|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Petersen: Decentralizimi, me rėndėsi thelbėsore pėr statusin e Kosovės

 
 

 

12 nėntor 2005 /TN 

Zėri i Amerikės (12.12.2005) - Besim Abazi, Prishtinė

Shefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara Soren Jessen Petersen u ka thėnė sot udhėheqėsve politikė tė Kosovės se decentralizimi i pushtetit ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr pėrcaktimin e statusit politik tė Kosovės.

Ai i bėri kėto komente pas njė takimi me ekipin e negociuesve tė Prishtinės, me tė cilėt ka debatuar hapat e ardhshėm nė procesin e bisedimeve pėr tė ardhmen e Kosovės. Ai tha se nga udhėheqėsit politik ka kėrkuar qė tė kalojnė nga deklaratat ne veprime.

 “Decentralizimi do tė jetė faktor thelbėsor nė pėrcaktimin e rezultatit tė bisedimeve pėr statusin dhe veprimet duhet tė vazhdojnė nė bazė tė dokumentit tė Prishtinės, por udhėheqėsit duhet tė jenė tė gatshėm tė vazhdojnė dialogun me Beogradin”, tha zoti Jessen Petersen, sipas tė cilit ata janė pajtuar por mendojnė se nė bisedime duhet tė shkojnė tė pėrgatitur mire dhe pasi tė kenė marrė edhe mendimet e komuniteteve pakicė.

Ai tha se kėtė ēėshtje do ta diskutojė nesėr nė takimin e Grupit tė Kontaktit nė Paris, ku do tė marrė pjesė edhe krye negociatori pėr statusin e Kosovės, Marti Ahtisaari.

 Pėrfaqėsuesit e ekipit tė ngociuesve thanė ndėrkaq se decentralizimi nuk mund dhe nuk do tė jetė pjesė e negociatave pėr statusin, por pjesė e punės sė institucioneve tė Kosovės. Kryetari i Parlamentit tė Kosovės Nexhat Daci tha se nuk ka trysni pėr mbajtjen e njė takimi tė paralajmėruar pėr 19 dhjetor ndėrmjet ministrit tė pushtetit lokal Lutfi Haziri dhe homologut tė tij serb Zoran Loncar nė Vjenė tė Austrisė.

 “Kurrkush nuk bėnė presione. Pėr detyrat qė janė tonat tė institucioneve tė Kosovės dhe tė qytetarėve, mundohet tė jetė ndihmės dhe nuk ka presioni. Dhe pėrfundimisht nuk ka presione as pėr takime”, tha zoti Daci.

 Kryeministri Bajram Kosumi tha ndėrkaq se takimi do tė ndodhė pavarėsisht nėse do tė jetė nė datėn e paralajmėruar apo jo.

“Nė kėtė moment ne duhet tė krijojmė procesin bashkė me faktorin ndėrkombėtar, por edhe me qeverinė e Beogradit sepse disa ēėshtje duhet t’i diskutojmė dhe mund t’i diskutojmė mes veti dhe nė pikat ku mund tė arrihen marrėveshje, pse jo do tė arrijmė edhe marrėveshje mes vete”, tha kryeministri Kosumi.

Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės Hashim Thaēi, theksoi se takimet e njerėzve me vullnet tė mirė duhet tė ndodhin nė kohė tė duhur dhe nė vend tė duhur, por reforma e pushtetit nė Kosovė duhet tė zbatohet mbi ligje dhe jo mbi parime etnike e politike.

“Reformimi I pushtetit lokal duhet tė udhėhiqet nga Prishtina sepse ndikimi i tė tjerėve pėr reformimin e pushtetit lokal nė Kosovė nėnkupton njė rrezik pėr ndarje tė brendshme territoriale”, theksoi zoti Thaēi.

Ndonėse nuk ėshtė pjesė e standardeve pėr Kosovėn, decentralizimi i pushtetit, i cilėsuar si mjet pėr zbatimin e standardeve ėshtė rikthyer sėrish nė rend tė ditės me gjithė dallimet e trashėguara ndėrmjet komuniteteve por edhe ndėrmjet pėrfaqėsuesve politik tė pozitės dhe opozitės.

Kėshilli Konsultativ pėr Komunitetet takon pėrfaqėsuesit e Kishės Ortodokse serbe

Kryetari i Partisė reformiste "Ora", Veton Surroi i cili drejton edhe Kėshillin Konsultativ pėr Komunitete nė kuadėr tė ekipit tė negociuesve pėr statusin e Kosovės, tha se ėshtė pajtuar me drejtuesit e kishės ortodokse serbe qė ēėshtja e objekteve fetare tė kėtij riti tė mos ndėrlidhet me ēėshtjen e statusit politik tė Kosovės. Komentet e tij pasuan njė takim me atin Sava Janjiq, nė manastirin e Deēanit nė Kosovėn perėndimore me tė cilin sic tha, ėshtė arritur pajtimi se pėr kishėn nevojitet njė marrėveshje e veēantė jashtė bisedimeve pėr statusin final.

Zoti Surroi tha se shteti i ardhshėm i Kosovės do tė duhet tė nėnshkruajė njė marrėveshje me Kishėn Ortodokse pėr mbrojtjen e trashėgimisė fetare dhe kulturore serbe, por hodhi poshtė ēdo mundėsi qė kishat tė kenė njė status tė veēantė brenda administrimit tė pėrgjithshėm tė Kosovės. Pėrfaqėsuesi i Kishės Ortodokse Serbe Sava Janjiq tha se takimi me pėrfaqėsuesit e ekipit negociator nė Manastirin e Deēanit ishte konstruktiv dhe nuk kishte karakter politik.

“Jemi pajtuar qė nė bazė tė rekomandimeve tė Grupit tė Kontaktit objektet e kishės ortodokse serbe tė kenė njė lloj tė veēantė tė mbrojtjes pėr objektet e shenjta tė kishės ortodokse serbe dhe pėr kėtė nuk ka mėdyshje” -tha ati Sava Janjiq.

 Kėshilli Konsultativ pėr Komunitete, qė drejtohet nga Veton Surroi ėshtė krijuar sė voni nga ekipi negociator pėr statusin e Kosovės dhe ai ka filluar njė seri takimesh me tė gjitha komunitetet pakicė tė Kosovės, nė mėnyrė, qė nė platformėn e pėrbashkėt tė ekipit negociator tė pėrfshihen edhe pikėpamjet dhe nevojat e kėtyre komuniteteve. Mbrojtja e pakicave kombėtare, posaēėrisht e komunitetit serb dhe objekteve kulturore e fetare tė tij, nga bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė cilėsuar si njė nga faktorėt thelbėsorė pėr pėrcaktimin e statusit politik tė Kosovės.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.