|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

KEDP organizoi ceremoni me rastin e ndarjes sė diplomave pėr pėrfituesit e projektit “Programi zhvillimor pėr udhėheqjen e Lartė”

 
 

 
12 dhjetor 2005 /TN
 
 
Projekti pėr Zhvillimin e Arsimit nė Kosovė (KEDP) ėshtė agjension kanadez pėr zhvillim ndėrkombėtar, i cili ka dhėnė kontribut tė ēmuar nė Kosovė pėr krijimin e njė ambienti tė favorshėm pėr aftėsimin profesional tė mėsimdhėnėsve dhe ngritjen e performancės (arritjeve tė shkėlqyera) sė individėve dhe tė udhėheqjes nė fushėn organizative. MASHT ka bashkėpunuar qysh nė ditėt e para me qėllim tė implementimit tė reformave nė arsim. 
 
Sot nė ambientet e hotel “Victoria” KEDP ka organizuar njė ceremoni rasti pėr ndarjen e diplomave pėrfituesve tė projektit “Programi Zhvillimor pėr Udhėheqjen e Lartė (SLDS)”.
 
Pjesėmarrės nė kėtė ceremoni ishin udhėheqja e lartė e MASHT, zyrtarėt rajonalė dhe drejtorėt komunalė tė arsimit. Fjalėn e rastit nė kėtė solemnitet e mbajti ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, z. Agim Veliu.
 
Ai ndėr tė tjera tha se njė vit pas seminareve pėr udhėheqje tė lartė tė organizuar nga KEDP, MASHT ka shėnuar hapa tė sigurt nė pėrmirėsimin e performancės dhe menaxhimin e politikave e tė proceseve. Ėshtė krijuar njė klimė pozitive nė kulturėn e punės, bashkėpunimit dhe koordinimit tė detyrave e pėrgjegjėsive nė tė gjitha hallkat organizative, ndėrsa transparenca nė menaxhimin e MASHT ka prodhuar efektshmėri nė qarkullimin e informatave tė nevojshme brenda dhe jashtė. 
 
Zhvillimi i reformave nė tė gjitha sistemet e shoqėrisė sonė demokratike nė Kosovėn e pasluftės nuk do tė mund tė implementoheshin pa ndihmėn e miqve, pėrvojave dhe ekspertizave tė tyre. Falė kėtyre pėrvojave dhe vullnetin pėr tė qenė shoqėri demokratike dhe prosperuese,. Kosova po ecėn sigurt drejtė pavarėsisė dhe krijimit tė njė shteti ku tė gjitha komunitetet do tė jetojnė nė Liri, paqe e mirėqenie.
 
Nė vazhdim ministri Veliu nė emėr tė MASHT dhe tė Qeverisė sė Kosovės falėnderoi popullin dhe Qeverinė Kanadeze pėr kontributin e dhėnė nė kėtė drejtim. Ai veēanėrisht falėnderoi pėrfaqėsuesit e KEDP,  zotėrinjtė, dr.Tim Goddard, Dejvid Lynn dhe dr. Dejvid Yonung si dhe z.Osman Buleshkaj-drejtor i projektit tė KEDP pėr Kosovėn.
 
Tė pranishmit i pėrshėndeti edhe dr.Tim Goddard, koordinator i programit tė udhėheqjes sė KEDP , i cili shprehu kėnaqėsinė pėr interesimin dhe angazhimin e sinqertė tė pjesėmarrėsve me qėllim tė pėrfitimit tė njohurive profesionale tė ofruara nga ky asociacion. Kosova po prin nė procesin e reformave nė krahasim me vendet e rajonit dhe jemi tė lumtur qė jemi pjesė e kėtij suksesi, tha dr. Goddard.
 
Nė vazhdim pjesėmarrėsit e kėsaj ceremonie i pėrshėndeti edhe zėvendėsministri i ASHT, z. Fevzi Berisha, nė cilėsinė e pėrfituesit tė njohurive nga ky projekt. Jam i lumtur qė pata rastin tė pasuroj njohuritė e mia dhe aftėsitė profesionale nga ky trajnim.
 
Nė tė ardhmen do tė angazhohemi qė pėrvojėn e fituar nga kėto seminare ta kultivojmė dhe zbatojmė nė praktikė, njėherit do ta transmetojmė tek tė tjerėt nė mėnyrė qė tė jemi realizues tė misionit tuaj qė ka pėr qėllim ngritjen e performancės sė individėve dhe tė udhėheqjes sė organizatave.      
 
Njė historik tė shkurtėr tė angazhimit tė KEDP nė Kosovė e prezentoi edhe z. Osman Buleshkaj. Ai pėrveē tė tjerash theksoi se deri mė tani  janė 1132 individė qė kanė marrė pjesė nė trajnim pėr udhėheqje themelore, 38 individė pėr udhėheqėsi( trajnimi i trajnerėve), 60 individė pėr trajnimin e Zyrave Rajonale, 45 persona pėr programin pėr pėr zhvillimin e udhėheqjes sė lartė si dhe 10042 mėsimdhėnės pėr programin: Mėsimdhėnia me Nxėnėsin nė Qendėr.    
 
Nė fund tė kėsaj ceremonie z. David Lynn bėri edhe shpėrndarjen e diplomave dhe mirėnjohjeve tė veēanta.     

 


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.