti kthehen identitetit

 
 

 
14 dhjetor 2005 /TN
 
Shkruan: Shaban PERAJ
 
Pėr tė kuptuar parimet themelore te identitetit eshtė e nevojshme tė shpjegojmė nga e kemi burimin. Kėtė pėr faktin se pėrmes shpjegimit tė identitetit ēdokujt i jepet mundėsia tė kuptojė se kush ėshtė dhe ēka dėshiron tė jetė. Tashmė pėr tė gjithė ne nuk ka nevojė pėr histori nė kėtė drejtim pasi atė e ka tė qartė ēdo shqiptar. Teza se shqiptarėt e kanė prejardhjen nga ilirėt ėshtė e padiskutueshme.
 
Pavarėsisht se gjatė historisė nė trojet tona kanė kaluar okupues tė ndryshėm dhe ata kanė ndikuar qė sipas interesave tė tyre tė deformohet identiteti ynė pėrmes ndryshimit tė mbiemrave tonė, prapėseprapė ne mbetemi ata qė jemi, pra shqiptar. Copėtimi i trojeve tona me ēka nėnkuptojmė edhe copėtimin e shqiptarėve, ndikoi edhe nė ērregullimin e mbiemrave tė shqiptarėve (pėr habi jo edhe tė emrave) gjė qė shpesh i kanė vėnė nė vėshtirėsi shqiptarėt  pėr tė gjetur veten.
 
Kjo vėshtirėsi shqiptarėve nė Mal tė Zi u dha tipare tė ndryshme, duke tjetėrsuar mbiemrat  me ēka u bėnė pjesė e pandashme nga banorėt e kėtueshėm edhe pse me ta nuk i lidhė gjuha, kultura e historia. Pra, shqiptarėt nė Mal tė Zi nė bazė tė mbiemrave qė mbajnė shumica nga kėta (me viq) fituan elemente tė ndryshme nga pjesa tjetėr e shqiptarėve edhepse janė popull nė troje tė veta dhe kanė gjuhėn e vet pėr t’u dallur se janė shqiptar.
 
Pa dashur tė hyjė nė shkaqet e ardhjes deri te kjo gjendje, dėshiroj tė ndalem te rekomandimi i mbrojtėsit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut nė Mal tė Zi, Shefko Cėrnovėrshanin, drejtuar autoriteteve nė Podgoricė e Ulqin. Ai nė kėtė rekomandim u sygjeron autoriteteve qė “shqiptarėve t’u mundėsohet regjistrimi nė librat e amzės nė gjuhėn shqipe” me qė kjo deri nė kėto momente nuk u ėshtė mundėsuar edhe pėrkundėr qėndrimeve dhe kėrkesave tė bėra nga LD.nė MZ. apo nga ndonjė organizatė joqeveritare.
 
Kjo shumė e drejtė pasi nė vazhdimėsi pėrcillet njė dukuri e tillė negative pėr ēka edhe zyrtarisht pranohet se shqiptarėve nė Ma tė Zi u janė mohuar dhe po u mohohen edhe sot tė drejtat dhe liritė elementare nga ku fillon identiteti i tyre dhe nga ku ky mohim ėshtė nė kundėrshtim me tė drejtėn natyrore e historike tė shqiptarėve nė Mal tė Zi. Nga kjo ėshtė e qartė dhe e pakontestueshme qė regjimi i sotėm duhet tė ketė mė shumė maturi kur ėshtė fjala pėr njohjen e tė drejtave dhe lirive tė shqiptarėve.
 
Pėr kėtė deputeti i LD. nė MZ. nė parlamentin e Malit tė Zi, z. Mehmet Bardhi disa herė ka reaguar lidhur me aplikimin e tė drejtės qytetare qė shqiptarėt nė Mal tė Zi tė kenė nė gjuhėn e tyre dokumentat publike. Dhe jo vetėm kaq, por pėr njė dukuri tė tillė e duke mos u pajtuar me gjendjen e shqiptarėve nė Mal tė Zi kanė reaguar edhe shoqata joqeveritare  pėr ēka regjimi aktual bėhet sikur nuk sheh me njė sy e nuk dėgjon me njė vesh.
 
Kjo ēėshtje e problemit serioz tė shqiptarėve nė Mal tė Zi ėshtė edhe njė argument mė shumė qė mbrojtėsi pėr liritė dhe tė drejtat e njeriut tė reagojė te organet kompetente pėr zbatimin e lirive dhe tė drejtave tė njeriut, nė rastin konkret tė shqiptarėve nė Mal tė Zi. Dhe mirė qė ndodhi kjo pėr ēka u vėrtetua teza se shqiptarėt nė Mal tė Zi diskriminohen qė nė start, atėherė kur fillon regjistrimi i tyre nė librin amėz duke u bartur kjo pastaj edhe nė administratėn shkollore e dokumenta personale pėr ēka ėshtė ngritur zėri edhe mė heret, po ēka se personi numėr njė i Ulqinit deklaron se nuk ėshtė nė dijeni pėr kėtė!
 
Kjo ėshtė ajo pėr tė cilėn duhet tė kėmbėngulin nė kėrkesat e tyre pėrfaqėsuesit shqiptar, pėr tė mos mbetur akoma tabu, nė favor tė jetėsimit tė lirive dhe tė drejtave tė ekzistencės sė shqiptarėve. Pėr kėtė duhet tė punohet parreshtur dhe tė mos presim me vite miratmin e ligjeve qė kanė tė bėjnė me tė drejtat e popujve pakicė. Kėta udhėheqės nė vend qė tė interesohen bindshėm dhe me efikasitet pėr fatet e shqiptarėve nė Mal tė Zi, inetresohen mė tepėr pėr pavarėsinė e tij me ēka duan tė tregojnė se ne tashmė i kemi tė gjitha tė drejtat e realizuara.
 
Qėllimi i tyre duhet tė jetė vendosja e marrėdhėnieve tė shėndosha e tė pėrhershme me ata qė bėjnė ligje pėr tė mos u ballafaquar me tė njėjtat probleme edhe gjeneratat e radhshme. Kjo pėr faktin se problemet vetvetiu nė tė ardhmen do tė jenė mė tė theksuara, ku mund tė rrezikohet edhe qenia e tyre si shkak i interesave tė grupeve tė caktuara politike pa garancione pėr realizimin e tė drejtave nacionale.
 
Nė kėtė drejtim, rekomandimi qė jepet nga mbrojtėsi i lirive dhe tė drejtat e njeriut pėrkon plotėsisht me parimet demokratike e evropiane, po edhe me Aktin pėrfundimtar tė Konferencės sė Helsinkit mė 1975. Problemi i paraqitur duhet tė jetė shqetėsim i tė gjithė neve dhe assesi kompromis politik i gjetur pėr tė kėnaqur njė apo dy individė kushdo qofshin ata, nė dėm tė interesit tė pėrgjithshėm tė shqiptarėve nė Mal tė Zi. I referohem tė gjithė politkanėve qė mos tė premtojnė tė ndėrtojnė ura aty ku nuk ka lumė, pėrkundrazi tė veprojmė nė mėnyrė qė tė mėnjanojmė sėmurjen qė na pėrcjellė, me qėllimin e vetėm qė brezat e ardhshėm t’i kemi tė shėndoshė.  


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.