|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Deputetet e Kuvendit tė Kosovės u takuan me kryeparlamentaren Jozefina Topalli

 
 

 
Prishtinė, 14 dhjetor 2005 /TN QIK - Kryeparlamentarja e Shqipėrisė znj.Jozefina Topalli, u prit sot edhe nga deputetet e Kuvendit tė Kosovės.

Nė takim ėshtė biseduar pėr bashkėpunimin ndėrmjet dy parlamenteve, rrjedhat aktuale shoqėrore e politike nė Kosovė dhe Shqipėri, e nė kėtė kontekst edhe kontributi i gruas si deputete nė zhvillimet e gjithmbarshme.
 
Melihate Tėrmkolli, Flora Brovina e deputete tė tjera kanė theksuar se thellimi i mėtejmė i bashkėpunimit ndėrmjet dy parlamenteve, e edhe i deputeteve nga dy vendet, ka njė rėndėsi tė veēantė, njofton zyra pėr infomim e Kuvendit. Shembulli i personalitetit tė Jozefina Topallit, shihet si njė inkurajim pėr angazhime edhe mė tė mėdha tė femrave.

Nė kėtė takim u shpreh mirėnjohje pėr kontributin e madh qė po jep Shqipėria pėr sensibilizimin e opinionit evropian e botėror drejt zgjidhjes sė statusit final tė Kosovės, njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės.
Kryeparlamentarja Topalli tha se nė tė gjitha kontaktet me bashkėsinė ndėrkombėtare, nė krye tė listės ėshtė ēėshtja e zgjidhjes sė statusit final nė pajtim me vullnetin e popullit tė Kosovės. Nė kėtė frymė viti 2006 do tė jetė vit historik pėr Kosovėn, theksoi Jozefina Topalli.

Ajo tha se kundruall sfidave qė dalin para Shqipėrisė, nė dėshirat pėr integrime sa mė tė shpejta nė organizmat e Unionit Evropian, Parlamenti i Shqipėrisė ėshtė shndėrruar nė njė arenė tė jashtėzakonshme, pėr tė realizuar kėto synime.
 
“Mirėpo, pėr tė arritur kėtė, Shqipėrisė i duhet tė zhvillojė njė luftė tė pa kompromis kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Nė vazhdė tė kėsaj beteje dhe tė reformės qė po bėhet nė Shqipėri, tashmė vijnė edhe mesazhe shpresėdhėnėse nga Brukseli”, tha znj.Topalli.

Nė shenjė kujtimi kryeparlamentares Jozefina Topalli iu dhuruan edhe disa dhurata modeste, bėri tė ditur zyra pėr informim e Kuvendit tė Kosovės.

Zonja Topalli ėshtė takuar sot edhe me krerėt e opozitės, liderin e PDK-sė Hashim Thaēi dhe atė tė ORA-s Veton Surroi.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.