|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Kosovė: Kėshilli Konsultativ pėr Komunitetet Pakicė takohet me pėrfaqėsues tė grupeve enike

 
 

 

09 nėntor 2005 /TN 

Zėri i Amerikės (09.12.2005) - Linda Karadaku-Ndou

Nė Kosovė filluan takimet e Kėshillit Konsultativ pėr Komunitetet Pakicė, me pėrfaqėsuesit e pakicave nė vend. Takimet e para u zhvilluan sot me pėrfaqėsuesit turq dhe egjiptas, ndėrsa tė hėnėn do tė zhvillohen takimet me pėrfaqėsuesit politikė serbė dhe ata tė kishės ortodokse serbe. Nė njė zhvillim tjetėr, po sot, kryeadministratori ndėrkombėtar Jessen Petersen, u pėrsėriti serbėve tė Kosovės se nuk do tė ketė ndarje tė territorit tė Kosovės nė baza etnike.

Kėshilli konsultativ pėr komunitetet pakicė i delegacionit tė Kosovės pėr bisedimet pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, filloi sot nė Prishtinė takimet me pėrfaqėsues tė komuniteteve pakicė nė vend. Takimet e para u zhvilluan me pėrfaqėsuesit e turqve dhe egjiptasve. Takimi u kryesua nga Veton Surroi si pėrfaqėsues i delegacionit tė Kosovės.

Pėrfaqėsuesit e kėtyre dy komuniteteve kanė paraqitur pikėpamjet dhe propozimet e tyre pėr integrimin e nevojave tė komuniteteve nė procesin politik qė po zhvillohet nė Kosovė pėr pėrcaktimin e statusit tė ardhshėm tė vendit.

Ky ishte hapi i pare i delegacionit tė Kosovės nė themelimin e dialogut tė brendshėm me komunitet pakicė nė Kosovė. Tė gjitha komunitetet kane pranuar tė bashkėpunojnė dhe tė jenė pjesė e procesit tė konsultimeve me kėtė kėshill.

Gjatė kėtij muaji, Keshilli Konsultativ per Komunitete Pakice do tė vazhdojė takimet me pėrfaqėsuesit e pakicave tė tjera, pėrfshi pakicėn serbe. Takimet e ardhshme do tė zhvillohen me pėrfaqėsuesit serbė, Atin Sava si pėrfaqėsues i Kishės Ortodokse Serbe nė Manastirin e Deēanit, me pėrfaqėsuesit politikė serbė Oliver Ivanovic dhe Randel Nojkic, pėrfaqėsuesit romė dhe boshnjakė.

Ndėrkohė qė procesi i negociatave pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės ka filluar tashmė, kryeadministratori ndėrkombėtar Soren Jessen-Petersen, ka pėrsėritur qėndrimin e bashkėsisė ndėrkombėtare se nuk do tė ketė ndarje tė territorit tė Kosovės nė baza etnike.

Zoti Petersen, i cili vizitoi sot Mitrovicėn dhe tre komuna tė banuara me shumicė serbe nė veri tė Kosovės, ua pėrsėriti tė njėjtin qėndrim pėrfaqėsuesve tė komunitetit serb nė kėtė pjesė tė Kosovės. Zoti Petersen u takua me udhėheqėsit lokalė dhe pėrfaqėsuesit serbė nė pjesėn veriore tė cilėt shprehėn qėndrimet e tyre lidhur me lirinė e lėvizjes, decentralizimin, dhe kthimin e tė zhvendosurve.

Administrata e Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė ka pranuar dėshtimin e pėrpjekjeve tė saj pėr ndryshimin e gjendjes nė pjesėn veriore tė qytetit tė ndarė tė Mitrovicės. Administrata ka thėnė se problemi I Mitrovicės do tė zgjidhet bashkė me zgjidhjen e statusit tė ardhshėm tė Kosovės.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.