|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Rohan kėrkon rezultate konkrete nė terren gjatė javėve tė ardhshme

 
 

 
Prishtinė, 14 dhjetor 2005 /TN QIK - Zėvendėsi i tė dėrguarit tė veēantė tė Kombeve tė Bashkuara pėr negociatat pėr statusin, Albert Rohan nė fund tė vizitės sė tij nė Prishtinė, deklaroi se i ka porositur liderėt e Kosovės qė zgjidhja e statusit nuk do tė vijė nga qielli, por do tė varet nė masė tė madhe nga pėrparimet konkrete nė terren.
 
"Ne u thamė liderėve se zgjidhja nuk do tė vijė nga qielli. Ata duhet t'i pėrveshin mėngėt dhe tė fillojnė punėn", tha Rohan dhe shtoi se "fjalėt dhe deklaratat janė tė mira, por ne duhet tė shohim rezultate konkrete nė terren gjatė javėve tė ardhshme", u shpreh Rohan para gazetarėve sot nė Prishtinė.

Rohan tha se kėrkohet progres mė konkret nė fushėn e sundimit tė ligjit, nė decentralizimin dhe nė respektimin e tė drejtave tė pakicave.

Po ashtu ai kėrkoi nga shumica shqiptare nė Kosovė qė t'i afrojė pakicat, sidomos atė serbe. Nga ana tjetėr Rohan kėrkoi edhe nga serbėt qė tė qartėsojnė pozicionin e tyre dhe tė binden se e ardhmja e tyre do tė jetė nė Kosovė, duke kėrkuar nga ata qė tė kyēen nė tė gjitha proceset.

Albert Rohan u shpreh se zgjidhja pėr Kosovėn do tė jetė njė kompromis, andaj sipas tij, tė dyja palėt duhet tė lėvizin nga pikėnisjet nė qėndrimet e tyre. Njėherit ai vuri nė dukje se perspektiva evropiane pėr rajonin ėshtė shumė e rėndėsishme pėr procesin dhe se Bashkimi Evropian duhet ta stabilizojė Ballkanin Perėndimor.

Rohan pasi dėnoi ēfarėdo dhune nė Kosovė, paralajmėroi se dhuna do tė ishte kundėrproduktive pėr procesin e filluar. "Do tė jetė shumė vėshtirė pėr popullin e Kosovės qė tė realizojė aspiratat e veta nėse dhuna pėrsėritet", tha ai.

Rohan bėri tė ditur se para festave tė fundvitit sė bashku me shefin e tij, Marti Ahtisari do tė shkojnė nė Kėshillin e Sigurimit pėr tė raportuar lidhur me vizitat nė Kosovė dhe Serbi.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.