|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Jozefina Topalli pėrcjell mesazhin e mbėshtetjes sė Shqipėrisė pėr statusin final tė Kosovės

 
 

 
Prishtinė, 14 dhjetor 2005 /TN QIK - Kryetarja e Parlamentit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli, nė ditėn e dytė tė vizitės nė Kosovė, sot takohet me Presidentin Ibrahim Rugova, Kryeministrin Bajram Kosumi dhe me pėrfaqėsuesit e partive politike dhe me deputetė.

Ndėrkaq gjatė dje pasdite u takua me zėvendėsshefin e UNMIK ut Lari Rosin dhe me Kryeparlamentarin, Nexhat Daci. Pas takimit me homologun e saj, zonja Topalli ka thėnė se Shqipėria do t'i pėrkrahė proceset qė po i kalon Kosova drejt arritjes sė statusit pėrfundimtar tė saj. Ajo shtoi se Shqipėria do tė jetė aktive drejt finalizimit tė ēėshtjes sė statusit tė Kosovės qė ėshtė pavarėsia.

"Mesazhi ynė ėshtė mesazhi i mbėshtetjes i njė Shqipėrie aktive nė statusin final tė Kosovės qė ėshtė pavarėsia. Parlamenti i Shqipėrisė ndjek me interes tė veēantė zhvillimet nė Kosovė dhe Kuvendi i Shqipėrisė ka miratuar tashmė njė rezolutė pėrmes sė cilės shprehet pėrkrahja institucionale e Shqipėrisė pėr pavarėsinė e Kosovės", ka tha zonja Topalli.
 
Pavarėsia evropiane e Kosovės ėshtė shumė afėr realizimit. Kosova dhe Shqipėria janė dy vende evropiane qė nga qenja e tyre e kanė ndier veten pėrherė evropianė, tha zonja Topalli.

Ndėrkaq, Kryeparlametari Nexhat Daci u shpre se pret mbėshtetjen e Shqipėrisė pėr proceset qė po i kalon Kosova. Nė sukseset e arritura, shtoi ai, shqiptarėt do tė jenė ngjarja mė e rėndėsishme pėr botėn.

"Kemi njė optimizėm qė e ndajmė bashkarisht qė shqiptarėt do tė jenė njė hapening i mrekullueshėm i shekullit 21 pėr Evropėn dhe botėn" ka thėnė Daci, duke shtuar se shqiptarėt do tė shpėrndajnė lajme tė paqes nė rajon, tė zhvillimit ekonomik, por edhe tė krenarisė kombėtare.

Kryeparlamentarja shqiptare Jozefina Topalli ka lavdėruar shqiptarėt nė dy anėt, siē ka thėnė unitetin e tyre nė kohėt vendimtare.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.