|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Sekretarja Rajs jep pėrgjigjen e administratės ndaj akuzave pėr burgje sekrete dhe abuzim tė tė ndaluarve

 
 

 

08 nėntor 2005 /TN 

Zėri i Amerikės (08.12.2005) - David Gollust

Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleeza Rice i njohu kolegėt evropianė dhe ata tė NATO-s me pėrgjigjen e administratės sė Presidentit Bush ndaj akuzave se CIA ka keqtrajtuar tė dyshuarit pėr terroristė dhe se ka patur burgje tė fshehtė nė Evropė. Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer tha sot se shpjegimi qė dha zonja Rice ua sqaroi kėtė ēėshtje aleatėve tė Washingtonit.

Ēėshtja e tė ashtuquajturit abuzim tė tė burgosurve e ka mbizotėruar vizitėn e zonjės Rice nė Bruksel, ashtu sikurse nė vizitat e saj mė parė nė Berlin, Bukuresht dhe Kiev. Si zyrtarėt amerikanė, edhe ata evropianė thonė se shpjegimet e saj, nė njė farė mase e kanė lehtėsuar shqetėsimin ndėrkombėtar lidhur me praktikat e ndalimit tė pėrdorura nga Shtetet e Bashkuara.

Sekretarja e Shtetit e filloi udhėtimin e saj tė hėnėn, me njė deklaratė ku theksohej se Shtetet e Bashkuara nuk lejojnė, durojnė, apo i falin torturat, dhe as nuk do tė lejonin transportimin e tė burgosurve nėn akuzat pėr terrorizėm nė vende ku zyrtarėt amerikanė do tė mendonin se mund tė torturoheshin.

Ndėrsa nuk pranoi tė pohonte, apo mohonte ekzistencėn e burgjeve tė CIA-s, ajo tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk kanė shkelur sovranitetin e vendeve qė bashkėpunojnė nė operacionet anti-terrorizmit tė ndėrmarra nga Shtetet e Bashkuara. Ajo e sqaroi mė tej daklaratėn e saj nė takimet me udhėheqėsit evropianė qė morėn pjesė mbrėmė nė njė darkė tė ngushtė vetėm me minstrat e jashtėm tė 32 vendeve tė NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Njė zyrtar i lartė amerikan, qė i informoi gazetarėt, tha se zonja Rice u largua nga darka, duke i lėnė tė kėnaqur me sqarimet e saj zyrtarėt evropianė lidhur me atė qė ai tha se kishte qenė njė diskutim serioz mbi dilemėn qė pėrbėn terrorizmi, njė diskutim qė nuk u karakterizua nga prirje politike tendencioze dhe tė shtirura.

Mė vonė, nė njė konferencė shtypi, pas takimit tė Ministrave tė NATO-s qė vazhdon edhe nesėr, Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Scheffer, tha se debatet nė Evropė lidhur me kėtė ēėshtje duket se janė qetėsuar: "Mendoj se ishte njė diskutim i mirė qė e sqaroi ēėshtjen. Sekretarja Rice bėri njė sqarim tė mirė nė kuadrin e dialogut politik, dialogut politik transatlantik qė ne tė gjithė e vlerėsojmė. Mendoj se ishte logjike dhe e natyrshme qė kjo ēėshtje u diskutua nė darkėn e mbrėmshme".

Pas shefit tė NATO-s nė fjalėn e mori sekretarja Rajs, e cila tha se vlerėsonte mbėshtetjen qė mori nga homologėt e saj evropianė. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara janė njė vend qė respekton ligjet dhe se administrata e presidentit Bush nuk do t’u kėrkojė qytetarėve amerikanė qė tė shkelin ligjin ose detyrimet ndėrkombėtare tė Amerikės. Por ajo tha gjithashtu se nuk mund tė pėrjashtohen skandale abzimesh nė tė ardhmen “A do tė ketė abuzime tė politikės?

Kjo ėshtė plotėsisht e mundur, sepse demokraci nuk do tė thotė pėrsosmėri. Ne pamė nė Irak nė burgun Abu Graib se nėn kornizėn tradicionale tė Konventės sė Gjenevės u ndeshėm me veprime qė nuk pėrputheshin me politikėn amerikane. Dhe kėto veprime u hetuan nė imtėsi dhe autorėt e tyre janė dėnuar. Ky ėshtė i vetmi premtim qė mund tė bėjnė para popullit: nė se arrijmė nė pėrfundimin se ka pasur abuzime ne do t’i hetojmė ato dhe do tė dėnojmė autorėt.”

Disa ministra tė jashtėm evropianė u thanė gazetarėve se ishin siguruar nga komentet publike dhe private tė sekretares Rajs. Mes pjesėmarrėsve nė takim ishte edhe ministri i jashtėm holandez, Bernard Bot, qeveria e tė cilit ka qėnė veēanėrisht kritike ndaj politikės amerikane. Por si zyrtarėt evropianė ashtu edhe ata amerikanė thanė se nuk presin qė kjo ēėshtje tė zgjidhet sė shpejti, duke pasur parasysh mes shumė ēėshtjesh tė tjera, refuzimin nga ana e Shteteve tė Bashkuara qė tė merren drejtėpėrdrejtė me akuzat lidhur me burgjet sekrete tė CIA-s nė Evropė.

 


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.