|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Zėvendėsi i kryenegociatorit ndėrkombėtar pėr statusin e Kosovės takohet me zyrtarėt mė tė lartė vendas

 
 

 

13 dhjetor 2005 /TN 

Zėri i Amerikės (13.12.2005) - Diplomati austriak Albert Rohan, zėvendėsi i kryenegociatorit ndėrkombėtar pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, po vazhdon vizitėn e tij tė dytė nė Prishtinė nė kėtė post, me takime me gjithė klasėn politike tė vendit.

Ai ėshtė takuar sot me zyrtarėt mė tė lartė shqiptarė me tė cilėt ka biseduar lidhur me pėrgatitjet qė po bėn Prishtina pėr procesin negociator pėr pėrcaktimin e statusit tė ardhshėm tė Kosovės.

Qeveria e Kosovės i ka bėrė tė ditur zotit Rohan se do tė intensifikojė dialogun e brendshėm me strukturat e ndryshme tė shoqėrisė kosovare pėrmes njė plan veprimi pėr periudhėn dhjetor-janar, bazuar nė takime dhe debate pėr pėrgatitjet pėr bisedimet pėr statusin dhe zhvillimet qė lidhen me tė. Kryeministri Bajram Kosumi, i cili u takua sot me zotin Rohan, ka thėnė se qeveria e Kosovės synon tė informojė drejtpėrsėdrejti qytetarėt pėr kėtė, tė krijojė njė klimė mė tė mirė bashkėpunimi dhe tė thellojė mirėbesimin ndėretnik.

Paralel me vizitėn e zotit Rohan, Kėshilli Konsultativ pėr Komunitete, i krijuar nga grupi negociator i Kosovės pėr bisedimet dhe i kryesuar nga Veton Surroi, po zhvillon takime me pėrfaqėsuesit e pakicave, pėrfshi edhe pakicėn serbe, e cila ėshtė pėrqėndruar nė kėrkesat e saj, veēanėrisht nė ēėshtjen e decentralizimit.

Zoti Surroi ėshtė takuar sot me ministrin e Pushtetit Lokal Lutfi Haziri, tė cilit i ka paraqitur nevojat dhe kėrkesat e pėrfaqėsuesve tė komuniteteve tė cilat janė paraqitur nė kėtė proces konsultimesh.

Kryeadministratori ndėrkombėtar i Kosovės Jessen Petersen, i cili merr pjesė sot nė takimin e Grupit tė Kontaktit nė Paris, sė bashku me kryenegociatorin Marti Ahtisari, ia ka bėrė tė ditur grupit negociator tė Kosovės se decentralizimi ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr pėrcaktimin e statusit politik tė Kosovės.

Grupi negociator i Kosovės hedh poshtė ēdo mundėsi qė decentralizimi tė bėhet pjesė e negociatave pėr statusin e ardhshėm tė vendit.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.