|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Presidenti Rugova tha se Kosova ėshtė e gatshme t'i marrė obligimet financiare ndėrkombėtare

 
 

 
Prishtinė, 12 dhjetor 2005/TN /QIK - Kosova ėshtė e gatshme tė marrė tė gjitha pėrgjegjėsitė ndėrkombėtare edhe nė fushėn e ekonomisė dhe financave, tha sot presidenti Rugova, pas takimit me njė delegacion tė lartė tė Bankės Botėrore.

Presidenti Rugova takimin e vlerėsoi tė frytshėm me nėnkryetarin regjional tė Bankės Botėrore pėr Evroipė dhe Azi, z.Shiego Katsu (Kacu), znj.Orsalia Kalantzopoulos, koordinatore regjionale pėr Evropėn Juglindore si dhe Kanfan Shankar, pėrfaqėsues pėr Kosovė i Bankės.
 
Presidenti Rugova tha se Banka Botėrore e cila prej vitesh po vazhdon ta ndihmojė Kosovėn ėshtė treguar mjaft efektive. Ai tha se z.Katsu e ka njoftuar pėr procesin e bisedimeve tė mundshme pėr statusin, pėr tė cilin vullneti i tė gjithėve ėshtė pavarėsia.

"Pėr ne zgjidhje ėshtė pavarėsia, unė insistojė pėr njohje direkte tė Kosovės, qė do ta qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės e tė botės", tha ai. Presidenti Rugova tha poashtu se kanė biseduar pėr mundėsitė e zhvillimit ekonomik, pėr investime dhe poashtu pėr sektorėt e ndryshėm si pėr atė energjetik.

"Kėto i them me qėllimin mė tė mirė sepse kėto lidhen me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, qė do tė hapte njė perspektivė tė re pėr tė gjithė. Dhe ne jemi tė gatshėm t’i marrim obligimet ndėrkombėtare edhe nė fushėn e ekonomisė dhe financave", tha Presidenti Rugova.

Ndėrsa nėnkryetari regjional i Bankės Botėrore, Shiego Katsu tha se ka ardhur qė tė shohė progresin qė ėshtė arritur gjatė njė viti e gjysėm, pėr ēgjė tha se ėshtė shumė i kėnaqur.

"Po shoh zhvillime pozitive dhe jam i inkurajuar nga pėrkushtimi i autoriteteve qė po pėrcjellin zhvillimin e reforamave qė ėshtė njė ēėshtje komplekse qė ka tė bėjė me krijimin e vendeve tė lira tė punės dhe tėrheqjen e investitorėve tė huaj dhe krijimin e kushteve mė tė mira tė zbatimit tė ligjeve", tha z.Katsu.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.