|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Petersen "Nuk ka ndarje tė Kosovės"

 
 

 

9 dhjetor 2005 /TN

Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen u ka thėnė politikanėve shqiptarė dhe atyre serbė tė Mitrovicės se nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės nė baza etnike.

09 dhjetor 2005 /BBC - Ai tha se problemi i Mitrovicės do tė zgjidhet bashkė me statusin e Kosovės, por ai nuk paragjykoi se cila do tė jetė zgjidhja.

Zoti Petersen ka pasur takime tė ndara me udhėheqėsit serbė nė veri tė qytetit si dhe me ata shqiptarė nė pjesėn jugore. Mesazhi i tij ka qenė se nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės.

“Unė u kam pėrkujtuar bashkėbiseduesve tė mi sot parimet e Grupit tė Kontaktit, nė veēanti njėrin nga parimet edhe tė Bashkimit Evropian e tė Kėshillit tė Sigurimit se nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės”, tha nė Mitrovicė zoti Petersen.

Ai pranoi se bashkėsia ndėrkombėtare nuk ka bėrė sa duhet pėr tė zgjidhur probemin e Mitrovicės.

Kreu i UNMIK-ut theksoi se misioni i OKB-sė nuk ka pasur sukses nė thyerjen e mureve ekzistuese ndėrmjet pjesės veriore tė dominuar nga serbėt dhe pjesės jugore tė dominuar nga shqiptarėt.

Soren Jessen Petersen ka theksuar nė Mitrovicė nevojėn e vazhdimit tė procesit tė decentralizimit, krahas procesit tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės.

“Mendoj se tė gjithė ne e pranojmė se decentralizimi ėshtė njė prej elementeve kryesore tė zgjidhjes sė statusit, prandaj reforma gjithėpėrfshirėse e vetqeverisjes lokale dhe diskutimet pėr tė, do tė pėrfshihen nė procesin e statusit”, u shpreh shefi i UNMIK-ut.

Nga ana tjetėr, njėri prej anėtarėve tė delegacionit tė Serbisė nė bisedimet statusore, politikani kosovar Marko Jakshiq, ka dhėnė propozimin e tij pėr bashkimin e pjesės veriore tė Mitrovicės me komunėn e Zvecanit tė banuar me serbė.

Qėndrim krejt tjetėr ndėrkaq kanė shfaqur drejtuesit e Kuvendit Komunal tė Mitrovicės, tė cilėt janė shprehur nė favor tė bashkimit tė qytetit.

Mitrovica ėshtė qyteti qė paraqet hendekun mė tė madh ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve tė cilėt pėr mė shumė se gjashtė vjet pas pėrfundimit tė luftės jetojnė tė ndarė.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.