|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Shqipėri: 7 persona arrestohen gjatė njė operacioni kundėr njė organizate kriminale tė lidhur me mafien kalabreze

 
 

 

13 dhjetor 2005 /TN 

Zėri i Amerikės (13.12.2005) - Armand Mero, Tiranė

Nė Shqipėri 7 persona u arrestuan sot gjatė njė operacioni tė zhvilluar njėkohėsisht dhe nė Itali e Gjermani pėr tė goditur njė organizatė kriminale tė lidhur me mafien kalabreze.

Tė arrestuarit akuzohen pėr trafik armėsh, droge, femrash dhe shfrytėzim prostitucioni. Sipas hetimeve tė zhvilluara nė Itali dhe Shqipėri rezulton se shqiptarėt furnizonin me drogė dhe armė mafien kalabreze nė kėmbim tė lejes pėr tė ushtruar shfrytėzimin e prostitucionit nė territoret e kontrolluara nga kjo mafie.

Disa qindra vajza nga Shqipėria dhe vende tė tjera tė Europės lindore tė detyruara tė ushtronin prostitucionin dhe sasira tė konsiderueshme armėsh, municionesh dhe droge tė trafikuara, kanė qenė prej vitit 1999 aktiviteti i njė organizata kriminale italo-shqiptare qė u godit sot falė njė operacioni tė zhvilluar njėkohėsisht nė Itali, Shqipėri dhe Gjermani, e qė ka ēuar nė arrestimin e 80 personave.

7 prej tyre janė arrestuar nė Shqipėri, nė Tiranė, Durrės, Kavajė dhe Vlorė nga prokuroria e krimeve tė rėnda e cila kishte nisur hetimet falė dhe materialeve tė bollshme tė ofruara nga pala italiane. Shqiptarė tė tjerė janė arrestuar nė Itali. Operacioni nė Shqipėri ėshtė ndjekur nga afėr edhe nga njė prokuror italian.

Tė arrestuarve u ėshtė gjetur njė sasi armėsh, 5 kallashnikovė dhe njė pistoletė dhe sipas prokurorėve shqiptarė hetimet mund tė ēojnė dhe nė arrestime tė tjera. Tė 7 personat ushtronin aktivitetin kriminal nė tre qytete: Durrės, Kavajė dhe Vlorė, ku disa prej tyre kishin edhe veprimtari biznesi privat.

Hetuesit shqiptarė shpjeguan sot se janė vėrtetuar tė paktėn dy raste, nė vitin 2002 kur tė arrestuarit kanė trafikuar armė, njė herė nėpėrmjet njė motoskafi tė nisur nga Vlorė dhe njė herė tjetėr nėpėrmjet portit tė Durrėsit, ku armėt ishin fshehur nė njė automjet. Por sipas tyre sasitė e armėve tė trafikuara janė disa herė mė tė mėdha. Po ashtu pėr tė arrestuarit ėshtė vertetuar dhe akuza e trafikut tė drogės, ku bėhet fjėle pėr njė sasi prej 3 kilogram heroinė tė sekuestruar mė parė.

Por sipas zėvendėsprokurorit tė Krimeve tė Rėnda “fatkeqėsisht nga hetimet kanė rezultuar dhe raste tė tjera trafiku droge tė cilat nuk ishin kapur”. Sipas asaj qė kanė zbuluar hetuesit italianė, shqiptarėt ishin lidhur me mafien kalabreze “Ndrangheta” duke i ofruar asaj drogė dhe armė nė kėmbim tė lejes pėr tė ushtruar prostitucionin nė territoret e kontrolluara nga kjo mafie.

Madje autoritetet italiane po hetojnė edhe pėr raste tė mbytjes sė qėllimshme tė klandestinėve nė det nė mėnyrė qė trafikantėt tė humbnin gjurmėt e trafikut tė armėve dhe drogės.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.