|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Jozefina Topalli nė Prishtinė: Shqipėria do ta mbėshtesė Kosovėn drejt pavarėsisė

 
 

 

Prishtinė, 13 dhjetor 2005 /TN /QIK - Pėr njė vizitė dyditore mbėrriti sot nė Prishtinė kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė znj. Jozofina Topalli, e cila deklaroi se Shqipėria do ta mbėshtesė Kosovėn drejt zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar qė ėshtė pavarėsia, tha ajo.

Me tė mbėrritur nė aeroportin e Prishtinės, zonja Topalli u shpreh para gazetarėve se Shqipėria do tė jetė aktive drejt finalizimit tė ēėshtjes sė statusit tė Kosovės.

"E konsideroj si njė moment tė veēantė tė kėsaj vizite edhe pėr zhvillimet shumė pozitive tė Kosovės.
 
Mesazhi ynė ėshtė mesazhi i mbėshtetjes i njė Shqipėrie aktive nė statusin final tė Kosovės qė ėshtė Pavarėsia".

Nė orėt e pasdites zonja Topalli zhvilloi njė takim me zėvendėsshefin e UNMIK ut Lari Rosin, ndėrkaq nė orėn 17 me mikpritėsin, kryeparlamentarin Nexhat Daci.

Kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė nesėr do tė ketė takime tė veēanta me Presidentin Ibrahim Rugova, Kryeministrin Bajram Kosumi, kryetarin e PDK sė, Hashim Thaēi dhe me kryetarin e partisė reformiste ORA, Veton Surroi.

Pritet qė njė takim tė veēantė Jozefina Topalli ta zhvillojė edhe me gratė parlamentare tė Kosovės.
 
Kryetarja e Kuvendi tė Shqipėrisė, Jozofina Topalli po e viziton Kosovėn me ftesė tė kryeparlamentarit Nexhat Daci.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.