|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

INSTITUTI PĖR DEMOKRACI DHE REALCIONE ETNIKE I KOSOVĖS

 
 

Ēka u konkludua nė tryezėn e IDERK-ut: „Dialogu para fillimit tė bisedimeve pėr statusin e Kosovės

 
 

 

9 dhjetoi 2005 /TN
 
Dr.sci. Fadil Maloku, drejtor i IDERK-ut

(Tė mbajtur me 5/6 dhjetor 2005 ne Prishtine, nė mes dy grupeve tė ekspertėve, publicistėve dhe intelektualėve nga Kosova dhe Serbia)

1.      Takimi ėshtė mbajtur nė njė atmosferė "fair play", por i dukshėm me tone polemizuese shkaku i natyrės sė temave qė ishin tė parapara pėr diskutim nė mes panelistėve serbo-shqiptar.

2.       Rezultat kryesor i Tryezės, konsiderojmė se ėshtė pėrpjekja jonė lidhur me identifikimin e disa ēėshtjeve me rėndėsi pėr ardhmėrinė e bisedimeve tė njėmendta, tė cilat kryesisht do tė sillen rreth:

·Procesit tė negocimit pėr status tė Kosovės

·Statusit tė ardhshėm politik tė Kosovės

·Ekonomisė,(Privatizimit), varfėrisė, papunėsisė, borxheve, integrimeve, pasurisė, etj.)

·Tė drejtave tė njeriut (mbrojtjes institucionale, komuniteteve etnike, paaftėsisė sė sistemit juridik pėr t’i mbrojtur kėto tė drejta, lirisė sė qarkullimit tė njerėzve dhe mallrave nė gjithė rajonin e Ballkanit Perėndimor,etj.)

·Decentralizimit dhe ndėrlidhjes sė tij me procesin e bisedimeve pėr status politik tė Kosovės

·Mekanizmave mbrojtės pėr minoritetin serb nė Kosovė

·Sigurisė sė brendshme dhe bashkėpunimit rajonal nė luftė kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit

·Pranisė ndėrkombėtare /sidomos NATO-s

3.       Debati dėshmoi se nė disa ēėshtje/qė kanė tė bėjnė me proceset integrative nė Evropė dhe me modalitetet e prezencės ndėrkombėtare sidomos ato qė kishin tė bėnin me sferėn ekonomike dhe atė tė mbrojtjes kolektive / ekziston njė konsensus i pakontestueshėm, ndėrsa pėr disa tė tjera qė kishin tė bėnin me: definimin e statusit politik, pavarėsinė, decentralizimin, qėndrimet ishin diametralisht tė kundėrta e herė herė edhe kundėrthėnėse dhe tejet tensionuese?!

4.       Debati, poashtu ka dėshmuar: nevojėn e kėmbimit tė informacioneve, pėrkatėsisht atė tė bashkėpunimit rajonal tė palėve, krijimin e njė atmosfere mė tė gjerė bashkėpunimi, sidomos me ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me: mediat, strukturat politike, dhe ato tė shoqėrisė civile.

5.       Debati, poashtu ka dėshmuar (shumė bindshėm!)se procesi i bisedimeve do tė jetė njė proces tejet  tejet vėshtirė dhe i mundimshėm pėr tė gjitha palėt (!?), dhe se nė drejtim tė zgjidhjes sė kėtij procesi, pėrveē elitės politike, konsiderojmė qė patjetėr do tė jetė shumė e nevojshme edhe angazhimi i njė spektri tė gjerė mekanizmash, duke filluar nga: mediat, ekspertėt  dhe sidomos sektori joqeveritar.

6.       Shikuar nga ky kėndvėshtrim i parallogaritjeve hipotetike te situatave qė do tė mund eventualisht tė ndodhin edhe me Grupet negociatore, konstatojmė se kjo Tryezė ishte vetėm njė fillim i njė angazhimi tė tillė qė do tė mund tė nxiste edhe forma tjera tė “komunikimit” qė hyjnė nė funksion tė kėtij procesi.

   

REKOMANDIMET:

1.       Pėrkushtimin e theksuar tė dy palėve qė kanė pranuar tė marrin pjesė nė procesin e definimit tė statusit politik tė Kosovės, pa paragjykime, pa obstruksione, nė mėnyrė qė tė gjendet njė zgjidhje e qėndrueshme pėr Kosovėn e ardhshme Evropiane

2.       Identifikimin e tė gjitha shqetėsimeve dhe preokupimeve tė kosovarėve, pa dallim feje, gjinie, race, apo pėrkatėsie etnike, duke pėrfshirė kėtu edhe ēėshtjen e: Decentralizimit dhe tė Mbrojtjes sė Trashėgimisė Kulturore tė objekteve fetare, ashtu qė arritja e Marrėveshjes, me tė gjitha aranzhimet e duhura tė formatizojė njė status tė qėndrueshėm dhe tė pranueshėm tė Kosovės, i cili do t’u shėrbente tė gjithė qytetarėve tė sajė dhe pajtimit historik shqiptaro-serb.

3.       Formatizimin e nevojės  sė vazhdimit tė prezencės ndėrkombėtare nė formė: civile (kėshillėdhėnėse) dhe ushtarake (mbrojtėse), nė mėnyrė qė ky mandat i ri i kėsaj prezence t’i shėrbejė parasėgjithash: demokracisė, tolerancės dhe pajtimit ndėretnik, stabilitetit, prosperitetit ekonomik dhe integrimit euroatlantik te Kosovės dhe rajonit.


________________________________________
INSTITUTI PĖR DEMOKRACI DHE REALCIONE ETNIKE I KOSOVĖS
Websitewww.iderk.org
E-mail:   fadilmaloku@hotmail.com

  


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.