|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Mediu: Politika shqiptare ka probleme nė kuptimin e tė drejtės sė pronės

 
 

 

09 nėntor 2005 /TN 

Zėri i Amerikės (09.12.2005) - Intervistoi Rudina Dervishi

Ministrat e Mbrojtjes nga vende tė Evropės Juglindore u mblodhėn kėtė javė nė Uashington pėr tė marrė pjesė nė Konferencėn Ministrore tė Mbrojtjes tė Vendeve tė rajonit. Konferenca u krijua para 10 vjetėsh me nismėn e Shteteve tė Bashkuara pėr tė nxitur sigurimin rajonal. Nė takim morri pjesė edhe ministri shqiptar i mbrojtjes zoti Fatmir Mediu tė cilit i morėm njė intervistė nė emisionin Ditari:

Zėri i Amerikės: Zoti Mediu, pėrveē pjesėmarrjes nė konferencė ju keni zhvilluar njė sėrė takimesh tė tjera, nė se mund tė na jepni njė pėrmbledhje tė shkurtėr tė aktivitetit tuaj kėto ditė nė Uashington?

Fatmir Mediu: Natyrisht, kur vjen nė Uashington duhet tė pėrpiqesh tė kapėsh tė gjitha pėrmasat e institucioneve amerikane dhe tė interesave qė kemi ne si vend nė raport me Amerikėn. Kam patur takime tė rėndėsishme nė Departamentin e Shtetit pėrgjithėsisht tė fokusuara me ēėshtjet e Natos, nė Shtėpinė e Bardhė, kongres dhe senat, me figura tė rėndėsishme qė ndikojnė nė politikėn amerikane. 

Qėllimi ka qėnė pėr t'i informuar rreth zhvillimeve nė Shqipėri, pozicionet qė kemi marrė nė reformimin e forcave tė armatosura, bashkėrendimit me institucionet e tjera pėr faktin se integrimi nė Nato nuk ėshtė thjesht njė reformė e forcave tė armatosura por pėrfshin reforma politike, ekonomike, institucionale dhe pėr tė marrė angazhimin qė nė samitin e ardhshėm do tė ketė njė njohje tė pėrparimit qė ka bėrė Shqipėria. Mendoj se ka njė qėndrim tashmė tė pėrcaktuar tė Shteteve tė Bashkuara pėr kėtė ēėshtje dhe tė konsiderohet kandidatura e Shqipėrisė pėr anėtarėsim nė samitin e ardhshėm tė zgjerimit tė Natos.

Mendoj qė deri tani kemi njė kuptim tė qartė pėr marrėdhėniet nė kuadėr tė Natos por sidomos pėr marrėdhėniet bilaterale tė cilat i diskutuam nė takimin me Sekretarin e Mbrojtjes, zotin Ramsfeld gjatė takimit bilateral por edhe gjatė mundėsive qė na u dhanė gjatė aktivitetit qė u zhvillua me rastin e 10 vjetorit tė konferencės ministrore kėtu nė Uashington. Kam patur kontakte tė rėndėsishme edhe me njė nga firmat mė prestigjoze amerikane, Lockheed Martin qė ėshtė prezent nė Shqipėri, ka edhe njė projekt tjetėr nė vazhdim dhe ka mundėsi pėr tu angazhuar akoma mė tej. Mendoj qė ky bashkėpunim ėshtė shumė i rėndėsishėm jo vetėm nė aspektin e biznesit por edhe nė marrėdhėniet ndėrmjet dy vendeve.

Zėri i Amerikės: Zoti Mediu, doja tė ndalesha tek konferenca ku morrėt pjesė, ku u njohėt me njė pėr disa plane pėr riorganizimin e trupave tė Natos nė Kosovė. Nė se mund tė na jepni ndonjė hollėsi lidhur me kėto plane?

Fatmir Mediu: Admirali Ulrich nė mėnyrė tė qartė prezantoi gjithė situatėn nė Kosovė, jo vetėm nė aspektin ushtarak por edhe nė atė politik dhe ekonomik, problemet qė janė. Natyrisht, qė Nato-ja ka arritur nė njė konkluzion pėr njė riorganizim tjetėr tė vetė Natos pėr tė garantuar sigurinė nė Kosovė. Ky riorganizim ėshtė pak a shumė nė specifikat e aspektit ushtarak tė strukturave tė Natos pėr tė arritur qė tė kenė kontroll mbi sigurinė dhe gjendjen nė Kosovė, sidomos gjatė diskutimit tė statusit tė Kosovės, pėr tė shmangur ēdo lloj keqkuptimi apo problemi gjatė diskutimit tė kėtij statusi. Pra garantimi i njė sigurie normale por edhe i sigurisė sė vazhdimėsisė normale tė zhvillimit tė bisedimeve.

Zėri i Amerikės: Shqipėria ka marrė njė sėrė angazhimesh ambicioze qė nga operacionet qė zhvilloni me Naton, operacionet nė Irak dhe Afganistan. Sigurisht qė synimi i qeverisė ėshtė njė anėtarėsim i shpejtė nė Nato. Ēfarė reformash ekonomike dhe politike kanė mbetur pa u plotėsuar pėr njė anėtarėsim tė tillė?

Fatmir Mediu: Anėtarėsimi nė Nato, pėrfshin njė gamė tė tėrė reformash dhe kėtu ėshtė edhe ndoshta e mira e faktit qė platforma, pjesa politike e integrimit nė Nato apo institucionale bashkėrendon me pjesėn e integrimit nė Bashkimin Evropian. Qeveria shqiptare e ka parė kėtė si njė lloj bashkėrendimi tė politikave dhe mendoj qė ka njė angazhim shumė serioz nė kėtė aspekt. Ēdo vit ne diskutojmė nė Bruksel nė kuadėr tė “membership action-plan” tė gjitha iniciativat qė ndėrmerren jo vetėm nga forcat e armatosura por edhe nga dikastere tė tjera nė aspektin ekonomik, institucional, diplomatik e kėshtu me rradhė, tė luftės kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit.

Mendoj qė rezultatet kanė qėnė krejt tė dukshme, vlerėsimi ka qėnė maksimal. Nė takimin qė pata nė Bruksel herėn e fundit me sekretarin Shefer dhe me gjeneralin Xhons u vlerėsua pėrgatitja e Shqipėrisė pėr anėtarėsimin nė Nato. Natyrisht ka hapa tė tjerė qė duhen bėrė. Unė flas pėr fushėn konkrete qė mbuloj, pėr ministrinė e mbrojtjes, ka probleme qė kanė tė bėjnė me modernizimin pėr tė arritur standartet e duhura, ka tė bėjė me strukturimin, dhe elementė tė tjerė tė cilat ne jemi nė planifikim nė bashkėpunim edhe me bashrendim tė politikave me vendet anėtare tė Natos, sidomos me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Zėri i Amerikės: Le tė kalojmė pak tek shkurtimet qė janė bėrė nė administratėn publike. Ēfarė ndikimi do tė kenė ato nė ministrinė qė ju drejtoni. Edhe pėr buxhetin ėshtė folur, a keni ju buxhet tė mjaftueshėm pėr kėto ristrukturime qė pėrmendėt?

Fatmir Mediu: Sė pari dua tė theksoj qė ideja e shkurtimit tė shpenzimeve dhe zvogėlimit tė qeverisė ka tė bėjė me pėrdorimin mė tė mirė tė parave tė taksapaguesve shqiptarė qė ato tė orientohen nė drejtimin e duhur. Mendoj qė shkurtimi i kėtyre shpenzimeve ndihmojnė nė mėnyrė shumė thelbėsore nė pėrcaktimin e disa politikave tė qenėsishme tė qeverisė shqiptare nė planifikimin e buxhetit, nė asistencėn konkrete dhe ndihmėn qė u dhanė nė fushėn e shėndetėsisė, arsimit, nė ngritjen e pagave, nė investime tė cilat janė tė rėndėsishme.

Natyrisht kėtu ėshtė pėrfshirė edhe ministria e mbrojtjes pėr tė patur njė administratė qė tė jetė fleksibėl dhe jo qė tė krijojė probleme. Megjithatė dua tė them qė Ministria e Mbrojtjes ka qėnė disi mė e avancuar sesa ministritė e tjera, sepse prej kohėsh kemi zbatuar njė planifikim tė vetė strukturės sė Ministrisė sė Mbrojtjes nė pėrputhje me standartet dhe politikat e Natos, tė bashkėrendimit tė administratės civile me administratėn e shtabit tė pėrgjithshėm.

Pėrsa i pėrket mbėshtetjes financiare dua tė them qė Ministria e Mbrojtjes realizon tashmė atė kėrkesė qė ka pėrcaktuar parlamenti shqiptar pėr ngritjen e buxhetit me zero prej njė pėrqind tė GDP-sė nė njė vlerė totale qė ėshtė zero presje pesė pėrqind si vlerė financiare, mė tej shkon nė ngritjen e pagave tė ulta dhe vlerat e shpenzimeve suplementare pėr ushtarakėt kalon mbi zero pikė njė pėrqind.

Zėri i Amerikės: Zoti Mediu, doja tė kaloja nė njė ēėshtje tjetėr, atė tė ligjit pėr kthimin dhe kompensimin e pronave. Partia juaj ka qėnė mjaft kritike. Cilat janė pikat e kėtij projekt-ligji qė ende ju ndajnė dhe sa do tė ndikoni ju nė ndryshimin e tij?

Fatmir Mediu: Mendoj qė pėrgjithėsisht politika shqiptare ka njė problem nė kuptimin e tė drejtave dhe nė rastin konkret tė tė drejtės sė pronės. Kush janė limitet e veprimit tė qeverisė? Dhe ato qė janė tė drejta kushtetuese dhe tė drejta tė pėrcaktuara nga konventat evropiane, tė drejtat e detyruara pėr zbatim.

Njė nga nenet problematike tė kėtij projekt-ligji qė padyshim shėnon njė pėrmirėsim nė raport me ligjin qė ka qėnė ėshtė fakti qė pėrsėri kufizohet e drejta e kompensimit tė pronės nė njė vlerė rreth 100 hektarė nė njė kohė qė kushtetuta e ka – moscėnim tė kufizimit tė sė drejtės sė pronės, tė paracaktuar ashtu siē e ka edhe konventa evropiane e tė drejtave tė njeriut. Nga ana tjetėr mendoj qė ka elementė qė duhen parė me njė vėmendje shumė tė madhe nė momentet e kompensimit qė kanė tė bėjnė qoftė me listimin e pronėsive tė mundshme, por edhe me rishikimin e tė gjithė legjislacionit qė ka tė bėjė me pronėn private.

Nė mėnyrės se si ėshtė zbatuar, mendoj se ka abuzime dhe vjedhje tė jashtėzakonshme. Ne kemi ngritur nė mėnyrė tė vazhdueshme ēėshtjen pėr ligjin pėr tokat e fermave bujqėsore. Nė gjykimin tonė janė rreth 120 mijė hektarė tė cilat janė marrė nė mėnyrė tė padrejtė nė kundėrshtim me ligjin qė do tė ishte njė sasi krejt e mjaftueshme pėr tė garantuar kompensimin fizik pronarėve dhe pėr tė ulur faturėn financiare.

Por besoj qė do tė kemi mirėkuptim – ne kėrkojmė qė me njė nenė tė veēantė tė kėtij ligji tė vendoset qė tė ndėrtohet njė institucion inspektoriati pėr kontrollin dhe verifikimin e tė gjithė zbatimit tė legjislacionit. Edhe pėrsa i pėrket ligjit 7501 qė janė bėrė shumė debate deri tani, abrogohet apo nuk abrogohet unė mendoj qė 7501 ėshtė abroguar qė nė fillim tė aplikimit ...

Zėri i Amerikės: ... megjithatė kėto janė ēėshtje teknike qė nuk kemi kohė t'i diskutojmė...

Fatmir Mediu: Dua tė them qė ėshtė njė ēėshtje qė nė qoftė se nuk do tė zgjidhet do tė krijojė probleme shumė tė mėdha nė zhvillimin ekonomik tė vendit dhe nė raportet politike dhe sociale.

Zėri i Amerikės: Ndoshta edhe nė koalicioni qė partia juaj ka me qeverinė?

Fatmir Mediu: Mendoj qė kemi patur njė ndarje tė qartė tė pozicioneve qė nuk besoj se krijojnė tensione krejt tė pallogjikshme, por mendoj se jemi nė mbėshtetje tė qytetarėve shqiptarė dhe zgjidhjes sė ēėshtjes sė pronarėve.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.