|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

   
 

Presidenti Rugova tha se Kosova dhe Shqipėria kanė tė njėjtat objektiva - integrimet euroatlantike

 
 

 
Prishtinė, 14 dhjetor 2005 /TN QIK - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti sot nė rezidencėn e tij nė Velani nė njė takim kryetaren e Kuvendit tė Shqipėrisė znj.Jozefina Topalli. Presidenti Rugova takimin e vlerėsoi tė frytshėm, ndėrsa theksoi se marrėdhėniet dypalėshe po thellohen gjithnjė e mė shumė.

Ndėrkaq zonja Topalli u shpreh se e gjithė Shqipėria, institucionet dhe populli i saj, pėrkrahin njohjen e pavarėsisė sė Kosovė.

Presidenti Rugova tha se zonjėn Topalli e kishte njoftuar me pėrgatitjet pėr bisedimet e mundshme qė mund tė zhvillohen pėr Kosovėn, rezultati i tė cilave, siē tha, do tė jetė pavarėsia, megjithėse insiston pėr njohje direkte.

"Nė tė njėjtėn kohė unė insistoj pėr njė njohje direkte tė pavarėsisė sė Kosovės: njė Kosovė tė pavarur demokratike, paqėsore, nė Unionin Evropian, nė NATO dhe nė miqėsi tė pėrhershme me SHBA-tė", tha Presidenti Rugova, duke rikujtuar se kjo zgjidhje do tė ishte ēelėsi i "hapjes sė rrugėve tė reja, perspektivave tė reja dhe do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės e tė botės".

Presidenti Rugova premtoi se institucionet do tė punojnė nė tė gjitha fushat pėr njė bashkėpunim mė tė madh ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė, pėr tė cilat tha se kanė tė njėjtat objektiva - integrimin nė Bashkimin Evropian dhe nė ato euroatlantike.

Presidenti Rugova vuri nė dukje se institucionet e Kosovės kanė pasur pėrkrahjen e Shqipėrisė e tė parlamentit tė saj, por edhe mė tej presin njė pėrkrahje tė tillė, duke i uruar mirėseardhjen kryeparlamentares shqiptare.

Znj.Topalli tha se takimi me Presidentin ishte njė rast i mirė i realizimit tė qėllimit tė saj tė veēantė e nderues, qė t'ia shprehte personalisht, si dhe nė emėr tė Parlamentit, pėrgėzimet mė tė mira, por edhe nga Kryeministri i Shqipėrisė si dhe nga tė gjithė shqiptarėt, pėr kontributin e jashtėzakonshėm qė Presidenti Rugova ka dhėnė gjatė gjithė kėsaj periudhe, siē u shpreh ajo, nė misionin e shqiptarėve pėr tė arritur pavarėsinė.
 
Zonja Topalli tha se nėn udhėheqjen e procesit tė negociimit nga Presidenti Rugova ėshtė arritur progres.

"Njėkohėsisht i bėj urimet mė tė mira pėr udhėheqjen e negociatave, tė cilat kanė shėnuar njė progres tė vėrtetė, duke konsideruar me optimizėm qė shumė shpejt do tė kemi njė finalizim tė pavarėsisė evropiane nė Kosovė", tha znj.Topalli, duke ofruar edhe njėherė mbėshtetjen e gjithė Shqipėrisė pėr realizimin e pavarėsisė.

"Zoti President keni pėrkrahjen e gjithė mbėshtetjen e Parlamentit shqiptar, tė Qeverisė sė Shqipėrisė, tė shqiptarėve tė Shqipėrisė", tha ajo duke e vlerėsuar si e drejtė qė buron nga vullneti i shqiptarėve, dhe qė sipas saj, kjo e drejtė po gjen mbėshtetjen gjithnjė e nė rritje tė ndėrkombėtarėve, "por duke e konsideruar si njė zgjidhje qė absolutisht ndihmon paqen nė rajon dhe stabilitetin nė rajon", tha zonja Topalli pas takimit.
 
Nė interesimin e gazetarėve se cili do tė jetė roli i Shqipėrisė nė zgjidhjen e statusit, zonja Topalli tha se Shqipėria ėshtė aktive, "por Kosova ka Presidentin, ka qeverinė, ka trupin negociator".

"Ne sigurisht me vullnetin e mirė dhe dėshirėn e madhe qė procesi tė pėrshpejtohet jemi aktivė pėr tė mbėshtetur tė gjitha pėrpjekjet e Presidentit Rugova, tė qeverisė, tė parlamentit dhe tė ekipit negociator, qė po punon me njė zė tė vetėm, duke pasur njė vizion perėndimor dhe duke synuar njė pavarėsi evropiane, dhe njė sovranitet integrimi", tha znj.Topalli.

Ajo njėkohėsisht theksoi se njė vullnet i tillė politik ekziston edhe nė Shqipėri, ndėrsa pėr tė me pavarėsinė e Kosovės do tė fillonte njė histori e re nė marrėdhėniet dypalėshe.
 
"Kjo ėshtė ajo qė e dėshirojmė edhe ne shqiptarėt nė Shqipėri, sepse me njė Kosovė tė pavarur natyrisht qė fillon pastaj tė hapet njė kapitull i mirėqenies, i bashkėpunimit ekonomik dhe i progresit", tha kryeparlamentarja Topalli, ndėrsa iu drejtua edhe njėherė Presidentit Rugova me shpjegimin: "Jemi realisht tė interesuar pėr tė forcuar bashkėpunimin tonė ekonomik dhe nė fushat e tjera".


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.