|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Grupi i Kontaktit kėrkon qė negociatat pė statusin e Kosovės tė zhvillohen krahas zbatimit tė standardeve

 
 

 
Paris, 14 dhjetor 2005 /TN QIK - Grupi i Kontaktit nė njė takim tė zhvilluar nė Paris i ka shprehur mbėshtetje tė dėrguarit tė Kombeve tė Bashkuara pėr statusin e Kosovės, Marti Ahitisari, si dhe kanė vėnė nė dukje se negocitat pėr statusin e Kosovės duhet tė zhvillohen nė frymėn e realizmit dhe pa qėndrime paraprake pėr konkluzionet e atyre bisedimeve.

"Negociatat duhet tė zhvillohen krahas zbatimit tė standardeve", ndėrkaq "secila palė duhet tė veprojė nė mėnyrė konstruktive", theksohet nė komunikatėn e Grupit tė Kontaktit, tė cilin e pėrbėjnė SHBA-tė, Franca, Britania e Madhe, Rusia, Gjermaia dhe Italia.

Takimi u mbajt nė nivel tė drejtorėve politikė tė drejtorive tė ministrive tė punėve tė jashtme tė vendeve tė Grupit tė Kontaktit, tė cilėt mbrėmė nė Paris, pėr kontaktet e para me Beogradin e Prishtinėn dhe pėr zhvillimet nė Kosovė, i shkėmbyen mendimet me Ahtisarin, me shefin e UNMIK-ut Soren Jesen Petersen, dhe me zėvendėsin e kryeshefit tė sektorit pėr operacione paqėsore tė Kombeve tė Bashkuara, Hedi Anabi.

Nė kėtė takim morėn pjesė edhe pėrfaqėsuesit e sekretariatit tė Kėshillit tė Ministrave tė BE-sė, Komisionit Evropian dhe tė NATO-s, ndėrkaq Ahtisari e njoftoi Grupin e Kontaktit pėr bisedimet qė ka zhvilluar nė Prishtinė, Beograd, Tiranė, Shkup dhe Pogdoricė.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.