|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Arrestohet i akuzuari kroat pėr krime lufte Ante Gotovina

 
 

 


08 nėntor 2005 /TN 

Zėri i Amerikės (08.12.2005) - Nė ishujt Kanarie tė Spanjės u arrestua mbrėmė gjenerali kroat Ante Gotovina, i dyshuar pėr krime lufte, i cili kėrkohej prej kohe.

Kryeprokurorja e Gjykatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr krime lufte Karla del Ponte e njoftoi arrestimin e tij gjatė njė vizite sot nė Beograd. Gjenerali Gotovina ka qenė nė arrati qė prej vitit 2001 kur gjykata e Hagės ngriti akuza pėr rolin e tij nė vrasjen e civilėve gjatė njė sulmi nė njė zonė tė banuar nga serbėt nė Kroaci.

NATO-ja dhe Bashkimi Evropian e mirėpritėn arrestimin. Bashkimi Evropian i bėri thirrje qeverisė sė Serbisė dhe Malit tė Zi, si dhe Bosnjė Hercegovinės t’i shtojnė pėrpjekjet pėr gjetjen e tė dyshuarve tė tjerė pėr krime lufte, duke pėrfshirė Ratko Mladiēin dhe Radovan Karaxhiēin.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.