|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

"Friendly takeover" e Kosovės apo pjesėve tė saj!

 
 

 
12 dhjetor 2005 /TN
 
Marrė nga Opinionet e QIK-ut

   
Shkruan: Bardhyl METAJ

Kush janė kėshilltarėt e ekipit Serb Dr. Thomas Fleiner – Dr. Lidija Basta Fleiner! Propozimet serbe pėr Federatėn Kosovare! A do tė kėrkojė edhe Serbia: Vetėvendosje pėr popujt e Kosovės! Raporti i Kai Aides, platformė shumė e gjerė dhe e legjitimuar nga Kėshilli i Sigurimit dhe konjukturat vendimmarrėse ndėrkombėtare, pėr projekte tė kantonizimit por edhe aso federale, tė vet Kosovės!

Me emėrimin e zviceranit Thomas Fleiner, si kėshilltarė kryesorė tė ekipit negociues tė Serbisė, “ėshtė bėrė” pak mė e qartė se nė cilin drejtim dhe me cilat koncepte kushtetuese e drafte legjislative, do tė mbėshteten propozimet e Serbisė, tė paktėn gjatė fazės sė fundit tė bisedimeve pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės!

Si duket, e “vetėdijesuar” nga korniza e bisedimeve, e cila ėshtė kufizuar me formulėn se “nuk ka kthim nė gjendjen e para vitit 99-tė, si dhe, nuk ka ndarje tė Kosovės por as bashkim me ndonjė union tė rajonit apo shtet fqinjė” kornizė tė cilėn plot kreativitet e zbardhi S.J.Petersen, duke deklaruar se “negociatat po zhvillohen pėr t’ua hequr shqiptarėve frikėn e kthimit nė tė kaluarėn dhe serbėve frikėn pėr tė ardhmen e tyre” – udhėheqja aktuale e Serbisė - po mundohet tė gjej hapėsirat e nevojshme manovruese, nė mėnyrė qė megjithatė tė dalin “faqebardhė” nga ky proces historik...i cili gjithsesi, do tė qojė kah ndarja definitive e kėtyre dy shteteve dhe popujve!

Por, pyetja kryesore mbetet fatkeqėsisht megjithatė, se cili do tė jetė kualiteti i shtyllave tė kėsaj shtetėsie...cilat janė hapėsirat e shumta manovruese, “ende tė pa kufizuara” pėr negociatorėt serbė, qė do tė qojnė tek njė zgjidhje e cila shumė herė dhe nga tė gjitha instancat vendimmarrėse ėshtė thėnė se do tė jetė zgjidhje kompromisi? Cilat pjesė tė raportit tė Kai Aides dhe sugjerimeve tė tij janė hapėsirė e “mjaftueshme” manovrimi pėr palėn Serbe?
Sa ka ende shanse kacavjerja serbe rreth “sovranitetit tė saj territorial”?
 
A ėshtė rastėsi qė udhėheqja serbe emėroi pikėrisht z. Thomas Fleiner pėr kėshilltarė kryesorė dhe ēfarė mund tė presim respektivisht kuptojmė nga vendimi pėr emėrimin e tij...apo nė cilėn fazė tė bisedimeve mund tė vijnė nė shprehje konceptet dhe draftet e tij?
 
A mund tė ngjajė se mė shumė se kėshilltarė, ai, tė jetė ftuar nė fakt, qė tė sjellė koncepte dhe propozime tė komplikuara e shumė teorike federale e Konfederale, me qėllim tė vetėm qė tė arrijnė atė, tė cilėn e parashikonte edhe Kai Aide nė Raportin e tij tė fundit mbi Kosovėn, nė pikėn 67, ku veē tjerash thuhet se: “Nė komunitetin ndėrkombėtar ka aktualisht njė "lodhje prej Kosovės" dhe se zhagitja e “... e procesit tė statusit do tė rriste kėtė lodhje dhe do tė dobėsonte aftėsinė e komunitetit ndėrkombėtar pėr tė bėrė kėtė proces”, qė pėrkthyer do tė thotė se ēdo pa vendosshemėri pėr imponim tė zgjidhjes, nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare, do tė shėndronte ēėshtjen e Kosovės nė kancer tė Ballkanit, tė ngjashėm me ēėshtjen e Palestinės...e cila me Kosovėn ka tė pėrbashkėt, bashkėlindje defektueze, me rastin e shpartallimit tė perandorisė Osmane dhe vendimeve absurdeve tė Konferencės sė Versajės!

Tė gjitha kėto por edhe shumė pyetje tė tjera, na dalin pėrballė, posa tė operacionalizojmė e pėrqendrojmė optin, nė detajet e dokumenteve ekzistuese – bazė e bisedime tashmė tė filluara!


Kush janė kėshilltarėt e ekipit serb!

Nė tė vėrtetė, fjala ėshtė pėr binomin me pėrvojė dhe nam tė madh internacional, Dr. Thomas Fleiner – Dr. Lidija Basta Fleiner, tė cilėt gėzojnė njė reputacion tė lartė, nė rrethet Akademike tė instituteve mė me renome Europiane e botėrore...por edhe nė Bordet mė tė larta kėshilluese tė Bashkimit Europian, ku edhe mbajnė postet mė tė larta! Qė tė dy, janė profesorė tė universitetit me renome Internacionale tė Friburgut tė Zvicrės, ligjėrues nė Universitetet mė me renome botėrore dhe Drejtorė tė Institutit shumė Prestigjioz tė Federalizmit!
 
Flajner ėshtė figura dhe personaliteti mė shquar Europian pėr ēėshtje tė Federalizmit, dhe bashkė-botues i revistave mė prestigjioze profesionale gjermane e angleze, tė Drejtėsisė; President Emiratus i Asociacionit Internacional tė ligjėsisė konstitucionale dhe anėtar i Komitetit Ekzekutiv tė tė gjitha Asociacioneve tė Ligjvėnėsve Gjerman (Gjermani, Austri, Zvicėr);
 
Ai gjithashtu ėshtė Koordinatorė i Networkut Europian pėr ēėshtje tė Autonomive Lokale nė shtetet Europiane; Nga postet politike dhe pėrvoja me Jugosllavinė: ai ka qenė nė vitet 1992-93 kryesues i tė gjitha Misioneve tė OSBE –sė pėr republikat e ish Jugosllavisė, si dhe kėshilltarė i saj pėr ēėshtjen Jugosllave nė periudha tė ndryshme!
 
Ai nuk mund tė reduktohet si dhėndėr i Serbisė vetėm nė kuptimin klasik, ngase nuk ėshtė bashkėshortė i ndonjė serbeje pastruese tė institucionit e Universitetit ku ai punon, por i Profesoreshės me reputacion pothuaj mė tė madh se ai, nė ēėshtje dhe sfera tė shumta tė Drejtėsisė! Ajo, ka qenė anėtare e kėshillit tė ekspertėve tė Negociatave tė Gjenevės, pjesa parapėrgatitore e Konferencės sė Londrės (1991-92) ku shpesh ka pas pėrballė tė ndjerin, Fehmi Agani!
 
Ka qenė Kėshilltare pėr ēėshtje Kushtetuese, nė bisedimet shumė tė rėnda tė Afrikės sė Jugut, nė mes ANC-sė dhe Frontit Popullor tė Afrikanėve (1994 dhe 1997); Nė vitin 1999, angazhohet nga qeveria Greke qė tė bėje, njė ekspertizė dhe draft kushtetues pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, si dokument tė qeverisė greke!
 
Ka qenė udhėheqėse e grupit tė ekspertėve (iniciativa Solana) pėr pėrpilimin e Kushtetutės Federaliste tė shtetit tė ardhshėm tė Serbisė dhe Malit tė Zi! Qė nga viti 2002, ėshtė anėtare eksperte e Komitetit kėshillues tė Kėshillit tė Europės kurse nga viti 2004, Vicepresidente nė kėtė Kėshill Europian!


Raporti i Kai Aides, platformė shumė e gjerė dhe e legjitimuar nga Kėshilli i Sigurimit dhe konjukturat vendimmarrėse ndėrkombėtare, pėr projekte tė kantonizimit por edhe aso federale, tė vetė Kosovės!

Njė pjesė tė posteve dhe titujve, i pėrmendėm mė lartė, si rrethanė lehtėsuese pėr tė kuptuar mė mirė kahet e strategjisė serbe nė bisedimet e Kosovės! Elementi i parė qė bie nė sy tek profili i tyre profesional ėshtė se Grupi negociues serb, dėshiron qė projekt-propozimeve dhe koncepteve nė formė tė projekteve kushtetuese, tė cilat nė formė serike do ti ofrojė ky binom, tu jep legjitimitet tė Kėshillit Europian dhe BE-sė, duke pas parasysh postet e ekspertėve tė sajė (kujtoni deklaratat e Drashkoviqit, se tė gjitha opsionet serbe janė konform BE-sė)! E dyta, ėshtė qė nė faza tė ndryshme tė bisedimeve, gjithherė dhe nė tė gjitha variantet tė flitet pėr zgjidhje Federale mes Serbisė dhe Kosovė, por pa i ikė as zgjidhjeve Konfederale...!
 
Nė fazėn e fundit, ndėrkaq, ku mendohet se megjithatė do tė arrihet, qė tė projektohet njė zgjidhje e cila ndanė kėto dy vende...do tė hyjnė nė punė pjesėt mė problematike nga Raporti i Kai Aides, e tė cilat nuk janė hapėsira tė vogla, pėr zgjidhje federale nė vetė Kosovėn...!
 
Me kėtė dėshirohet tė arrihen dy qėllime: e para, shtrimin e problemit nė rrafshin teorik duke iu shmangė vendimit politik, nė mėnyrė qė, siē e theksuam mė lartė, tė vij deri te stėrzgjatja e bisedimeve dhe sindromi palestinez...tė cilin po e sforcon presidenti serb Tadiq me konceptin e dy entitetve ...dhe projektimi i kantonizimit tė Kosovės, pėr tė cilin lenė shumė hapėsirė ky raport, kujtoni pjesėt nga Raporti i Aides veēanėrisht pikat 23, e cila “legalizon” paralelizmin e pushteteteve nė Kosovė dhe lidhshmėrinė e strukturave paralele serbe me ato tė Beogradit, pastaj pikat, 51, ku thuhet se, “Prandaj, me disa pėrjashtime. serbėt e Kosovės do tė kthehen vetėm nė vendet ku ata mund tė gjejnė siguri nė numėr me qasje nė shėrbimet e tyre vetanake...” dhe pika 53, ku thuhet se “Njė politikė mė fleksibile e asistencės pėr t'ua mundėsuar tė kthyerve rivendosjen nė zona sipas dėshirės sė tyre duhet tė shqyrtohet...; dhe tutje, po aty, se ”Pėrkrahja, kėsisoj do tu ofrohej njerėzve (serbėve) atje ku ata mund tė jetojnė dhe jo vetėm nė vendet ku kanė jetuar” , qė ska se si tė kuptohet ndryshe pos se, kėrkohet koncetrimi dhe krijimi artificial i enklave; si dhe pika 56, ku pėr Kishat serbe thuhet se “Ka nevojė pėr tė krijuar njė "hapėsirė mbrojtėse" pėrreth kėtyre objekteve me qėllim qė tė mos jenė aq tė ekspozuara ndaj manipulimit politik...
 
Duhet gjetur modalitete tė cilat do ti vendosnin objektet fetare serbe nėn njė formė tė mbrojtjes ndėrkombėtare...” dhe nė vazhdim, pėrfundimisht politizimi i decentralizimit, i cili fatkeqėsisht, do tė paraqesė fushėbetejėn kryesore, e pėr tė cilėn nė raportin e Kai Aides krijohet hapėsirė shumė e madhe, veēanėrisht nė pikėn 58, ku shprehimisht thuhet se, “Pėr tė realizuar njė kthim tė qėndrueshėm dhe komunitete tė qėndrueshme minoritare, do tė nevojitet procesi i decentralizimit”, pikė e cila ngrihet dhe paraqitet si kusht themelorė pėr praninė e minoritetit serbė nė Kosovė, duke e kualifikuar politikisht me qėndrimin se,”Decentralizimi, do tė pėrmirėsoje mundėsinė e komuniteteve joshqiptare nė Kosovė qė tė ruajnė identitetin e tyre dhe jetėn e tyre, tė ndėrtojnė besim nė tė ardhmen dhe tė inkurajohen qė tė marrin pjesė mė aktivisht nė institucionet qeverisėse tė Kosovės”!
 
Kėsaj pjese tė raportit, mbi decentralizimin i kushtohet rėndėsi e veēantė nė raportin e Aides dhe s`kemi asnjė arsye tė besojmė se kėshtu nuk do tė bėj edhe ekipi negociues serb! Nė vazhdim tė kėtij raporti, shih pikėn 60-tė, raport i cili pėr shumė aspekte tė bisedimeve do tė shėrbej si platformė, thuhet se “Decentralizimi tani duhet tė shqyrtohet seriozisht, nė njė kornizė mė tė gjerė, duke ēuar nė decentralizim tė pushtetit dhe rritje tė kompetencave nė nivel lokal”, pikė e cila pasohet me njė platformė mjaft galante dhe e cila nė vete legalizon relacionet federale apo konfederate (pika 60-tė), “Njė kornizė e tillė do tė mund tė pėrfshinte njė numėr komunash tė reja e ku ne veēanti serbėt e Kosovės do tė kishin shumicė ne theksuar. Kjo mund tė parashikojė kompetenca tė shtuara nė sferat si ajo e policisė, drejtėsisė,: arsimit, kulturės, mediave dhe ekonomisė, duke pėrfshire edhe emėrimin e zyrtarėve kyēė. Do tė mund tė lejonte po ashtu lidhje horizontale midis komunave me shumicė serbe...
 
Mund tė shqyrtohen po ashtu edhe modalitete pėr lidhje tė posaēme me Beogradin, pa i dhėnė Beogradit autoritet mbi komunitetet e tilla”. Shkurt e shqip e thanun, kjo pjesė e kėtij raporti shumė problematik, ėshtė njė pėrplotėsim dhe njė Road-Map politike, e pikave 51,53,56,58, pėr lidhjen vertikale e horizontale tė enklavave serbe mes vete, por edhe me Beogradin. Domethėnė, platformė shumė e gjerė e legjitimuar nga Kėshilli i Sigurimit dhe konjukturat vendimmarrėse ndėrkombėtare pėr projekte tė kantonizimit por edhe aso federale tė vet Kosovės, tė cilat nė deklaratėn e parė pėr media, kėshilltari tashmė i emėruar serb, Prof. Dr. Thomas Fleiner i pėrmblodhi si zgjidhje, tė cilat “do t`i nxjerrin faqebardhė tė dyja palėt” karshi qytetarėve tė vet!

Duke pas pėr bazė tė gjitha publikimet e kėtij eksperti si dhe stilin e tij tė krijimit tė postulateve lapidare nė formė sloganesh, tė cilat pastaj krijojnė kornizė dhe platformė pėr operacionalizimin e zgjedhjeve, parashoh, se z.Thomas Fleiner, nė ndonjė fazė tė bllokadės sė negociatave do tė del me moton, Vetėvendosje pėr popujt e Kosovės, si formulė e cila nė shikim tė parė, kėnaq tė gjitha palėt dhe e cila ėshtė shumė vėshtirė tė kundėrshtohet!
 
E pėrimtuar, kjo formulė do tė thotė, se edhe serbėt e Kosovės, ashtu si edhe shqiptarėt, kanė tė drejtė tė vetėvendosjes, gjithsesi nė kuadėr tė njė federate Kosovare e cila pastaj atyre, gjithherė bazuar nė platformėn e shtruar nga Kai Aide, do tu ipte pėrgjegjėsi tė integrimit nė Institucionet kosovare, por edhe tė drejtė nė lidhje dhe relacione tė veēanta e speciale me Serbinė dhe qeverinė e saj!


Cili ėshtė imazhi i federatave dhe sa konsiderohen ato nė bashkėsinė Ndėrkombėtare si zgjidhje fatlume? A jenė akceptable kėto koncepte federale pėr bashkėsinė ndėrkombėtare?

Federalizmi gėzon reputacionin dhe konsiderohet si “zgjidhja mė efektive dhe fatlume institucionale e realiteteve multikulturore”, kėshtu shkruan eksperti mė i njohur dhe respektuar pėr ēėshtjet federale, kanadezi, Roland Watts...( i cili do tė ishte eksperti mė i preferuar pėr ekipin kosovarė, jo qė tė kėshillojė rreth federalizmit por qė tė hedh poshtė propozimet federaliste, si njohės i shkėlqyer i tė metave tė tyre) dhe kėshtu do tė propagandojė e lobojė edhe Prof. Dr. Thomas Fleiner! Aktualisht nė gjithė rruzullin tokėsorė jetojnė rreth 40% e popullsisė sė pėrgjithshme botėrore, nė shtete me struktura Federale! Shumica e tyre janė multikulturale apo edhe multinacionale!

Janė dy arsye themelore, qė po bėjnė qė Federalizmi po pėrjeton njė renesancė: e para ngase ofron njė zgjidhje pėr integrim dhe demokratizim tė shteteve multietnike dhe multikulturore dhe e dyta ngase, ėshtė strukturė moderne e cila nė mėnyrė eficiente pėrbashkon dhe mbledh e zgjidh nevojat dhe kėrkesat e popullsisė sė njė vendi si dhe ato tė identitetit tė theksuar lokal e minoritarė!
 

Por cilat janė tė metat e tij, veēanėrisht nė rastin e Kosovės?

Zgjidhjet federale nuk kenė qenė model asnjėherė nė dezintegrimet e ndodhura nė Federatat “postkomuniste” respektivisht tė atyre qė dolėn nga Bashkimi Sovjetik...bile as nė rastet kur, siē ngjau nė disa prej tyre, tė cilat nė vete kanė edhe “minoritet” rus, prej 20 milionėsh!
 
Nuk ėshtė aplikuar njė zgjidhje e tillė as nė rastin e ish-Jugosllavisė, ta zėmė nė Maqedoni, apo Kroaci, pa harruar edhe vetė Serbinė dhe ēėshtjet ende tė pazgjidhura mirė tė Vojvodinės dhe Sanxhakut! Me tė vetmen arsye ngase kėto krijesa tė “reja” kanė nevojė pėr strukturė tė fortė qendrore, veqanerisht nė fazė tė parė tė formėsimit tė struktura e shtyllave tė shtetėsisė!

Pastaj Federalizmi nuk ėshtė njė produkt i pėrfunduar njėherė e mirė, apo njė “set i fiksuar” institucionesh, por mė tepėr ėshtė njė projeksion pragmatik i teknikės sė inkorporimit dhe vėmendjes ndaj Interesave partikulare! Prandaj nė plan tė saj tė parė nuk qėndron njė ideologji por gjithherė dhe gjithkund – ēėshtja e pjesėmarrjes nė vendimmarrje dhe ndarja e pėrgjegjėsive!
 
Vendimtare pėr suksesin apo mos suksesin e njė federate, paraqitet gjithherė aftėsia, forca dhe pėrvoja e Institucioneve respektivisht, softueri...d.m.th, faktori njeri! Element qė vetvetiu nė rastin e Kosovės nuk mund tė paramendohet si i aplikueshėm ngase nė Kosovė, nuk kemi tė bėjmė vetėm me njė proces shpėrbėrjeje pėrmbyllėse tė ish Jugosllavisė por edhe me shoqėri postkonfliktuoze, tė pasluftės, ku plagėve tė luftės as qė u ėshtė dhėnė shans qė tė shėrohen! Pėr mė shumė, ky koncept si tillė, ėshtė rrugė e minuar pėr strukturėn e brishtė tė institucioneve tė shtetit tė Kosovės...qė tė dėshtojė qė nė hapat e parė dhe tė tregohet jo-funksional!
 
Pastaj njė element tjetėr qendrorė i federatave mbetet se ato janė krijesa tė proceseve tė gjata historike e jo vendime konferencash! Kultura politike ėshtė lokomotiva e suksesit tė Federalizmit zviceran...shtet i cili shumė shpesh merret si shembulli mė i suksesshėm i integrimit tė popujve tė tė katėr gjuhėve si dhe tė kantonizimit...por Zvicra, me tė drejtėn pėr vetėvendosje pėr ēdo kanton bile edhe pėr pjesė tė tij, ėshtė krijesė qindvjeēare dhe produkt i kulturės dhe mendėsisė politike tė formėsuar historikisht! Shpėrbėrja e ish federatave tė bllokut tė lindjes ndėrkaq, ėshtė proces qė ka kahe tė kundėrt, atė tė vėnies nė vend tė padrejtėsive nacionale dhe formėsimit tė shteteve kombėtare!
 

Pajtimi dhe e ardhmja e pėrbashkėt, kosovare!

Shqiptarėt e Kosovės si shumicė nė Kosovė, me serbėt kosovarė si pakicė i “bashkon” aktualisht por edhe nė tė ardhmen e njė Kosove tė pavarur, elementi i fatit tė ngjashėm kombėtarė e individual historik!
Derisa shqiptarėt kosovarė tash e njėqind vite, jetojnė ndaras trungut tė natyrshėm territorial e kombėtarė tė Shqipėrisė sė cungueme,...nė njė proces shumė tė disfavorshėm politik, rrethanash e regjimesh diktatoriale tė gjithfarshme serbe..., serbėt e Kosovės, ndėrkaq, aktualisht - pas tragjedive tė shembura mbi bashkėqytetarėt e tyre shqiptarė, nė tė cilat ishin pjesėmarrės aktivė, kush mė shumė e kush mė pak, por tė gjithė - duhet (tė detyrohen) tė mėsojnė tė artikulojnė dhe formėsojnė identitetin e tyre serbo-kosovarė, nė kuadėr tė njė Kosove tė Pavarur...ku duhet tė organizojnė e etablojnė qenėsinė e tyre politike, kulturore dhe fetare – por gjithsesi tė pavarur - nga amplitudat e politikės sė Beogradit...!
 
Rrethanat tė cilėt ju ofrohen atyre, nė njė Kosovė tė super-monitoruar, nga tė gjitha instancat dhe reflektorėt ndėrkombėtarė tė shekullit XXI, janė shumė, shumė mė tė favorshme se plagėt asnjėherė tė shėruara tė kalvarit tė shqiptarėve tė Kosovės nė 100 vitet e fundit nėn Serbi! Bile, e them pa ironi, se nė kėtė rrugėtim tė domosdoshėm tė tyre, ata mund tė mėsojnė shumė nga historia e shqiptarėve tė Kosovės...para se tė tentojnė tė marrin mėsime nga ko-patriotėt e tyre nė Kroaci, ēfarė nuk do tė ishte keq!
 
Nga shqiptarėt e Kosovės, veēanėrisht nga gjashtėmbėdhjetė vitet e fundit tė Lėvizjes sė tyre, duhet tė mėsojnė tė respektojnė dhe pse jo edhe ti kopjojnė... ngase ata ditėn tė ndėrtojnė identitetin e tyre politik, tė organizojnė e ndėrtojnė ambiciet e tyre kombėtare, si kosovarė dhe pėr Kosovėn, jashtė koncepteve tė bashkimit kombėtarė dhe strukturave tė shtetit amė...Shqipėrisė!

Serbėt kosovarė, por edhe ata nė Serbi, po dėshirojnė...apo thjeshtė po harrojnė, “ndoshta edhe pa fajin e tyre”...d.m.th nga arsyeja se shqiptarėt kanė theksuar shumė rrallė zyrtarisht, sė fundi nė deklaratėn e parė tė grupit negociatorė, se po bėjnė njė kompromis tė madh, duke sakrifikuar dhe ngulfatur njė vullnet dhe inercion historik...atė tė bashkimit me Shqipėrinė, me shtetin amė!

Kaq, asgjė mė tepėr, seē po bėjnė shqiptarėt e Kosovės, s`kėrkohet sot, as prej serbėve kosovarė!

Njė pėrzierje e realitetit dhe perceptimit...tė tė ardhmes sė pėrbashkėt kosovare!

 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.