|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Sėrvėr: OKB-ja nuk mund ta mbajė barrėn e bisedimeve pėr statusin e Kosovės

 
 

 

08 nėntor 2005 /TN 

Zėri i Amerikės (08.12.2005) - Intervistoi Rudina Dervishi

Njė ekspert i ēėshtjeve tė Ballkanit thotė se Kombet e Bashkuara nuk mund ta mbajnė tė vetme barrėn e bisedimeve pėr statusin e Kosovės dhe se Brukseli dhe Uashingtoni duhet tė pėrfshihen nė kėtė proces me njė qėndrim mė tė qartė pėr statusin pėrfundimtar. Daniel Servėr, nėnpresident dhe drejtues i operacioneve pėr paqe dhe stabilitet nė Institutin Amerikan tė Paqes, parashikon qė nė tryezėn e bisedimeve do tė shtrohet edhe ndarja e Kosovės.

Zėri i Amerikės: Zoti Sėrvėr, i dėrguari i Kombeve tė Bashkuara pėr bisedimet pėr statusin e Kosovės, Marti Ahtisari sapo pėrfundoi vizitėn e tij tė parė nė rajon. Cili mendoni se do tė jetė hapi tjetėr dhe si e shikoni procesin nė tėrėsi?

Daniel Sėrvėr: Do tė ketė vizita tė shumta tė Marti Ahtisarit nė rajon. Po tė isha nė vend tė tij do tė filloja tė punoja qė Uashingtoni dhe Brukseli tė marrin vendime tė rėndėsishme pėr Kosovėn. Mendoj se vetėm Kombet e Bashkuara nuk mund ta mbajnė kėtė barrė pasi ėshtė shumė e rėndė pėr ta. Kombet e Bashkuara nuk kanė pėrvojė pėr tė zgjidhur probleme tė tilla politike, ata kanė pėrvojė nė zbatimin e vendimeve tė marra. Mendoj se Uashingtoni dhe Brukseli duhet tė arrijnė njė farė marrėveshjeje se cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės.

Zėri i Amerikės: Tė dyja palėt, shqiptarėt dhe serbėt kanė qėnė shumė tė qartė nė qėndrimet e tyre, shqiptarėt nuk kėrkojnė asgjė tjetėr veē pavarėsisė kurse serbėt thonė mė shumė se autonomi dhe mė pak se pavarėsi pėr Kosovėn. A mendoni se ka ende vend pėr kompromis?

Daniel Sėrvėr: Duhen pyetur shqiptarėt ēfarė nėnkuptojnė me pavarėsinė. Kur flas me njerėzit nė Prishtinė dhe i pyes a do tė thotė kjo se kėrkojnė qė tė gjitha trupat e huaja tė largohen nga vendi, pėrgjigjen negativisht. A do tė thotė kjo qė tė gjithė gjykatėsit e huaj tė largohen, pėrsėri thonė jo. Pra ka njė numėr kufizimesh nė konceptin pavarėsi qė ata janė tė gatshėm ti pranojnė.

Beogradi kėrkon ta mbajė Kosovėn pjesė tė Serbisė, por kur i pyet nė se janė tė gatshėm tė lejojnė qarkullim tė lirė tė 1 presje 8 milion shqiptarėve nė Serbi, u duket e pakėndėshme; kur i pyet nė se do tė lejojnė shqiptarėt tė votojnė nuk janė tė kėnaqur. Dhe kur u thua se ēmimi i tė mbajturit tė Kosovės nėn Serbinė do tė jetė qė tė ketė shqiptarė nė poste tė ministrit tė jashtėm, tė brendėshėm ashtu siē u ėshtė dashur boshnjakėve nė Bosnje, kjo ėshtė e paimagjinueshme pėr ta.

Duhet tė pyesim tė dyja palėt se ēfarė nėnkuptojnė me qėndrimet e tyre, pra jo pėr slloganet por pėr pėrmbajtjen. Nuk mendoj se ndonjėri nė Beograd dėshiron tė qeverisė shqiptarėt e Kosovės, ata kanė hequr dorė me kohė prej kėsaj.

Pyetjet qė shtrohen janė si do tė qeveriset Kosova, si do tė pėrfaqėsohet ajo nė arenėn ndėrkombėtare; a do t’u japė Serbia njė tė tretėn apo gjysmėn e ambasadave jashtė vendit shqiptarėve siē ndodhi nė Bosnje? Pra ka njė numėr pyetjesh tė rėndėsishme qė kėrkojnė pėrgjigje.

Zėri i Amerikės: Ju pėrmendėt nevojėn e njė pėrfshirjeje mė tė madhe tė Bashkimit Evropian dhe Shteteve tė Bashkuara por a kanė Brukseli dhe Uashingtoni njė qėndrim tė qartė pėrsa i pėrket tė ardhmes sė Kosovės?

Daniel Sėrvėr: Akoma jo. Evropianėt janė ende tė ndarė nė kėtė ēėshtje. Mendoj se Londra dhe Berlini janė tė gati tė pranojnė pavarėsinė nė njė formė apo tjetėr pėr Kosovėn, ndėrsa Italia, Franca dhe disa vende tė tjera ende e kundėshtojnė atė dhe as Uashingtoni nuk ka marrė njė vendim tė prerė.

Shpesh thuhet se qėndrimi i Uashingtonit dihet por unė nuk besoj se ekziston njė qėndrim amerikan i qartė pėr statusin pėrfundimtar. Ka ēėshtje qė amerikanėt nuk duan ti pranojnė si ndarja, por ata nuk kanė bėrė atė qė duhet pėr ta mėnjanuar atė. Unė shikoj veprimet dhe nuk dėgjoj vetėm fjalėt.

Zėri i Amerikės: A mendoni se ndarja do tė shtrohet nė tryezėn e bisedimeve?

Daniel Sėrvėr: Po, ajo do tė shtrohet nė bisedime nė njė formė apo nė njė tjetėr. Ndoshta nė formėn e decentralizimit, por Beogradi e ka bėrė shumė tė qartė se ajo qė nėnkupton me decentralizimin ėshtė shumė pranė me konceptin e ndarjes. Diēka ndoshta si entitetet nė Bosnje por me autoritet qėndror mė tė dobėt. Pra mendoj se ndarja do tė shtrohet nė tryezėn e bisedimeve.

Beogradi e ka bėrė mėse tė qartė dhe ndėrkombėtarėt nuk duhet thjesht tė thonė se nuk e pranojnė ndarjen por duhet tė bėjnė diēka pėr ta mėnjanuar atė; pėr tė riintegruar territoret e kontrolluara nga serbėt nė Kosovė pėrfshi veriun.

Nuk mendoj se kjo mund tė bėhet nga institucionet vetqeverisėse tė Prishtinės. Kjo mund tė bėhet vetėm nga komuniteti ndėrkombėtar, ndoshta Kombet e Bashkuara – pra qė tė marrin autoritetin nė territoret e kontrolluara nga serbėt - por as pėr kėtė nuk ka ende ndonjė plan. 

Zėri i Amerikės: Ēfarė mendoni se do tė ndodhė nė se zoti Ahtisari nuk do tė arrijė t’i bindė palėt pėr njė marrėveshje?

Daniel Sėrvėr: Mendoj se ekziston rreziku i dhunės. Ka shumė padurim sidomos te pala shqiptare. Beogradi ėshtė mė i pėrmbajtur pėr tė mėnjanuar dhunėn nga marrėdhėniet qė ka me Bashkimin Evropian dhe Naton. Por nė se situata precipiton, ajo qė ndodhi nė mars tė 2004ės do tė ndodhė pėrsėri pasi nė Prishtinė ka njerėz kokėnxehtė, ka njerėz qė mendojnė se mėnyra pėr tė marrė atė qė duan ėshtė dhuna.

Nė fakt dhuna nė kėtė pikė do tė rezultonte nė ndarje, dhe kjo nė fund tė fundit ėshtė ajo qė mbėshtet Beogradi dhe jo Prishtina. Pra kushdo qė do tė mbėshteste dhunėn apo do tė merrte pjesė nė tė duhet tė ketė parasysh se ajo do tė ēonte drejtėpėrdrejtė nė diēka qė do tė kėnaqte Beogradin prandaj shqiptarėt e Kosovės duhet ta mėnjanojnė dhunėn.

 


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.