|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Erhard Busek ėshtė shprehur pėr evropianizimin sa mė tė shpejtė tė Kosovės

 
 

 
Berlin, 13 dhjetor 2005 /TN /QIK - Koordinatori i Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore Erhard Busek ėshtė shprehur qartė pėr evropianizimin sa mė tė shpejtė tė Kosovės, ndėrkohė qė ai pajtohet me mendimet e shprehura se Kombet e Bashkuara nuk ėshtė organizata e duhur pėr t'u marrė me zgjidhjen e statusit tė Kosovės.
 
Por Busek tha se meqenėse me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit OKB ja mori pėrsipėr disa tė drejta, "ato duhet t'ja japin pėrgjegjėsinė pėr Kosovėn Bashkimit Evropian".

Busek nė njė intervistė pėr "Dojēe velen" u shpreh pesimist se Kombet e Bashkuara nuk do ta bėjnė kėtė aq shpejt.

"Fatkeqėsisht ekziston njė tendencė pėr tė mos e bėrė kėtė nė tė ardhmen e shpejtė dhe evropianėt nuk janė shumė tė lumtur mbi kėtė fakt. Por ēėshtja kryesore ėshtė zgjidhja sa mė e shpejtė e kėtij problemi. Unė jam pėr evropianizimin sa mė tė shpejtė tė Kosovės", tha Busek.

Ndėrkaq duke folur pėr arritjet e Paktit tė Stabilitetit nė Kosovė, Busek tha se pas luftės sė Kosovės Pakti si pikėsynim kishte stabilizimin e plotė tė rajonit dhe pėrgatitjen e tij drejt Bashkimit Evropian, porse nuk ka pasur sukses.

"Kjo ėshtė pėr ne pika mė e dobėt, sepse ndonėse nuk jemi involvuar direkt nė ēėshtjen e statusit tė Kosovės, detyra jonė ėshtė qė Kosova tė mos kthehet nė njė pikė tė zezė nė hartė".

Megjithatė Busek theksoi se "integrimi i Kosovės nė bashkėsinė evropiane ėshtė i domosdoshėm", duke shtuar se Kosova nėn administrimin e UNMIK ut ėshtė trajtuar si njė partnere e barabartė nė tryezėn e bisedimeve.

Ndėrkaq duke folur pėr mbėshtetjen qė i ėshtė dhėnė qeverisė sė Kosovės, Busek tha se konkretisht po punohet pėr zgjidhjen e problemeve tė transportit, tė energjisė, pėr luftimin e krimit tė organizuar dhe tė shumė ēėshtjeve praktike.

"Kemi arritur qė ta involovojmė Kosovėn nė marrėveshjet mbi tregun e lirė pėr tė luftuar kėshtu edhe papunėsinė qė aktualisht ėshtė rreth 50% e lartė. Kemi sjellė gjithashtu investitorė tė huaj nė vend dhe mund tė pohoj se rezultatet nuk janė aspak tė kėqija", u shpreh Busek nė kėtė intervistė.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.