|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Komuniteti egjiptian ėshtė pro pavarėsisė sė Kosovės - deklarata e Baliqit ėshtė spekulative, thotė IRDK

 
 

 
Prishtinė, 14 dhjetor 2005 /TN QIK - Iniciativa e Re Demokratikė e Kosovės (IRDK), subjekt politikė i cili nė mėnyrė legjitime e pėrfaqėson dhe e gėzon pėrkrahjen e komunitetit egjiptian, e sheh si tė nevojshme dhe obligative tė reagojė ndaj deklaratės sė kreut tė SDA sė Numan Baliq, lidhur me qėndrimet e komuniteteve tė tjera pėr statusin e Kosovės.

Nė takimin e zotit Baliq, i cili ėshtė deputet nė Kuvendin e Kosovės dhe kryetar i SDA sė, me Kėshillin Konsultativė tė Komuniteteve, para mediave ka dhėnė njė deklaratė tė pėrgjithėsuar jo vetėm pėr komunitetin e vet, por edhe pėr komunitetet e tjera. Zoti Baliq, nė emėr tė partisė qė drejton dhe nė emėr tė tij personal, plotėsisht ka tė drejtė tė shprehė mendimet e tij lidhur me ēėshtjet e ndryshme qė preokupojnė Kosovėn. Por, kur bėhet fjalė pėr komunitetet e tjera etnike, zoti Baliq nuk mund tė prezantohet si pėrfaqėsues i komuniteteve tė tjera.

Baliq, pohon se "SDA ja pėrfaqėson veē boshnjakėve edhe romėt, egjiptianet, ashkalinjtė etj". IRDK ja mendon se, njė prononcim i tillė ėshtė spekulativ dhe manipulim i opinionit publik, gjė qė nuk ėshtė nė suazat e etikės profesionale politike. Duhet theksuar se zoti Baliq me partinė e vet, nuk gėzon kredibilitetin dhe pėrkrahjen e plotė tė vetė komunitetit boshnjak.

Numan Baliq i tejkalon tė gjithė kufijtė, me pohimin pėr "hulumtimet" e tij gjoja se paska arritur tė do farė "rezultatesh" se disa parti politike dhe romėt, egjiptianet si dhe ashkalinjtė e kanė frikė pavarėsinė e Kosovės. Kjo ėshtė njė manipulim i cili nuk i pėrgjigjėt realitetit dhe fuqimisht kundėrshtohet nga pėrfaqėsuesit legjitim tė IRDK sė si dhe nga gjithė njerėzit qė kanė mirėkuptimin dhe mendimin e drejtė pėr ardhmėrinė e Kosovės.

Me kėtė rast po edhe njė herė konfirmojmė se subjekti legjitim politik i komunitetit egjiptian IRDK ja, e mbėshtet vullnetin e popullit tė Kosovės, me fjalė tė tjera e pėrkrah pavarėsinė e plotė tė Kosovės. IRDK ja mendon qė Kosova e pavarur, do tė jetė nė dobi pėr tė gjithė qytetaret e saj, dhe do hap perspektivėn pėr afirmimin kulturor, arsimor tė tė gjitha komuniteteve nė vend. Dhe se perspektiva e komunitetit tonė ekziston nė Kosovėn e pavarur dhe sovrane, thuhet nė njė reagim tė IRDK sė, tė nėnshkruar nga Ibish Bajrami, anėtar kryesie.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.