|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Haga merr vendimin pėr njė gjyq tė vetėm ndaj Sllobodan Millosheviēit

 
 

 

13 dhjetor 2005 /TN 

Zėri i Amerikės (13.12.2005) - Gjykata e Hagės pėr Krime Lufte mori vendimin tė mos e ndajė ēėshtjen e Kosovės nga gjyqi qė ka tė bėjė me rolin e ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviē nė Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinė.

Ekipi prej tre gjykatėsish e mori kėtė vendim sot. Ata kishin sugjeruar mė parė zhvillimin e gjyqeve tė veēanta, pėr shkak tė shqetėsimeve nė rritje mbi gjendjen jo tė mirė shėndetėsore tė ish-presidentit jugosllav, qė e ka vonuar vazhdimisht procesin.

Gjykata gjithashtu e shtyu gjyqin deri mė 23 janar, me rastin e ndėrprerjes pėr Krishtlindje, si dhe pėr tre javė tė tjera pėr t’i dhėnė mundėsi Sllobodan Millosheviēit tė pushojė.

Gjykata e hodhi poshtė kėrkesėn e tė pendehurit qė t’i lihet mė tepėr kohė ekipit tė avokatėve tė tij dhe e kritikoi atė se po ia kushton shumicėn e kohės Kosovės, nė pėrpjekje pėr ta detyruar gjykatėn ta shtyjė procesin.

Sllobodan Millosheviē pėrballet me mė tepėr se 60 akuza pėr krime lufte dhe krime kundėr njerėzimit.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.